GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tender pa garë nga Shëndetësia/ Presidenti i Vllaznisë fiton tendera me negocim, pa njoftim

20:29 - 05/04/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Tender pa garë nga Shëndetësia/ Presidenti i Vllaznisë fiton tendera me negocim, pa njoftim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shëndetësia nuk ndal tenderat pa garë ku radhën e ka kompania “ALBAPHOTO” shpk në pronësi të Alban Xhaferit për tenderin me vlerë 16 milionë lekë të vjetra pa TVSH nga Qendra Shëndetësore nr.3.

Presidenti i Vllaznisë nuk ka fituar një kontratë me vlerë të lartë nëse e krahasojmë me skandalet e shëndetësisë por mungesa e konkurrentëve ngre dyshime për tenderin. Problemi nuk është vetëm ky tender por historiku i kompanisë “Albaphoto” shpk me sektorin e shëndetësisë dhe numri i lartë procedurash të shenjuara me flamur të kuq nga Open Data Albania. Alban Xhaferi është biznesmen që ka ekskluzivitetin e kompanisë japoneze të fotografisë dhe imazhit, prodhimit të pajisjeve mjekësore dhe produkteve të ndryshme teknologjike dhe farmaceutike, “FujiFilm” por nuk ka arsye që midis kompanisë “Albaphoto” shpk dhe sektorit të shëndetësisë të ketë tendera me negocim pa njoftim.

Nga kërkimet tona doli në pah një problem i vjetër të cilën kryeministri Rama e ka quajtur të zgjidhur nga qeveria por ngelet problem i bashkive. Ky problem që është shfaqur në sektorin më të përfolur të qeverisë, është procedura me negocim pa njoftim e cila është quajtur nga kryeministri Rama si “kancer që ha lekë” nga fondet publike.

Konkretisht tenderi me numër REF-18937-02-07-2022 me vlerë 10 milionë lekë të vjetra me TVSH i cili është organizuar nga spitali “Nënë Tereza” në 24 shkurt 2022 si procedurë me negocim pa njoftim. Është e qartë që urdhri i kryeministrit është injoruar jo vetëm njëherë por përsëri me një tender tjetër me numër REF-18940-02-07-2022 me vlerë 7,1 milionë lekë me TVSH përsëri nga QSUNT. Këta lloj tenderash kanë flamur të dyfishtë sepse ka mungesë konkurrence dhe është procedurë me negocim duke sjellë rrezik të lartë për korrupsion dhe klientelizëm.

Megjithatë tenderat e dyshimtë nuk janë kaq, kësaj liste i shtohen dhe tenderi me numër REF-98827-06-23-2021 me vlerë 97 milionë lekë të vjetra pa TVSH i shpallur në datën 13 korrik 2021. Në tender kemi mungesë konkurrence duke u shpallur fituese automatikisht përsëri kompania “Albaphoto” shpk të cilin e organizoi Drejtoria e Spitalit Rajonal Shkodër.

Por Drejtoria e Spitalit Rajonal Shkodër nuk ndalet me kaq  sepse shpall fituese përsëri kompaninë e presidentit të Vllaznisë për tenderin me numër REF-50902-02-19-2020 me vlerë 83 milonë lekë të vjetra pa TVSH. Problemi qëndron në faktin se kompanitë e tjera që kanë marrë pjesë në tender janë skualifikuar duke shpallur automatikisht fituese “Albaphoto” shpk.

Deri më sot kompania e Alban Xhaferit ka fituar 24 tendera me flamuj të kuq të cilët kapin vlerën e 540 milionë lekëve të vjetra pa TVSH dhe vlera e këtyre lekëve mbart rreziqe për korrupsion dhe sjellje antiligjore sipas Open Data Albania.

Etiketa: Alban Xhaferikryesore2presidenti vllaznistenderTVSH

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Po luante buzë lumit, 12-vjeçari në Mirditë hyri për të marrë topin dhe s’doli më

Po luante buzë lumit, 12-vjeçari në Mirditë hyri për të marrë topin dhe s’doli më

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njour Rezarta Reçi në moshën 64-vjeçare....

Lexo më shumë
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com