GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderat e dështuar, askush nuk i do plehrat e Elton Arbanës

13:33 - 23/11/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Video
Kohë leximi: 4 min
A A
Tenderat e dështuar, askush nuk i do plehrat e Elton Arbanës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 14 muajt e fundit, Bashkia e Shijakut ka dështuar plot katër herë me tenderin për depozitimin e mbetjeve urbane të qytetit. Në tre raste, institucioni i drejtuar nga Elton Arbana ka dështuar me tenderin, pasi nuk ka pasur asnjë kompani të interesuar për të paraqitur ofertë.

Ndërsa në rastin e fundit, vetë Arbana dhe stafi i tij janë përgjegjës për dështimin e procedurës, pasi kanë zgjedhur anëtarë të njësisë së prokurimit në kushtet e konfliktit të interesit. Pavarësisht arsyeve është e qartë si kristali se plehrat e Shijakut nuk i do askush. Ndoshta për shkak të vlerës së shërbimit, e cila përllogaritet në rreth 250 milionë lekë të vjetra në vit.

Ose, edhe për faktin se kompania e vetme që mund të fitojë këtë tender, koncesionari i Sharrës, “Integrated Energy bv” është e ngopur me plehrat që i mbërrijnë nga Tirana, Durrësi, Kavaja e Vora dhe nuk ka asnjë interes për të nënshkruar kontratë me Bashkinë e Shijakut.

Rasti i Shijakut i mbivendoset skandalit të aferës së inceneratorëve, e cila nis dhe përfundon me një emër të vetëm-kryeministrin Edi Rama.

Kriza e mbetjeve

Bashkia e Shijakut, ashtu si edhe njësitë e tjera të qeverisjes vendore përreth, ku përfshiheshin Durrësi, Manza, Ishmi e Sukthi, prej vitesh i depozitonin mbetjet në landfillin e Porto Romanos.

Në vitin 2020, me një urdhër personal të kryeministrit Edi Rama, u vendos mbyllja e këtij landfilli, i shndërruar në një problem të madh ekologjik dhe shndërrimin e vendit në një Eko-Park.

Vendimi i Ramës ishte i pjesshëm, pasi njësitë vendore të Qarkut të Durrësit nuk kishin asnjë alternativë për depozitimin e mbeturinave. Në verën e vitit 2020 këto njësi u përfshinë nga kriza mjedisore. Qytetet turistike, të cilat shpresonin të merrnin veten nga bllokimi tre-mujor i shkaktuar nga Covid-19, u përballën me malet e plehrave, në çdo rrugë e çdo cep.

Diçitura: Vendimi i Edi Ramës shkaktoi krizë mjedisore në Shijak

“Zgjidhja” erdhi sërish nga ai që shkaktoi krizën, nga vetë shefi i qeverisë, Edi Rama.

Ai detyroi Bashkinë e Durrësit dhe njësitë përreth që të nënshkruanin kontrata aspak të favorshme me kompaninë koncesionare të landfillit të Sharrës në Tiranë, “Integrated Energy bv”.

Kompania private kishte fituar një tender të dyshimtë në vitin 2016 dhe drejtohej “në hije” nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët nuk e nxorën asnjëherë kokën zyrtarisht, derisa pronësia faktike e tyre u provua vetëm në vitin 2023, nga një hetim i SPAK-ut.

Shijaku mbeti jashtë
Ndërkohë që Bashkia e Durrësit nënshkroi Marrëveshje me kompaninë e Zoto-Mërtirit, Shijaku i Elton Arbanës nuk arriti të finalizonte asnjë pakt.

Megjithatë, “fryma” e liderit të qeverisë e bindi kompaninë private që të pranonte përkohësisht dhe pa pagesë mbeturinat e Shijakut, i cili nga gjithashtu ishte shndërruar në një depozitë të madhe inertesh, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Tenderat e dështuar
Në qershor të vitit 2022, kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, shpall për herë të parë procedurën tenderuese me objekt “Depozitimi i mbetjeve urbane”, me fond limit 25 milionë lekë të reja.

