Policia e Shtetit ka argumentuar se ndodhet në “kushtet e emergjencës”, pasi automjetet speciale nuk janë të furnizuara me gaz lotsjellës. Policia ka aktualisht në përdorim 8 automjete me topa uji, por sipas dokumenteve, 6 prej tyre nuk ishin furnizuar me lëndën OC Gas Solution. Kjo lëndë përdoret në makinat e ujit dhe lëshohet në formë “shiu”, e përzier me ujin në raport 5 deri në 10 për qind. Pra, nuk bëhet fjalë për spray dore që mbahet nga efektivët individualisht, por për gaz lotsjellës që hidhet nga automjetet kundër turmave. Oleoresin Capsicum është përbërësi aktiv i njohur ndryshe si lëndë me bazë speci djegës. Ekspozimi ndaj saj mund të shkaktojë djegie të fortë në sy, lotim, mbyllje të pavullnetshme të qepallave, kollë, vështirësi në frymëmarrje, acarim të lëkurës dhe irritim të rrugëve të frymëmarrjes. Fituesi i tenderit është shpallur më 6 korrik 2026. Kontrata i është dhënë RO. GAT SECURITY SHPK. Për këtë shërbim Begator Mane ka marrë 586 milionë lekë. Me të tilla para lulëzon biznesin e tij tek “100 vitrinat” në Tiranë, ku ndodhet selia dhe poligoni i qitjes së Ro. Gat Security.









Discussion about this post