GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi 177 MLN lekë i Benet Becit për ushqime denoncohet në KPP

14:32 - 17/04/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi 177 MLN lekë i Benet Becit për ushqime denoncohet në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Babëzia me tenderët nuk ndalet as kur prokurohen ushqime për kopshtet e çerdhet. Kështu po ndodh edhe në Bashkinë Shkodër.

Më datë 7 mars 2024, kryebashkiaku Benet Beci ka njoftuar tenderin me objekt ‘Blerje e artikujve ushqimor’, për çerdhet dhe kopshtet në këtë bashki. Deri më datë 25 mars 2024 kanë paraqitur ofertat dy firma “EL-GJO-2006” sh.pk dhe “SEAD-SGS” sh.p.k. Ndërsa më datë 12 prill 2024 është shpallur fituese kjo e fundit.

Tenderi i mbushur me shkelje ka përfunduar në KPP dhe furnizimet me ushqime do të zvarriten. Ka qenë firma  “EL-GJO-2006” sh.pk” e cila më datë 16 prill 2024 ka paraqitur një ankesë pranë Komisionit të Prokurimit Publik ku shprehet se oferta e saj është përjashtuar në kundërshtim me ligjin.

Konkretisht ankimuesi shprehet se nuk qëndrojnë pretendim e AK në pikat më poshtë që i ka përdorur si argument për skualifikim.

“Nuk qëndrojnë pretendimet e AK i cili ka skualifikuar ofertën tonë nën argumentet:

Oferta juaj refuzohet për këto arsye: 1-Nuk plotësoni piken 2.2.1”Kapaciteti ekonomik dhe financiar” te DST, për vlerën e xhiros mesatare vjetore , pasi vlera e xhiros për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar 2022, 2021 dhe 2022 është më e vogël se vlera e përllogaritur e kontratës që prokurohet dhe konkretisht 17,783,380 lekë pa tvsh.

 2-Nuk keni plotësuar piken 2.3.6.Kapaciteti teknik, pasi nuk keni plotësuar tabelen nr.1, ku duhej te deklaronit kontratat e furnizimit qe ju dispononi. 3

Ne formularin e Vetëdeklarimit sipas shtojcës nr.8 keni deklaruar si subjekt mbështetës Martin Dede Vata për te cilin nuk keni paraqitur një Formular te veçantë te Vetë deklarimit, sipas përcaktimeve te DST,ku citohet si me poshtë: Në rast se, operatori ekonomik ofertues do të mbështetet në kapacitetet e subjekteve të tjera, një Formular i veçantë i Vetë deklarimit duhet të paraqitet edhe nga subjekti mbështetës.

-Ne shtojcën nr.1 keni deklaruar vlerën 9,983,870 leke pa tvsh ndërsa tek shtojca nr.2 Lista e artikujve keni deklaruar vlerën prej 16,089,000 leke, duke patur mospërputhje ne deklarimet e vlerave te ofertuar”, thuhet në ankesë.

Është e qartë se “mangësitë” e kompanisë së skualifikuar mund të rregulloheshin në komunikim me operatorin për të plotësuar dokumentet e kërkuara. Mbetet e paqartë se cila ka qenë oferta e skualifikuar 9,983 870 lekë pa TVSH 16089000 lekë. Sipas ankimuesit stafi i Becit nuk ka shqyrtuar sipas ligjit ofertën e tij dhe kjo ka sjellë penalizmin.

Ndoshta analiza e KPP do ta kthjellojë këtë situatë, por dhënia e kontratës tek një klient i favorizuar lë një shije dyshimi.

Theksojmë se prej vitesh firma SEAD-SGS sh.p.k ka qenë kliente e Bashkisë Shkodër, pavarësisht se kush vinte në krye të saj, çka ngre pretendimin që fituesi ka qenë i paracaktuar.

Që në kohën kur në bashki drejtonte Voltana Ademi, firma SEAD-SGS sh.p.k në pronësi të Entela Licit përfitonte tenderët për blerjen e artikujve ushqimorë. Ky lloj abuzimi përmes prokurimit të ushqimeve është përsëritur edhe në mars të vitit 2022, ku Ademi i fali pa garë tenderin 120 milionë lekë për të blerë ushqime. Epo tani që çmimet janë rritur edhe Lici ka rritur faturën që i pret bashkisë Shkodër. Ndërsa Beci po ecën me të njëjtat skema dhe aktorë ia kanë lënë gati paraardhësit e tij.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimbenet beciDenoncimtenderushqime

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Papa Francesku bekon gjerdanin e duelit mes kampionëve Fury-Usyk

Papa Francesku bekon gjerdanin e duelit mes kampionëve Fury-Usyk

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com