GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tender për kujdesin e dyerve/ Alma Cani e QSUT i jep 67 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

11:55 - 16/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tender për kujdesin e dyerve/ Alma Cani e QSUT i jep 67 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoresha e QSUT, Alma Cani, “shqetësohet” shumë për kushtet e pacientëve. Së fundmi po merret me dyert elektrike të pavijoneve. Ajo ka zhvilluar një tender me objekt  Riparim-mirëmbajtje e dyerve elektrike për QSUNT dhe ka vënë në dispozicion rreth 67 milionë lekë.

Dhe bëhet fjalë për 47 dyer, mirëmbajtja e të cilave përmblidhet ndërrohet vaji lubrifikant (10kg sipas preventivit) 20 sensorë, 8 motor 55/ 100 W, 10 module kontrolli, disa terminale dhe rripa.

Duke qenë se korrupsioni përcakton menaxhimin e këtij institucioni publik, mos u çudisni që ky është një fond i madh për një punë që kryhet nga vetëm një mirëmbajtës dhe Cani e jep në shkelje të ligjit mbi prokurimet publike. Do të ishte mirë që të punësohej një elektricist dhe jo të bëhet ky tender për kujdesin e dyerve. Për më tepër dyert janë të reja dhe mund të mbulohen nga garancia e kompanisë që i ka instaluar.

Dy oferta u dorëzuan për këtë tender nga kompanitë “MENI” Sh.p.k.  dhe  “BOE “FREDI ELECTRONICS” Sh.p.k & “SIRETA 2F” Shpk me vlera përkatëse 47 milionë lekë dhe 63 milionë lekë.

Menjëherë shohim se MENI” Sh.p.k. ka ofertën më të lirë dhe duhej marrë në konsideratë, duke qenë se kishim vetëm dy konkurrent në këtë garë, por Cani e ka skualifikuar me argumentin se, “Për punonjësin E.T është deklaruar në formularin e Vetë deklarimit si teknik elektrik dyersh me nr. karte ID: H20927034R, ndërsa në kontratën e punës është punësuar si Teknik Elektriçist dhe jo si teknik dyersh elektrike”.

Por ky ngërç mund të zgjidhej nëse do i lihej një afat firmës që të vërtetojë atë çka kërkon kriteri në tender. Këto janë pika me rëndësi në ligjin e prokurimeve, por që nuk zbatohen, fituesi zakonisht është i paracaktuar. Kështu komisioni i Canit i hapi rrugë “FREDI ELECTRONICS” Sh.p.k & SIRETA 2F Shpk, duke përjashtuar menjëherë nga gara kompaninë tjetër. Bashkimi operatorëve mbetën vetëm me ofertën e tyre në fazën finale dhe u shpallën fitues.

Më datë 11 korrik 2024, QSUT ka bërë publike këtë kontratë abuzive, të cilën Open Data Albania e ka vlerësuar me “Flamur të Kuq”. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit.

Edhe më shqetësues bëhet situata për fatinë këtyre 67 milionë lekëve ku analizojmë dhe evidentojmë se njëra nga firmat nuk është e denjë për të përfituar tenderë publikë.

Po flasim për kompaninë “SIRETA 2F” Shpk e themeluar nga Fiqiri Pali, por tashmë e drejton bashkëshortja e tij Fatmire Pali. Pronari njihet për faktin që është dënuar më parë për ryshfet dhe falsifikim dokumentesh.

Ai arrestua dhe u dënua në vitin 2008, si pjesë e një skeme korrupsioni, ku vidheshin paratë publike me tenderë abuzivë. Skema funksiononte me disa institucione, por policia dhe prokuroria dokumentoi një aferë me Ministrinë e Punës dhe Shanseve të Barabarta.

Fiqiri Pali, në bashkëpunim me Llambi Tarkën, u akuzuan në atë kohë se korruptuan zyrtarin e lartë të Ministrisë së Punës dhe Shanseve të Barabarta, Spartak Gjini, duke paracaktuar tenderin e rikonstruksionit të ministrisë dhe duke ndarë fitimet bashkë.

Dënimi i Palit është konfirmuar nga Gjykata e Apelit dhe më pas nga Gjykata e Lartë. 12 ditë më pas ai shiti aksionet tek e shoqja, për të shpëtuar kompaninë nga balta.

Sa për kushtet e spitalit, drejtoresha i ka lënë pas dore sidomos në këto ditë të nxehta. Pacientët që  janë të detyruar të marrin shërbime tek QSUT, kanë bërë shpesh denoncime kohët e fundit se edhe në ditët shumë të nxehta shumë pjesë të ambienteve në spital janë pa kondicionim.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Etiketa: abuzimalama canifiqiri paliQSUTred flagtender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Lapaj paralajmëron ministren e Shëndetësisë: Do të shihemi së shpejti në SPAK

Lapaj paralajmëron ministren e Shëndetësisë: Do të shihemi së shpejti në SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com