GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku Benet Beci është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion, por vazhdon manipulimin e tenderave të Bashkisë Shkodër. Sidomos kur bëhet fjalë për fonde të mëdha, Beci i skualifikon konkurrentët dhe i con paratë me porosi tek klienti i favorizuar. Kështu është vepruar me tenderin për rikonstruksionin e një shkolle.

Më konkretisht, bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rikonstruksion dhe ndërtim palestre shkolla e hapur “Ismail Qemali”, me fond limit 249 838 513,00 lekë pa TVSH.

Procedura është mbajtur më 29 shtator 2025 dhe kanë marrë pjesë 17 operatorë konkurrues, por komisioni i vlerësimit e ka kthyer në farsë duke favorizuar kompaninë e Shpresa Nikës nga Shkodra.

Për shkeljet e kryera, Open Data Albania e ka klasifikuar procedurën me përshkrimin: Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët. Tenderi është shënuar me “Flamur të kuq”, që është sinjali i riskut të korrupsionit.

Tender fiktiv, ku fiton oferta më e lartë

Operator ekonomik kontraktues NIKA SHPK – MANE/S SHPK përfaqësuar nga znj. Shpresa Nika ka bërë ofertën 157,829,210.80 lekë pa tvsh. Por kishte oferta të tjera më ekonomike të cilat u skualifikuan.

Sjellim si shembull ofertën e bashkimit të operatorëve ekonomikë “Progres Shkodra” shpk, “SHIJAKU” shpk dhe “BEAN” shpk e cila ka propozuar vlerën 156,625,543 lekë pa tvsh. Skualifikimi i saj është bërë pa të drejtë: për certifikatën e saldatorit e cila në fakt është paraqitur në dokumentet e tenderit.

Nga ana tjetër, duhet përmendur se një pjesë e kompanive që marrin pjesë me oferta më të larta në këtë tender, janë partnerë të Shkresa Nikës dhe së bashku kanë fituar tendera në bashkëpunim të tipit BOE.

Kështu, kompania “STËRKAJ” shpk dhe “NIKA” shpk kanë fituar së bashku tenderin “Rehabilitimi i Digës Rezervuarit Pukë-Bashkia Pukë” më 14 janar 2020.

Në këtë rast “STËRKAJ” futet në tender me një ofertë më të lartë, që nuk e rrezikon pozitën e Nikës.

Po kështu, ka vepruar edhe “Ndërtuesi 2014” shpk, i cili ka qenë më parë në marrëveshje me Nikën në disa tendera. Në 13 tetor 2023, së bashku kanë fituar tenderin “Ura lidhëse për fshatrat Vermosh-Velan-Velipojë” me kontratë me vlerën 71 288 673 lekë. Në 21 tetor 2019, me Drejtorinë e Spitalit Rajonal Shkodër, dy kompanitë  firmosën kontratën me objekt “Shërbim i impianistikës” me vlerë 4 496 261,00 lekë pa TVSH.

Më 14 dhjetor 2022, dy kompanitë kanë pasur marrëveshje për tenderin “Ndërhyrja për shmangien e përmbytjeve dhe erozionit në Bashkinë Korçë” me fond limit 51 100 215,00lekë pa TVSH.

“Nika” nuk ka kapacitet teknik për të zbatuar kontratën

Një nga kërkesat e tenderit është firmosja e një deklarate se kompania nuk i ka të angazhuara personelin dhe mjetet në kontrata të tjera publike në kohështrirjen e objektit të tenderit. Në dyshojmë se komisioni nuk ka bërë asnjë lloj verifikimi, sepse kështu veprohet kur ka porosi nga kryetari për favorizimin e një operatori.

“Nika” shpk rezulton se është zënë me kontrata të tjera në të njëjtën kohë, të cilat duhet të ishin shkak për skualifikimin e saj nga gara.

