GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tender për tenderët / Mirlinda Karçanaj shpenzon 430 euro për faqen e prokurimeve

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Tender për tenderët / Mirlinda Karçanaj shpenzon 430 euro për faqen e prokurimeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aferat me tenderët janë ato që zbrazin buxhetin e shtetit. Një listë të gjatë tenderësh në shkelje regjistron dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, drejtuar nga Mirlinda Karçanaj.

Asnjëherë institucionet e drejtësisë nuk kanë reaguar ndaj saj, qoftë edhe për të nisur një hetim. Prandaj dhe Karçanaj vazhdon abuzimet me tenderët. Dhe sikur të mos mjaftonin këto para që shpërdorohen për tenderët, AKSHI ka vendosur të derdh lekë për të mirëmbajtur sistemin e regjistrimit të prokurimeve.

Kur, në fakt sisteme dhe portalet qeveritare vazhdojnë të jenë nën ndikimin e hakerave, me cilësi të dobët dhe të pasigurt. Por, tashmë Karçanaj e ka treguar që këtë çështje e ka lënë nën hije. Kështu, më datë 22 maj ka regjistruar tenderin me objekt “Shërbimi i mirëmbajtjes së sistemit të prokurimit publik”, për Agjencinë e Prokurimit Publik. Me fondet e Buxhetit të Shtetit.

Për këtë tender do të shpenzohen 430 euro.

Shumë para për të mirëmbajtur një sistem, i cili bllokohet vetëm në ato raste kur duhet të mbulohen tenderë për të mbrojtur pushtetarët.

Janë shumë shpenzime sepse bëhet fjalë për një sistem që është i implementuar dhe funksional, por kërkon veç mirëmbajtje. Duke shtuar këtu se këto para do t’i jepen një firmë vetëm për 2 vjet punë.

Me pak fjalë AKSHI po investon më shumë para për të siguruar vjedhjet e saj me prokurimet. Sepse është e gjatë lista e tenderëve në shkelje nga ky institucion. Madje çdo vit vijnë ën rritje, këtë e ka vërtetuar portali monitorues Open Data Albania, pas shqyrtimeve të bëra nga vitit 2-18 deri në vitin 2021 tek AKSHI.

Ku në tabelën më sipër shohim se nga viti në vit kanë ardhur në rritje shpenzimet që AKSHI bënë për tenderë. Së paku në çdo vit ikin 2 milionë euro. Ndërsa për dy vitet e fundit vlera është më e lartë. Pasi janë shpenzuar para për të mbuluar të palarat që i nxorën në dritë hakerat iranianë. Pra para shpenzohen, por nuk investohen për sigurinë dhe cilësinë e shërbimeve.

Lexo edhe: Progni: AKSHI 420 mln euro tendera, vetëm 10% janë investuar

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimAKSHIMilrinda Karcanajtender

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Pretenca për ish-ministrin Mediu, shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO

Pretenca për ish-ministrin Mediu, shtyhet seanca gjyqësore në GJKKO

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26

 Qeveria e Maqedonisë së Veriut do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të marrë një mendim urgjent në lidhje me...

Lexo më shumë
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26
Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

18:33 - 10/11/26
Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

18:21 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com