GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi 13 mln lekë për stilolapsa, Veliaj ia jep pa garë Vilma Nushit   

20:05 - 26/04/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi 13 mln lekë për stilolapsa, Veliaj ia jep pa garë Vilma Nushit   
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Tiranës e Erion Veliajt vijon të bëjë tenderë për oligarkët në vend. Dhe normalisht kur vjen fjala tek oligarkët, Veliaj procedurat i zhvillon me po të njëjtat mënyra, në shkelje të rregullave të prokurimit publik. Aq më shumë kur në skenë është Vilma Nushi, mikja e ngushtë e qeverisë së Ramës, ku jo pak herë është denoncuar nga politika si një nga oligarkët në vend, sidomos kur vjen puna në përfitimin e tenderëve të Shëndetësisë. Por kur përmendim fjalën oligarkë, tenderi nuk ka rëndësi për çfarë bëhet, mjafton që lekët të shkojnë në destinacion.

Në datën 5 Prill 2022, Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë, e cila është nën varësi të Bashkisë Tiranë, ka hapur një tender për blerje kancelari. Tenderi mban numrin e referencës REF-23997-04-04-2022 dhe ka fondin limit prej 1.455.324 milionë lekë të reja, ose rreth 15 milionë lekë të vjetra. Në garë kanë marrë pjesë 4 kompani, të cilat janë “Infiniti Office” Sh.p.k, “Infosoft Office” Sh.p.k, “Librari Dyrrahu” Sh.p.k dhe “Marketing & Distribution” Sh.p.k.

Tre kompanitë e para, “Infiniti Office” Sh.p.k, “Infosoft Office” Sh.p.k, “Librari Dyrrahu” Sh.p.k janë skualifikuar nga gara me arsyetime se nuk janë paraqitur në “vendin, datën dhe orën e hapjes së ofertave me mostrat e kërkuara”, dhe për “mospërcaktim të trashësisë së qeses”, apo “fletë që nuk grisen lehtë”, etj. Me këto arsye absurde kompanitë janë skualifikuar dhe është lënë e vetme në garë kompania “Marketing & Distribution” Sh.p.k, e cila është në pronësi të Vilma Nushit. Tenderi është zhvilluar vetëm me këtë kompani dhe kompania ne fjalë është shpallur fituese. Pra, tenderi është zhvilluar pa garë dhe për këtë “Open Data” e ka futur në kategorinë e flamurit të kuq me mbishkrimin e skualifikimit të operatorëve ekonomik, përveç fituesit.

 

 

Siç e thamë dhe më sipër, kur në procedura publike marrin pjesë kompanitë Vilma Nushit, bëhet çdo gjë dhe nxirren kritere nga më absurde që ajo të shpallet fituese. Përpoes tenderin e ka fituar pa garë, kompania e Nushit rezulton që të ketë ofruar edhe ofertën më të lartë. Sipas dokumenteve specifike të tenderit, kompanitë kanë paraqitur këto oferta: “Infiniti Office” Sh.p.k rreth 11 milionë lekë të vjetra, “Infosoft Office” Sh.p.k  rreth 11 milionë lekë të vjetra, “Librari Dyrrahu” Sh.p.k  rreth 11 milionë lekë të vjetra, ndërsa kompania e Nushit, “Marketing & Distribution” Sh.p.k rreth 13 milionë lekë të vjetra dhe është shpallur fituese.

 

 

Lali Eri dhe Vilma Nushi kanë menduar t’u marrin 13 milionë lekë të vjetra taksave të qytetarëve, për të blerë lapsa, fletore, goma, etj. për çerdhet, ndërkohë që kompanitë e tjera mund ta kishin bërë për shumë më pak. Një tjetër taktik që vërteton se Erion Veliaj është shërbëtori më i mirë i oligarkëve në vend dhe keqmenaxhuesi më i keq i taksave të qytetarëve. Kur procedurat bëhen kaq hapur dhe media i zbulon përditë, habia qëndron se kur do t’i pikasin institucionet e drejtësisë që ta vënë para përgjegjësisë.

Gijotina.com

 

 

 

Etiketa: Erion Veliajgarekryesore2stilolapsatenderiVilma Nushi

Lajme të lidhura

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë
Breaking Views

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë
Breaking Views

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Para
Nuk kishte fasho dhe ujë / Ish-këshilltari holandez, letër Ramës: Gati vdiqa në Spitalin e Traumës

Nuk kishte fasho dhe ujë / Ish-këshilltari holandez, letër Ramës: Gati vdiqa në Spitalin e Traumës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me  institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale
Aktualitet

Indeksi/ Stabilitet i moderuar, por me institucione nën presion! Ku renditet Shqipëria në hartën globale

08:20 - 26/02/26

Në një botë që po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme, Shqipëria vijon të qëndrojë jashtë hartës së shteteve në...

Lexo më shumë
Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

Shkrumbohet makina luksoze, mjeti në pronësi të një personi me precedent penal (Emri)

08:12 - 26/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:58 - 26/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Shkurt 2026

07:50 - 26/02/26
Parashikimi i motit, 9 Mars 2025

Parashikimi i motit për sot, 26 shkurt 2026

07:44 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com