GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Tender sekret armësh, Mbrojtja i pagoi biznesmenit Dusha thasë me para në Maj: Padia në SPAK për blerje votash dhe rrahja e…

në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbrojtja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria është duke investuar në ushtri në kuadër të rritjes së buxhetit te Mbrojtja edhe për shkak të ndryshimit të situatës gjeostrategjike si edhe detyrimeve ndaj aleancës së NATO-s.

Krahas donacioneve që merr nga aleatët, Ministria e Mbrojtjes zhvillon herë pas here tenderë për blerje armatimi apo municionesh, të cilët janë sekret për shkak të natyrës së tyre.

Megjithatë janë pagesat nga thesari që zbulojnë natyrën e këtyre tenderave si edhe ajo që ka më shumë rendësi: Kush po i fiton ato, të cilat janë në shuma të konsiderueshme?

Kështu për shembull, në shkurt të vitit 2021, pak muaj para zgjedhjeve, Ministria e Mbrojtjes zhvilloi një tender sekret për blerje municionesh luftarake. Fitues i kontratës u shpall kompania Military System Supply Company.

Në tetor të vitit të kaluar, Ministria e Mbrojtjes zhvilloi një tjetër tender sekret për blerje armatimi. Edhe këtë herë fituese e kontratës u shpall sërish kompania Military System Supply Company.

Pagesat ndaj kësaj kompanie nga thesari i shtetit (Mbrojtja) në pronësi të z. Emiljano Dusha kapin vlerën e 23 milionë euro vetëm gjatë dy viteve të fundit, ndërsa shifra rritet nga muaji në muaj.

Siç konstaton DuaLajme.com, vetëm gjatë muajit të fundit thesari i ka paguar kompanisë Military System Supply Company rreth 1.5 milionë euro në katër këste.

Kësti i fundit është dhënë më datë 8 maj 2023, në kulmin e fushatës për zgjedhjet lokale, në një vlerë rreth 52 milionë lekë të reja ose rreth 480 mijë euro.

E themeluar në dhjetor të vitit 2009, MSSC në pronësi të z.Dusha është shndërruar aktualisht në kontraktorin më të madh privat të Ministrisë së Mbrojtjes. Ai vetë nuk është një person i panjohur për mediat dhe partitë politike pasi është ekspozuar të paktën dy herë publikisht pas akuzave për rrahjen e gazetarit Mero Baze si edhe blerje votash në Tiranë.

Me herët, demokratët e akuzuan atë edhe për furnizi me gaz lotsjellës të Policisë së Shtetit për të shtypur protestat gjatë vitit 2021.

Kallëzimi në SPAK për blerje votash

Në vitin 2021, pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, Partia Demokratike kallëzoi në SPAK një grup prej 5 personash, që kryesohej nga Emiljano Dusha dhe Ardian Davidhi. Sipas kallëzimit, këta persona kishin krijuar në rrugën “Qemal Stafa”, Njësia administrative nr. 8 në Tiranë, në lokalin e quajtur “Lokali Nelit” një strukturë të mirëfilltë të blerjes së votës, shantazhit dhe kërcënimit, si dhe mbledhjes së kartave të identitetit.

Kallëzimi u bë pjesë dhe e kutisë së zezë që Partia Demokratike dërgoi pranë institucioneve ndërkombëtare për të denoncuar atë që ajo e quajti masakra zgjedhore. Në dosjen e kallëzimit, përvec numrave të telefonit dhe dëshmive të banorëve, Partia Demokratike kishte dorëzuar edhe foto nga rrjetet sociale të zotit Dusha, i cili e quante veten misionar të Partisë Socialiste.

Por hetimet e SPAK nuk çuan në asnjë rezultat. Një muaj më vonë, Belind Këlliçi akuzoi publikisht Prokurorinë e Posaçme se nuk veproi qëllimisht duke i lënë të lirë këta persona që të deformojnë vullnetin e zgjedhësve.

Kallaëzimi penal i Partisë Demokratikë vinte vetëm pak muaj pasi kompania MSSC e Dushës kishte siguruar një kontratë të majme rreth 10 milionë euro nga Ministria e Mbrojtjes. Ndërsa zoti Davidhi edhe ky me biznes në tregtinë e armëve, kishte marrë një tender me vlerë 4.5 milionë euro po nga Ministria e Mbrojtjes.

Lajme të lidhura

Flamuj amerikanë dhe brohoritje në Tel Aviv, Izraeli përgatitet për vizitën e Trump
Botë

“Irani kërkon të vrasë Trumpin!” Izraeli paralajmëron Uashingtonin për planin e Teheranit

10:04 - 10/07/26
SPAK sekuestroi telefonin e Samir Manes, ja cfare dyshohet se eshte…
Aktualitet

SPAK sekuestroi telefonin e Samir Manes, ja cfare dyshohet se eshte…

16:03 - 30/06/26
Jurgen Klopp befason me zgjedhjen, zbulon cila skuadër e fiton Kupën e Botës
Sport

Jurgen Klopp befason me zgjedhjen, zbulon cila skuadër e fiton Kupën e Botës

14:17 - 25/06/26
Para
Shkrumbohet makina në autostradën Tiranë-Durrës

Merr flakë makina në Qafë Thanë, brenda ishte dhe një fëmijë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lajmet për atentat ndaj Trump, Khamenei mesazh Amerikës: Populli ynë kërkon hakmarrje për vdekjen e babait tim
Botë

Lajmet për atentat ndaj Trump, Khamenei mesazh Amerikës: Populli ynë kërkon hakmarrje për vdekjen e babait tim

14:46 - 11/07/26

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, në një mesazh me shkrim drejtuar popullit, deklaroi se hakmarrja për vrasjen e...

Lexo më shumë
Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, identifikohen dy shqiptarët, mes tyre një vajzë (Emrat)

Drogë nga Shqipëria drejt Italisë, identifikohen dy shqiptarët, mes tyre një vajzë (Emrat)

14:24 - 11/07/26
Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

13:55 - 11/07/26
Spiropali kokë më kokë me një të dënuar për mashtrim, çfarë fshihet pas këtij takimi?

Spiropali kokë më kokë me një të dënuar për mashtrim, çfarë fshihet pas këtij takimi?

13:41 - 11/07/26
“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano

Satira e Gjekmarkaj: Të gjithë po presin që Babua të dorëzojë çelësat dhe këtë nuk e ndalon dot as…

13:22 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com