GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderët prej 3.7 mld lekë të Çuçit për vezë dhe mish denoncohen në KPP

20:30 - 16/03/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderët prej 3.7 mld lekë të Çuçit për vezë dhe mish denoncohen në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara e cila është në varësinë e Ministrisë së Brendshme, shquhet për procedurat tenderuese me shifra të larta që zhvillon. Por nuk janë të pakta rastet kur kjo agjenci kapet në shkelje gjatë prokurimit. Kësaj radhe kemi hasur në dy ankesa që kanë mbërritur në Komisionin e Prokurimeve Publike, në lidhje me dy tenderë të zhvilluara prej saj që kapin shifrën e rreth 3.7 miliardë lekë të vjetra.

Agjencia nën varësinë e Bledi Çuçit, ka hapur tenderin e parë në datën 29 dhjetor 2021 dhe është loti i 3 për blerje mishi dhe nënproduktet e tij. Kjo procedurë mban numrin e referencës  REF-16650-12-29-2021 dhe një fond limit jashtëzakonisht të lartë prej 314,572,580 lekë të reja ose rreth 3.1 miliardë e lekë të vjetra. Nuk dihet arsyeja se për çfarë do i duhet gjithë ky mish agjencisë së Çuçit, por shifra e lartë të bën të mendosh që mund të furnizohet e gjithë Shqipëria.

Por fjala e urtë popullore që “dardha e ka bishtin mbrapa”, siç duket i shkon edhe këtij tenderi. Kjo pasi një nga kompanitë që ka marrë pjesë në garë, ka vënë re që procedurat nuk po kryhen në mënyrë të rregullt. Konkretisht, kompania “Argent Daci PF” SHPK është skualifikuar nga gara me arsyen se nuk përmbush kriteret e tenderit, edhe pse sipas kompanisë, dokumentet e saj janë të njëjta me operatorët e tjerë konkurrues. Pra, kemi të bëjmë me një procedurë tjetër ku kompania fituese mund të jetë paracaktuar dhe kështu kompanitë e tjera skualifikohen në mënyrë të padrejtë.

Por, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara nuk ndalet këtu. Një tjetër procedurë e saj ka mbërritur në zyrat e KPP, pasi edhe në të kompanitë garuese kanë gjetur shkelje. Ky tender është hapur në të njëjtën ditë, pra në 29 dhjetor 2021 me qëllim blerje vezësh. Procedura e cila mban numrin e referencës REF-16656-12-29-2021, mbanë fondin limit prej 63,194,001 milionë lekë të reja, ose thënë ndryshe, Çuçi do të shpenzojë rreth 632 milionë lekë të vjetra për të blerë vezë.

Ky tender ndër të tjera ka futur në xhelozi edhe miqtë e partitë, kjo pasi kompania që e ka ankimuar në KPP, “Dajti Park 2007” SHPK është në pronësi të vëllait të deputetit të Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia. Sipas arsyetimit, kompania “Dajti Park 2007” SHPK është skualifikuar për mungesë dokumentacionesh, gjë që sipas kompanisë nuk është e vërtetë duke e ankimuar në KPP.

Çudia e shpenzimeve kuturu të taksave të qytetarëve nuk ka të ndalur në vendin tonë. Rasti i dy tenderëve të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, që janë në varësi të Ministrisë së Brendshme, tregon mënyrën se si shpenzimet bëhen në mënyrë të pakontrolluar. Nëse agjencia në varësi të Çuçit ble ushqime me miliarda lekë, atëherë kush është arsyeja që blerjet bëhen me disa tenderë dhe jo në një? Mos ndoshta ndarja në disa lote u jep mundësi që shifrat në tender të jenë të larta dhe krijon mundësi për të kënaqur kompanitë e disa miqve dhe jo vetëm të njërit? Një gjë mund ta themi me plotë gojë, që Bledi Çuçi hapi thesin kësaj radhe.

Gijotina.com

 

 

 

 

Etiketa: Bledi ÇuçiDenoncimKPPkryesore2Lekemiliardemishtenderetveze

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Kapet mat me ish të dashurin? Publikohet videoja e konkurrentes së “Për’puthen”

“Mos më bëni shumë p*rdhë”, përplasen ashpër konkurrentët e “Për’puthen”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com