GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tenderat e fushatës – Bledjan Dalipi i OSHEE, 8.7 mln euro pa garë në 6 muajt e fundit (Dokumentat)

11:32 - 08/07/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderat e fushatës – Bledjan Dalipi i OSHEE, 8.7 mln euro pa garë në 6 muajt e fundit (Dokumentat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për një rastësi gati perfekte, thuajse të gjithë tenderat e zhvilluar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2025 janë zhvilluar në një mungesë reale.

Referuar procedurave tenderuese të zhvilluar nga institucioni i drejtuar nga Bledjan Dalipi në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, të cilët përkojnë edhe me fushatën elektorale për Parlamentaret 2025.

Në 9 nga 10 procedura tenderuese të konsultuara, në garë ka qenë vetëm një konkurent ose fituesi është shpallur pas skualifikimit të të gjithë pjesëmarrësve të tjerë.

Ligji i prokurimeve publike parashikon që procedura tenderuese mund të vijohet edhe me një konkurent. Por, kur thuajse të gjithë tenderat e institucionit në një periudhë kohore janë pa garë reale, atëherë ekspertët e prokurimeve mund të ngrenë flamurin e kuq të dyshimeve mbi veprime jo shumë korrekte.

Për më tepër, kur vlera e këtyre 9 tendera pa garë është mbi 8.7 milionë euro, atëherë duket se diçka me të vërtetë nuk shkon në këto procedura.

Në foto: Zv.Kryeministrja e Ministre e Energjitikës, Belinda Balluku dhe Drejtori i OSHEE, Bledjan Dalipi

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është akuzuar shpesh nga opozita se është ndër institucionet kryesore që vihet në shërbim të pushtetit të Edi Ramës, me punësime të ekzagjeruara gjatë fushatave elektorale, si edhe me hedhjen e “miliarda lekë lumë” për të siguruar vota në favor të Partisë Socialiste.

OSHEE e drejtuar nga Bledian Dalipi, natyrisht, i ka mohuar këto akuza publike. Megjithatë, të dhënat zyrtare të tenderave të saj tregojnë se diçka e madhe nuk shkon në ato procedura, duke ngritur dyshimin se kriteret mund të jenë favorizuese për kompani private të veçanta, përsa kohë ka një përqindje të lartë prokurimesh pa garë reale.

Më poshtë paraqiten në formë tabelare tendera “pa garë”, të mbyllur nga OSHEE-ja gjatë periudhës janar-qershor 2025. Renditja është nga tenderi “më i freskët”, në qershor, deri tek ai “më i largëti”, në janar të këtij viti.

/Boldnews.al/

Etiketa: Bledjan DalipiKryesore1OSHEEtendertendera

Lajme të lidhura

“Regjimi u rikthye 35 vite më vonë”, Berisha: Edi Rama i ka ditët e numëruara!
Breaking Views

“Regjimi u rikthye 35 vite më vonë”, Berisha: Edi Rama i ka ditët e numëruara!

19:36 - 20/02/26
Salianji i bashkohet protestës së PD, i distancuar nga Berisha dhe i rrethuar nga një grup të rinjsh
Breaking Views

Salianji i bashkohet protestës së PD, i distancuar nga Berisha dhe i rrethuar nga një grup të rinjsh

19:17 - 20/02/26
Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Para
Besimtarët bektashinj festojnë sot Ditën e Ashures, Baba Mondi: Të ruajmë vlerat dhe familjet tona

Besimtarët bektashinj festojnë sot Ditën e Ashures, Baba Mondi: Të ruajmë vlerat dhe familjet tona

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Regjimi u rikthye 35 vite më vonë”, Berisha: Edi Rama i ka ditët e numëruara!
Breaking Views

“Regjimi u rikthye 35 vite më vonë”, Berisha: Edi Rama i ka ditët e numëruara!

19:36 - 20/02/26

Kreu i PD-së, Sali Berisha nisi fjalimin e tij në protestën kombëtare, ndërsa e cilësoi këtë ditë si një nga...

Lexo më shumë
Protesta e PD, mes pjesëmarrësve edhe Shkëlzen Berisha, i shoqëruar nga një deputet

Protesta e PD, mes pjesëmarrësve edhe Shkëlzen Berisha, i shoqëruar nga një deputet

19:27 - 20/02/26
Salianji i bashkohet protestës së PD, i distancuar nga Berisha dhe i rrethuar nga një grup të rinjsh

Salianji i bashkohet protestës së PD, i distancuar nga Berisha dhe i rrethuar nga një grup të rinjsh

19:17 - 20/02/26
Tabaku thirrje për forcat opozitare: T’i lëmë ndasitë, të bashkohemi

Tabaku thirrje për forcat opozitare: T’i lëmë ndasitë, të bashkohemi

19:13 - 20/02/26
Duka merr letra urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët në Europë dhe Lugina e Preshevës

Duka merr letra urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët në Europë dhe Lugina e Preshevës

19:04 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com