GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tenderat i hiqen Ballës, i kalojnë Metes. Ja ç’parashikon vendimi

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderat i hiqen Ballës, i kalojnë Metes. Ja ç’parashikon vendimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria shkrin Agjensinë Shtetërore të Blerjeve të Përqëndruara, e cila ishte në varësinë e Ministrisë së Brendshme, ndërsa krijon një shoqëri aksionere me kapital 100% shtetëror, e cila do të jetë në varësinë e Ministrisë së Ekonomisë.

Pra tenderat, bazuar në vendimin e Qeverisë, nuk do të kryhen më nga një strukturë që ishte në varësinë e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm, por kalojnë në një tjetër strukturë që do të jetë në varësinë e ministrit të ri të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete. Ky i fundit është propozuar pak ditë më parë në postin e ministrit, duke zëvendësuar Delina Ibrahimajn, ndërkohë që pritet dekretimi nga Presidenti, dhe më pas votimi i dekreteve në Kuvend, për të përmbyllur formalisht dhe ligjërisht procesin.

Vendimi është miratuar nga Qeveria, ndërsa shoqëria aksionere me kapital shtetëror është pagëzuar me emrin “Operatori i Blerjeve të Përqendruara”. Kjo shoqëri aksionere me kapital tërësisht shtetëror zëvendëson Agjensinë Shtetërore të Blerjeve të Përqëndruara, e cila u krijua rreth 3 vite më parë, duke pasur të njëjtat kompetenca, sikundër agjensia, thjesht ndryshon varësia, nga Ministria e Brendshme te ajo e Financave dhe Ekonomisë, por edhe emërtesa.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, “Operatori i Blerjeve të Përqendruara”, SH. A. do të kryejë procedurat e veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë.

Propozimi është bërë nga ministri i Brendshëm dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, të cilët propozojnë krijimin e shoqërisë aksionere, me kapital 100% shtetërore, me emërtimin Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OPB) për ofrimin e shërbimeve të prokurimeve për autoritetet/ entet kontraktore, në përputhje me kërkesat e legjislacionit përkatës në fuqi.

Sipas këtij vendimi, autoriteti publik që përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë aksionare, është ministria përgjegjëse për ekonominë.

VKM përcakton se kapitali fillestar i regjistruar për krijimin e shoqërisë aksionare të jetë 20.000.000 lekë dhe përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Ministria përgjegjëse për Ekonominë transferon këtë shumë pranë kësaj shoqërie menjëherë pas regjistrimit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Etiketa: agjensiaballaKryesore1meteShoqeriatenderaVKM

Lajme të lidhura

Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26
Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00
Aktualitet

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri
Aktualitet

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26
Para
Kievi thotë se ka nisur eksportin e grurit përmes porteve kroate

Kievi thotë se ka nisur eksportin e grurit përmes porteve kroate

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26

Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të...

Lexo më shumë
Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com