GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tenderat në shëndetësi me flamur të kuq, 40% e procedurave me risk klientelizmi

15:54 - 05/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderat në shëndetësi me flamur të kuq, 40% e procedurave me risk klientelizmi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas arrestimit për korrupsion të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, Open Data, në një monitorim të zhvilluar së fundmi konstatoi se ka zhvillime difektoze nё kontraktimet publike tё këtij sektori.

Nga analiza e të gjithë procedurave përmes databazёs Open Porcurement Albania, rezulton se një pjesë e konsiderueshme e tyre janë shënuar me një flamur të kuq (risk) lidhur me rrezikun për parregullsi dhe klientelizëm. Shënimi me flamur të kuq i një procedure prokurimi tregon një ekspozim apo rrezik të mundshëm për sjellje të papajtueshme me ligjin, kryesisht në lidhje me mos-respektimin e ligjeve anti-korrupsion.

Sipas analizës, në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri, raporti i tenderave me flamur të kuq e kalon me 40% raportin e tenderave në total. Ndërsa tek bashkitë, ky indikator lëviz nga 15% deri në 26%.

“Fenomeni i arrestimit vetëm nё raste flagrante mitmarrje ёshtё shumё pak pёr tё minimizuar korrupsionin nё tenderim. Analiza, investigimi apo auditimi i procedurave me rrisk do tё çonte nё shpёrndarje mё tё mirё tё parasë publike nё kёtё sektor qё ndikon dhe vulnerabilizon jetёn e pacientëve nё sistemin shёndetёsor”, vlerëson analiza.

Duro ka favorizuar në mënyrë të parregullt një operator, në këmbim të shumave monetare.

Në njoftimin e SPAK, thuhet se operatori i ka dhënë 330 mijë lekë sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë, për t’u shpallur fitues në një procedurë prokurimi “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Paratë, Duro i ka marrë nga specialistja e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Laura Shteto, e cila po ashtu është arrestuar./GazetaSi

Etiketa: MSH

Lajme të lidhura

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?
Aktualitet

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria
Aktualitet

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Para
PSG kthen faqe, zyrtarizohen dy blerjet e para

PSG kthen faqe, zyrtarizohen dy blerjet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com