GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderët 1 milion euro për “vrasjen” e mushkonjave, KPP pranon ankesat e Flutura Nuredinit

12:02 - 16/05/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderët 1 milion euro për “vrasjen” e mushkonjave, KPP pranon ankesat e Flutura Nuredinit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një javë më parë Gijotina.com publikoi 5 tenderët që kishte denoncuar “NRG shpk” në pronësi të  lutura Nuredinit dhe ortakut Marco Genicco. Ashtu sikur e parashtruam, në këto pesë kontrata me objekt “dezinfektimin”, më e madhe është zhurma e kompanive për t’i marrë këto fonde, sesa puna për të garantuar shëndetin e njerëzve. Pra, ndërkohë që sezoni turistik ka nisur dhe insektet pushtojnë zonën bregdetare, zyrtarët dhe operatorët ekonomikë kacafyten duke e shtyrë spërkatjen për nga fundi i verës.

Dhe vendimet e marra për këto çështje nga Komisioni i Prokurimit Publik tregojnë qartë që në fund të ditës vendoset në favor të mikut më të fortë. Pra, aty ku pazaret nuk mbyllen me autoritetin kontraktor, ndërhyn KPP dhe i vë vulën abuzimeve me fondet publike.

Cila është kompania që favorizon KPP?

Kemi theksuar se një vit më parë, KLSH publikoi skandalin ku punonjësit e kësaj firme ishin edhe pjesë e stafit pranë Institutit të Shëndetit Publik.

Duke pasur këtë pushtet, pjesën më të madhe të tenderëve nga ky institucion kaq i rëndësishëm i fitonte kjo firmë. Pas bujës së këtij korrupsioni, disa institucione kanë ngurruar që t’i japin tenderë dhuratë kësaj firmë dhe e kanë skualifikuar nga gara.

Por “NRG shpk” nuk e ka pranuar këtë fakt dhe ka denoncuar pranë KPP Agjencinë e Bledi Çuçit për blerje të përqendruara me objekt “dezinfektimi ndaj mushkonjave”. Pas një jave, KPP ka marrë vendimet për të pestë tenderët në favor të Flutura Nuredinit

Në këto ankesa “NGR” ka kërkuar të bëjë rolin e urdhëruesit ndaj Autoritetit Kontraktor. Sepse ka kërkuar që të shtohen më shumë certifikata dhe dokumentacione, të cilat duhet të dorëzohen nga firmat e interesuar.

Në fakt, për këtë firmë një vit më parë KLSH raportoi se nuk përmbush kushtet për tenderët e dezinfektimit që kishte përfituar. Por, Komisioni i Prokurimeve nuk e ka marrë fare për bazë atë skandal dhe raportin e KLSH, prandaj tani ka vendosur në favor të  ankimuesit “NGR”. Bëhet fjalë për tenderët që në total kapin vlerën 1 milion euro.

 

 

Vendimi

Dhe në vendimet për gjithsecilin, KPP ka të njëjtën përgjigje, që në fakt duket si një shkresë “Copy Paste”. Duke marrë si shembull vendimin për Durrësin, KPP shprehet se pranon një pjesë të ankesës dhe mbyll çështjen për këtë pikë. Ndërsa shprehet se vazhdon shqyrtimi për pjesën tjetër të ankesës.

 

 

Çka do të thotë se i ka dhënë të drejtë e Flutura Nuredinit dhe sigurisht asaj do t’i kthehet “biznesi” i përvitshëm i 1 milion eurove për spërkatjen që nuk kryhet fare. Ndërsa tenderët për dezinfektimin kanë ngecur dhe mushkonjat bëjnë namin në qytetet bregdetare, shpresojmë që ndonjë nga ata të SPAK-t ta vuajë pickimin e tyre dhe të marrë indicie për të filluar çështjen penale!

Lexo edhe: Veliaj hap çdo muaj tenderë për dezinfektim, paguan Pëllumb Gjokën

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimanulimdezinfektimflutura nurediniKPPtendera

Lajme të lidhura

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
U sulmua nga disa persona, masakrohet 22-vjeçari shqiptar në Londër (Emri+Foto)

Sherr në shkollë, plagoset me thikë 15 vjeçari në Kamzë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com