GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi 123 MLN lekë i Genci Hyskës për mbeturinat e Maternitetit, denoncojnë 2 biznesmenë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqetësimi ynë është se Materniteti i Ri do të kthehet në fole mbeturinash, pavarësisht se cili do ta fitojë këtë tender.

Shqetësimi ynë është se Materniteti i Ri do të kthehet në fole mbeturinash, pavarësisht se cili do ta fitojë këtë tender.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pastrimi i mbetjeve të rrezikshme është kthyer në një problem shqetësues për spitalet, pasi paratë shpenzohen ndërsa plehrat mbeten aty. Nëse shkoni në spitale do të shihni përreth shiringa e mbetjet të tjera të përhapura kudo. Dhe jepen fonde të mëdha për këtë qëllim.

Tenderi për të cilin po raportojmë është me objekt “Eliminimi i Mbetjeve të Rrezikshme Spitalore me afat MK 12 muaj”, i cili është hapur në datë 7 shkurt 2024 dhe ka në dispozicion 123 milionë lekë.

Drejtori i Maternitetit “Koço Gliozheni”, Genci Hyska, padyshim me një miratim të ministres Albana Koçiu, ka hartuar kriteret e duhura për një kompani të caktuar, për të mos e lënë rezultatin e tenderit në dorë të “rastësisë”.

Dy denoncime kundër Genci Hyskës

Ashtu sikur ndodh zakonisht ata kanë menduar që këtë herë të mbushin arkën e një prej oligarkëve që bashkëpunon për këtë lloj shërbimi. Gjithsesi, debati për ndarjen e parave të tenderit ka dalë jashtë institucionit tashmë sepse dy nga kompanitë pjesëmarrëse kanë denoncuar procedurën.

Kështu, më datë 13 shkurt 2024, firma ‘Eco Riciklim’ ka dorëzuar një ankesë pranë KPP për tenderin e Genci Hyskës.  Në ankesë, pronari Arbër Teqja shprehet se në kriterin ku kërkohet një formular i posaçëm, është shkruar aq rrëmujë kërkesa sa nuk kuptohet cili është qëllimi dhe çfarë kërkohet konkretisht.

“Mënyra se si është formuluar kriteri, është e paqartë, pasi thuhet që: kontraktori dokumenton dhe regjistron në një regjistër të posaçëm, pra duket si detyrim që i kërkohet kontraktori ta zbatojë gjatë ekzekutimit të kontratës, dhe jo si kërkese për kualifikim. Gjithashtu, nëse është kriter kualifikimi, nuk është e qarte mënyra se se si duhet përmbushur nga OE, pasi nuk është specifikuar çfarë dokumenti konkret kërkohet të paraqitet”, thuhet në ankesë.

Gjithashtu, në proces-verbalin e argumentimit të kritereve, nuk jepet asnjë informacion që shpjegon dhe argumenton vendosjen e këtij kriteri, ndaj dhe nga ana jonë përpara ankesës që u depozitua në AK, bëmë edhe një kërkesë për sqarim, e cila ende nuk ka marrë përgjigje.

Po ndërsa Hyska mendohej çfarë “përgjigje” t’i kthejë Teqjas, një tjetër bashkëpunëtor i dikurshëm e ka denoncuar tenderin.

Firma V.A.L.E. RECYCLING e Elvis Mirit ankohet për të njëjtën pikë të tenderit tek KPP. Ndërkohë thkesohet që disa kritere janë krijuar për një kompani të posaçme dhe për të tjerët janë të paqartë.

“Duke qenë se ky kriter nuk është argumentuar nga AK kontraktor e kemi te vështirë te vlerësojmë apo te gjejmë dobinë apo rritjen e cilësisë së shërbimit qe i sjell Autoritetit Kontraktor ky kriter për detyrime që operatoret ekonomik i kanë ndaj organeve që i kanë licencuar, dhe për çfarë vlerësohet i nevojshëm vërtetimi që operatori ka dorëzuar pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, raportet e vet monitorimeve periodike, për ekzekutimin me sukses të kontratës”, shprehet kompania e Mirit.

Kështu për të njëjtën tender u bën dy ankesa. Kjo duket më shumë si një luftë biznesmenësh të përkëdhelur duke fituar gjithnjë tenderët e spitaleve. Në fakt, më të besueshëm do të bëheshin nëse denoncimin do ta bënin në SPAK për “shkelje të barazisë në tendera” se sa tek KPP e drejtuar nga Joanid Myzyri, që funksionon si pjesë e korporate në ndarjen e parasë publike nga drejtorët e korruptuar.

Shqetësimi ynë është se Materniteti i Ri do të kthehet në fole mbeturinash, pavarësisht se cili do ta fitojë këtë tender.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.  

 

 

Etiketa: Arber Teqjadenopncimeelvis mirimaterniteti i rispitali koco gliozheni

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Zjarr në fshatin Kërkovë të Vlorës, detajet e para

Zjarr në fshatin Kërkovë të Vlorës, detajet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë
Aktualitet

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26

Tre persona që shisnin paketa televizive IPTV në mënyrë të paligjshme, duke përdorur kanalet e platformave Digitalb, Tring dhe operatorëve...

Lexo më shumë
Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26
Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

12:42 - 10/11/26
Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

12:27 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com