GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tenderët e AKSHI-t/ Prokurori i SPAK, Bledar Maksuti, “shtrydh” për tre orë Karçanajn: Zbërthehen vartësit e saj

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderët e AKSHI-t/ Prokurori i SPAK, Bledar Maksuti, “shtrydh” për tre orë Karçanajn: Zbërthehen vartësit e saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, ka dalë rreth orës 17′;00 nga godina e SPAK pas tre orësh marrjeje në pyetje.

Ajo është pyetur nga prokurori special Bledar Maksuti, i cili ka në dorë dosjen e tenderëve të AKSHI-t, ku të paktën 12 prej tyre dyshohet se janë problematikë duke favorizuar kompani të caktuara. Në qendër të ciklonit është raporti preferencial i kompanisë Soft & Solution me AKSHI-n, e cila ka përfituar pjesën më të madhe të tenderëve të dyshuar si të parregullt. Ka dyshime se procedura të ngjashme janë ndjekur më herët edhe për tenderët e mëdhenj të fituar nga Advanced Business Solution.

Krahas të dhënave nga tenderët dhe dokumenteve, Skyweb.al mëson se SPAK ka në dorë edhe dëshmi komprometuese të vartësve të Mirlinda Karçanajt, të cilët kanë qenë pjesë e KVO-ve dhe kanë miratuar marrjen e procedurave nga Ermal Beqiri dhe biznesmenë të tjerë, pjesë e rrethit të përfituesve të mëdhenj të parave publike.

Roli i Gerond Meçes

SPAK po verifikon edhe rolin e kompanisë Advanced Business Solution, në pronësi të Gerond Meçes, pasi kjo kompani kishte ankimuar thuajse të gjithë tenderët e mëdhenj të AKSHI-t dhe një moment papritur është tërhequr nga të gjitha ankesat, duke ngjallur dyshime për një marrëveshje nën tavolinë.

Skyweb.al raportoi më herët edhe një skemë që dyshohet se është aplkuar në tenderët e AKSHI-t për zhvatjen e parave publike.

Skyweb.al mëson se në qendër të hetimeve që mund të çojnë në zbulimin e një mega-skandali të tenderëve të AKSHI është kompania Soft & Solution e Ermal Beqirit, e cila dyshohet se është përdorur nga persona që kanë pasur nën kontroll vendimmarrjen e Mirlinda Karçanajt.

Sipas burimeve, pasi tenderët merreshin nga Soft & Solution, kompania angazhonte gjoja për marrje shërbimesh një ose dy kompani të lidhura me personazhet që kontrollonin Karçanajn dhe KVO-në në AKSHI, duke pranuar fatura, ndërsa puna në fakt bëhej nga stafi i Ermal Beqirit.

Kjo skemë përdorej për të justifikuar më pas transfertat financiare përmes kontratave të shërbimit.

SPAK po heton pikërisht faturat e shërbimeve të marra nga Soft & Solution, pas dyshimeve se të paktën një kompani në emër të një biznesmeni të njohur ka lëshuar fatura të shumta për shërbime fiktive ndaj kësaj kompanie. /skyweb.al

Etiketa: Kryesore1Mirlinda Karçanaj i

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
SPAK heton tenderët e AKSHI: Faturat drejt Soft & Solution të Ermal Beqirit, dyshohet se bënte “hinkën”

SPAK heton tenderët e AKSHI: Faturat drejt Soft & Solution të Ermal Beqirit, dyshohet se bënte “hinkën”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com