Ofertat duhet të dorëzoheshin brenda një muaji, në Korrik të vitit të kaluar. Kur pritej të shpallej fituese, Bashkia publikon në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik njoftimin: “tenderi anulohet për shkak se nuk është paraqitur asnjë ofertë”.

Tenderi, që në krye të herës, ishte i paracaktuar. Në dokumentet e tenderit thuhej që landfilli për depozitimin e mbetjeve do të duhej të ishte sa më afër Bashkisë. Praktikisht, i vetmi landfill i afërt ishte ai i Sharrës. Ndaj, dukej se procedura ishte e fiksuar që përpara se të niste.

Diçitura: Bashkia Shijak shpalli tenderin për depozitimin e mbetjeve në Qershor 2022 dhe e anuloi një muaj më pas

Por, kompania koncesionare e Sharrës, mesa u kuptua, nuk kishte asnjë interes për të paraqitur ofertë në tenderin e Elton Arbanës dhe ky i fundit u detyrua ta anulojë procedurën.

Në fillim të Shtatorit 2022, Bashkia e Shijakut tenton sërish që të marrë ndonjë ofertë për depozitimin e mbetjeve, duke ulur disi fondin limit, në shumën 24.7 milionë lekë të reja.

Ofertat priteshin Brenda 15 ditëve. Sërish, asnjë ofertë, as nga “Integrated Energy bv” e Sharrës dhe nga askush tjetër.

Diçitura: Bashkia Shijak shpalli tenderin për depozitimin e mbetjeve në 6 Shtator 2022 dhe e anuloi 2 javë më pas

Elton Arbana detyrohet sërish të anulojë procedurën, për shkak të mungesës së ofertave.

Pasi kaloi gati një vit, Bashkia e Shijakut tenton për herë të tretë që të gjejë një kontratë për depozitimin e mbetjeve urbane.

Në Korrik të vitit 2023, kryebashkiaku Arbana fton kompanitë e interesuara për depozitimin e plehrave të Shijakut, duke vendosur në dispozicion fondin limit prej 21 milionë lekë të reja.

Diçitura: Bashkia Shijak shpalli tenderin për depozitimin e mbetjeve në Korrik 2023 dhe e anuloi në Gusht 2023

Edhe në këtë rast, edhe pse çmimi u ul, sërish asnjë i interesuar. Bashkia e Shijakut njoftoi në gusht 2023 anulimin e procedurës tenderuese, për shkak të mungesës së ofertave nga kompanitë private.

Tentative e fundit për të gjetur një vend për depozitimin e plehrave të Shijakut u shënua në Tetor 2023. Elton Arbana vendosi në dispozicion të këtij tenderi fondin limit në shumën 22 milionë lekë të reja.

Por, ende pa u mbyllur afati i dorëzimit të ofertave të mundshme, Bashkia e Shijakut e anulon vetë procedurën.

Kësaj radhe, arsyeja ishte: “Titullari i autoritetit kontraktor vendosi anulimin e procedurës sipas përcaktimeve të nenin 19 të ligjit për Prokurimet Publike dhe nenit 75 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 285/2021”.

Diçitura: Bashkia Shijak anulon tenderin për shkak të gabimeve të saj ligjore

Këto nene që janë përdorur si referencë në njoftimin e Bashkisë së Shijakut lidhen me situatat e konfliktit të interesit ndërmjet anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe/ose të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të autoritetit publik.

Pas dështimeve në tre tenderët e mëparshëm për shkak të mungesës së ofertave, edhe Bashkia e Shijakut duket se e ka humbur interesin, duke mos llogaritur detyrimet elementare ligjore.

Etiketa: plehratenderavideo

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Marrëveshja Meloni-Rama, Scholz: Do të shikojmë se si do zhvillohet

Marrëveshja Meloni-Rama, Scholz: Do të shikojmë se si do zhvillohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com