GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tenderat dhe lejet e ndërtimit, paditet në SPAK drejtori i Veliajt

17:55 - 09/05/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Me drogë e 3 pistoleta në banesë, burg për shoferin e kreut të IMT në Bashkinë e Tiranës (EMRI)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka paditur në SPAK, drejtorin e Erion Veliajt, Mariglen Qato. Ky i fundit akuzohet se në konflikt interesi, ka punësuar njerëzit e tij të afër në bashki, si dhe se ka krijuar edhe një firmë ndërtimi, duke përfituar miliona euro tendera nga Bashkia e Tiranës, në kundërshtim me ligjin e konfliktit të interesit.

Sipas denoncimit, Këlliçi e ka akuzuar Qaton për 10 akuza.

Akuzat për të cilat është paditur drejtori i IMT-së së bashkisë Tiranë, Mariglen Qato në SPAK janë:

  • ‘Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’,
  • ‘shpërdorim detyre’,
  • ‘përfitim i paligjshëm i interesave’,
  • ‘fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim’,
  • ‘shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’,
  • ‘pastrim i produkteve penale’,
  • ‘përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale, ose veprimtaria kriminale’,
  • ‘Moskallëxim krimi’,
  • ‘Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’,
  • ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’.

Padia është dorëzuar një ditë më parë në SPAK dhe BKH.

Denoncimi i pak ditëve më parë nga Belind Këlliçi:

Disa ditë më parë, Këlliçi bëri dhe një denoncim publik ndaj Mariglen Qatos.

“Këtë denoncim të radhës që unë do të bëj për krahun e djathtë të kryetarit të bashkisë Tiranë, për Mariglen Qaton  të cilin unë e kam përmendur pak ditë më parë. Ky individ I cili sot është drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit nga viti 2018 e në vijim, në vitin 2016 deri në vitin 2018 ka shërbyer si drejtues në UKT. Përmes të afërmve të tij, pra tregojmë fillimisht lidhjet nepotike Elisabeta Cjapi, ky zotëri kontrollon financat e UKT-së sot që flasim. Një të afërm tjetër Taulant Cjapin e ka punonjës në bashkinë qendrore dhe të vëllain e tij e ka po punonjës në bashkinë qendrore. Ndërkohë Mariglen Qato përmes të vëllait të tij dhe të afërmve të lidhur drejtpërdrejt me vëllain e tij nga viti 2016 ka hapur një kompani të cilës në fakt I ka ndërruar 3 emrin. Që quhej fillimisht IGOR ELEKTRIK, më pas V.A.S konstruksion dhe tashmë është e famshmja 5D konstruksion, janë 5 drejtorët e bashkisë me të cilën, do të thoni ju çfarë ka problem, ka marrë plot 29 tendera në vlerën 25.16 mln euro pa TVSH. Por nga i ka marrë këto tendera, se nuk është se ka bërë biznes të ndershëm. Këto tendera ky zotëri I ka marrë nga Bashkia e Tiranës, plot 15 të tilla në vlerën 10.5 mln euro. Nga UKT-ja ku ka qenë titullar dhe drejtues dhe ku ka familjarët e tij që drejtojnë financat ka marrë 10 tendera në vlerën 9.5 mln euro. Nga OSHEE ka marrë 3 tendera në vlerën 3.2 pothuaj mln euro dhe nga ARRSH-ja 1 tender në vlerën 1.89 mln euro”, tha Këlliçi.

“Ajo që dua të flas nuk ka të bëjë vetëm me vjedhjen e fondeve dhe taksave dhe lënien mënjanë të qytetarëve dhe lënien pa ujë të qytetit të Tiranës se këtë e vuajnë të gjithë qytetarët, por me faktin që makutëria e  këtyre nuk njeh limite. Sot, këta jo vetëm që marrin tendera, por këta drejtues të administratës publike na janë bërë edhe biznesmenë të mëdhenj të ndërtimit dhe të betonizimit të Tiranës. Kjo është një nga lejet që ka marrë Mariglen qato në dtë 5 Prill 2022 për ndërtimin e kësaj godine banimi dhe shërbimi në qytetin e Tiranës. kalojmë te leja e radhës, në datë 2 Shkurt 2021 po kompania ‘5D’ ka marrë këtë leje për një godinë tjetër banimi. Kalojmë te leja tjetër e radhës, në datë 8 Nëntor 2022 ka marrë lejen e ndrtimit për këët godinë banimi dhe ndërkohë dua të ndalem te ‘qershia mbi tortë’ është ky hotel me vlerën 15 milionë euro, vetëm një seknodë me vëmenjde ju lutem, 15 milionë euro me sipërmarrës ‘Mediterrinan Investment Group’ dhe subject ndërtues 5 drejtorët e Bashkisë, ‘5D’ të cilat ky individ së bashku me Redi Mollën dhe Elvin Tivarin, dy bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dikur në UKT dhe tashmë ata janë punonjës të ‘Tirana DC’ dhe të lidhur me Bashkinë e Tiranës këta zotërinjtë sot ndërtojnë hotele në vlerën 15 milionë euro. Kjo është arsyeja se përse me 14 Maj ky model do të marrë fund dhe Belind Këlliçi do të fillojë luftën pa as edhe një tolerancë dhe pa asnjë kod etike ndaj korrupsionit në Bashkinë e Tiranës. Ndaj të dashur qytetarë ndryshimi është në duart tuaja”, shtoi ai.

Etiketa: Belind KelliciKryesore1leje dnertimiMariglen QatoSpaktenderat

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
©️Copyright Gijotina.com Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Veliaj mburret me shkollat shtetërore por djalin e çon në...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com