GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tenderët prej 500 mijë USD të Niko Peleshit për helikopterë që nuk punojnë

17:09 - 10/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderët prej 500 mijë USD të Niko Peleshit për helikopterë që nuk punojnë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mjafton vetëm një vatër zjarri të hapet në Shqipëri, që të dalin në pah skandalet e qeverisë me helikopterët e flotës ajrore, e cila, megjithëse është e një vendi të NATO-s, lë shumë për të dëshiruar. Edhe pse gjatë këtyre viteve janë blerë disa helikopterë “Cougar” me vlerë dhjetëra miliona euro me kontrata të dyshimta në Francë, Itali apo edhe në vende të tjera. Rezultati: 0!

Helikopterët që duhet të mirëmbaheshin nuk janë në gjendje pune, teksa ministri Peleshi, apo edhe zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes dhe Emergjencave “krekosen” sa herë dalin në televizor. Madje, nxjerrin edhe “fajtorët” e zjarreve në vend, ku fotografinë e një punonjësi të zjarrfikëses, në mes të shkurreve, e nxjerrin sikur të jetë ai fajtori për vënien e zjarrit! Një paradoks i madh, pasi punonjësi po mundohej me shkurre dhe degë peme për të “mbuluar” miliona euro për mjetet ajrore, të cila duhet të ishin në gatishmëri për këto zjarre.

Sipas dokumenteve, një institucion në varësinë direkte nga Ministria e Mbrojtjes, ka hapur një tender për “blerje materiale për Flotën Luftarake”. bëhet fjalë për tenderin e autoritetit kontraktues Reparti Ushtarak Nr.2001, komanda e Forcave Detare Durrës. Në dokumente thuhet se fondi limit i këtij tenderi është 45.572.433 lekë pa TVSH, ose rreth 500 mijë USD.

Mësohet se tenderi do të bëhet në muajin korrik, ndërsa me këto para do të blihen bojëra vaji dhe uji, bateri alkaline, pjesë për avionë, anije dhe helikopterë. Pra, edhe pjesë për helikopterë! Por, për kë? Për ata që janë në hangar në Shqipëri apo për atë që vijon të qëndrojë në Itali?!

Në dokumente thuhet se do të blihen edhe pajisje për porte, pajisje kontrolli, sigurie ose sinjalizimi për lundrim në ujërat e brendshme, filtra ajri, filtra vaji, filtra nafte dhe filtra të tjerë. Por, me këto para dhe pajisje, a mund të bëjmë “luftë” me cilindo?!/Boldnews.al/

 

Etiketa: helikoptereniko peleshitenderet

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
“Open Balkan”, ambasadori i SHBA-së në Serbi: Kufijtë duhet t’i bashkojnë shtetet e jo t’i ndajnë

“Open Balkan”, ambasadori i SHBA-së në Serbi: Kufijtë duhet t’i bashkojnë shtetet e jo t’i ndajnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com