GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Tenderat, në gusht u ankimuan 66 procedura, KPP pranoi më shumë se gjysmën

07:44 - 16/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderat, në gusht u ankimuan 66 procedura, KPP pranoi më shumë se gjysmën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gushti është një nga muajt me volumin më të ulët të procedurave të prokurimit të zhvilluara nga institucionet publike por edhe për ato që janë çelur duket se nuk kanë munguar ankesat.Buletini periodik mujor i Komsionit të Prorkurimit Publik ka zbardhur se në muajin e tetë të vitit u ankimuan të paktën 66 procedura, ku më shumë se gjysma e këtyre ankesave është pranuar nga ky institucion për t’u trajtuar.

Nga ky total vetëm një ankesë lidhet me fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë ndërsa pjesa tjetër me procedurën e prokurimit publik teksa kanë munguar ankesa për konceisone apo leje minerare e ankande.

Ankimimet sipas fazës në të cilën është bërë ky i fundit kanë ndodhur ose gjatë vlerësimit të ofertave ose në fazën fillestare ku operatorët kanë pasur rezerva për specifikimet teknike që në disa raste jo pak herë cilësohen si përjashtues. Në këtë kontekst i ndarë në përqindje 65 për qind është ankimuar në fazën e vlerësimit të ofertave dhe pjesa tjetër për specifikimet.

Shumica e ankesave, lidhen me procedura që kanë në objekt të tyre sigurim mallrash, të paktën 59 për qind. Në vendin e dytë janë ankesat për shërbime dhe më pas vijnë ato për punë publike.

“Me 68 vendime të Komisionit të Prokurimit Publik janë shqyrtuar dhe zgjidhur 80 ankesa nga operatorët ekonomikë” vlerëson KPP në buletin. Kjo do të thotë që për të njëjtën procedurë mund të kenë pasur ankesë nga më shumë se një operator ekonomik.

KPP bëri të ditur se nga ankesat janë refuzuar 40 për qind e tyre ndërkohë që disa nuk janë marrë në shqyrtim, dhe për 12 të tjera është mbyllur çështja.

Tirana është qarku që mban rekordin e ankimimeve në KPP ku nga 66 janë të paktën 44 të tilla. Kjo lidhet me faktin që në kryeqytet është e vendosur pjesa e institucioneve qendrore të cilat zhvillojnë edhe volumin kryesor të procedurave të prokurimit publik ndërkohë që më pas vijnë dy bashki me numrin më të madh të ankesave siç janë Shkodra dhe Elbasani me respektivisht nga 7 ankesa si dhe Fieri me katër të tilla./Monitor

Etiketa: ankimimKPPproceduratender

Lajme të lidhura

Skandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët…
Ekonomi & Sociale

Skandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët…

11:05 - 15/03/26
Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës
Breaking Views

Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

09:56 - 15/03/26
Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Para
Investimet publike 1 mld euro të 2021, realizohen vetëm 35 % deri në gusht

Investimet publike 1 mld euro të 2021, realizohen vetëm 35 % deri në gusht

TË FUNDIT

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26

Leka II Zogu është martuar me Blerta Celibashin, sipas një komunikate zyrtare të publikuar nga Oborri Mbretëror Shqiptar. Në njoftimin...

Lexo më shumë
Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund

17:40 - 15/03/26
Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

17:16 - 15/03/26
Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd

Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd

17:04 - 15/03/26
Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

15:29 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com