GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tender pa garë për qendrën e urgjencave/ Kastrati i “përpin” të gjitha

18:28 - 01/04/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rimbursimi për fermerët”, Kastrati merr 6,5 milionë euro tender pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shëndetësia nuk kuron dot “sëmundjen” e tenderave pa garë, një anomali e cila rëndon fondet publike ku tenderi i radhës i organizuar nga Shërbimi Kombëtar i Urgjencës, ka shkuar për sigurimin e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore (QKUM) tek “Alb- Siguracion”, kompani sigurimesh ku pronari kryesor është Shefqet Kastrati.

Procedura e tenderit me numër REF-21984-03-15-2022 e realizuar në 30 Mars nuk është risi për sektorin e shëndetësisë, aq më pak për Kastratin që para pak ditësh gllabëroi tenderin e karburanteve nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara me vlerë 6.5 milionë euro pa garë, institucion në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Problemi nuk është vetëm procedura e cila ka të shumtën e kohës mungesë konkurrentësh, metodë me të cilën fitohen tenderat pa garë por fakti se kudo shfaqen kompanitë e ndryshme në pronësi të të njëjtit emër, Shefqet Kastrati. Të fitosh tendera me shumicë nuk është shkelje ligji por t’i fitosh pa patur konkurrentë sjell dyshime për sjellje favorizuese ose antiligjore.

Ajo që bën përshtypje është se kompania në fjalë ka përfituar kontrata me vlerë të papërfillshme po ta krahasojmë me tenderat e karburanteve por pasuria fshihet në qindarka dhe nëse bëjmë llogaritë nga 12 tenderat e fituar tek shëndetësia, vlera arrin rreth 225 mijë euro pa TVSH. Nga kërkimet tona, siguracionet përfshijnë spitalin e Durrësit, spitalin e Traumës dhe vetëm një nga këta tendera rezulton pa flamur të kuq nga Open Data ndërsa e gjitha pjesa tjetër ka mungesë konkurrence.

Ajo që i bën më të forta dyshimet për korrupsion dhe favorizim nga institucionet shtetërore karshi kompanisë është diferenca e të gjitha fondeve limite me ofertat fituese e cila është një shifër qesharake, rreth 700 euro. Pra, nga 225 mijë euro tendera me taksat që u merren shqiptarëve, janë kursyer vetëm 0,3%, një menaxhim skandaloz i fondeve publike.

Megjithatë qeverisja qendrore nuk është i vetmi pushtet që i hap rrugën kompanisë “Alb- Siguracion” të Shefqet Kastratit pasi tentakulat e saj shtrihen dhe tek qeverisja vendore ku bamirësja kryesore është bashkia e Tiranës e cila nën drejtimin e Erion Veliaj, të shumtën e kohës e mban “satelitin” e kthyer nga Kastrati. Tenderi që Erion Veliaj i ka dhënë kësaj kompanie ka qënë për shpenzimet e siguracionit të mjeteve të transportit të bashkisë ku si zakonisht ka patur mungesë konkurrence për vlerën e 72 milionë lekë të vjetra pa TVSH.

Tenderi me numër REF-00672-07-09-2021 është një nga disa tenderat me flamur të kuq i cili sipas vlerësimit të Open Data Albania krijon dyshime të forta për korrupsion dhe klientelizëm.

Nga 73 tendera të organizuar në nivel bashkish me vlerë 720 milionë lekë të vjetra pa TVSH, të 73 tenderat janë fituar nga kompania “Alb- Siguracion” ku pjesa më e madhe e sigurimit të koshave të bashkisë Tiranë janë eksluzivitet i saj duke mos patur konkurrentë, të cilët mesa duket nuk e marrin iniciativën të konkurrojnë sepse Kastrati nuk njeh rivalë ose institucionet shtetërore janë miope përballë kësaj anomalie e cila thith taksat e shqiptarëve.

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Kryemadhi ironizon arrestimin e Alqi Bllakos: Kush e ka radhën?

Kryemadhi ironizon arrestimin e Alqi Bllakos: Kush e ka radhën?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 13 Mars 2026

07:47 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com