Më 20 gusht 2025, “Nika” shpk ka marrë nga bashkia Berat kontratën me objekt “RIKONSTRUKSIONI TOTAL I SHKOLLES SE MESME TE BASHKUAR , “ KOCO BRISKU”- LAPARDHA”, me fond limit 67 027 327,00 lekë pa TVSH. Afati i kontratës është 9 muaj, ndërkohë që angazhohen 41 punonjës dhe një listë e gjatë mjetesh, pajisjesh dhe makinash. Tenderi është marrë me “Flamur të kuq”.

Dhe pa nisur akoma punimet në këtë objekt, “NIKA” merr përsipër një tjetër shkollë.

Në të njëjtën kohë, Nika ka marrë më 22 gusht 2025 nga bashkia Tropojë tenderin me objekt “Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pafavorizuara” me fond limit 11 833 333,00 lekë pa TVSH.

Edhe ky tender është përfituar me “Flamur të kuq”.

Një muaj më vonë, “Nika” shpk ka marrë nga Bashkia Malësia e Madhe tenderin “Sistemim Asfaltim rruga Zekaj-Zenelaj-Koplik i Sipërm”. Kontrata me fond 7 324 303,00 lekë pa TVSH është shënuar me “Flamur të kuq” për shkak se janë elimimuar të githë pjesëmarrësit përvec fituesit.

Ndërkaq, Bashkia Tiranë, më 17 nëntor 2025, i ka dhënë Nikës tenderin me objekt “Rehabilitimi i kanalit vaditës, të fshatit Zall Herr”. Fondi limit i prokuruar është 34 458 333,00 lekë pa TVSH. Në këtë konratë Nika angazhohet me 20 punonjës dhe mjete e pajisje.

Edhe kryebashkiakja Anuela Ristani i ka skualifikuar të gjithë për të favorizuar Nikën.

Ndërkaq, vetë Bashkia Shkodër është në dijeni të një tjetër kontrate dhe në të njëjtën kohë të Shpresa Nikës. Më 10 dhjetor 2025, Shpresa Nika është shpallur fituese për tenderin me objekt “Rikualifikim i godinës së “Merkatos së Rusit”, me fond limit 35 396 159,00 lekë pa TVSH. Pra, me gjithë këta kunguj nëpër sqetulla, Nika ka të drejtë që më e pakta, të mos i dorëzojë në afat objektet, pa folur për cilësinë.

Shpresa Nika e nënvizuar nga KLSH për shkeljet në tendera

Në një raport auditimi KLSH fakton se kompania “Nika” shpk është kualifikuar një tender në shkelje të ligjit pa përmbushur kriteret. Në 28 dhjetor 2020, Gëzim Topçiu ka firmosur për kompaninë Nika shpk tenderin me objekt: Ndërtimi i Ujësjellësit Maçurisht-Plasë. Fondi limit i tenderit ishte 1.8 milionë euro, ndërsa oferta fituese rezulton 1.6 milionë euro.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se kompania Nika shpk është shpallur fituese pa plotësuar kriteret e shpallura nga vetë autoriteti kontraktor, pra nga Bashkia e Maliqit. Në shkelje të ligjit, Topçiu i Maliqit ka shpallur fituese

Pronare në letra e kompanisë “Nika” është 51-vjeçarja nga Shkodra, Shpresa Nika, pas të cilës fshihen disa zyrtarë të Rilindjes. Kompania “Nika” shpk ka marrë mbi 50 milionë euro tendera publikë e vetme dhe në bashkëpunim, në shumë raste pa plotësuar kriteret dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave.

Ndërkaq, kryebashkiaku Benet Beci nuk e ka problem të shpërndalë fondet e bashkisë në shkelje të ligjit të prokurimeve, sepse ky do të ishte thjesht një numër më shumë. Aktualisht Bebet Beci është marrë i pandehur në SPAK për korrupsion me me tenderat. Firmosjen e letrave Beci ia ka deleguar nënkryetarit. Por tashmë dihet se si vepron kryebashkiaku, porositë i jep me SMS.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: benet becishpresa nikatender

Lajme të lidhura

Zhupa: Mbështes protestën e “Shqipëria Bëhet” dhe dënoj dhunën e policisë
Breaking Views

Zhupa: Mbështes protestën e “Shqipëria Bëhet” dhe dënoj dhunën e policisë

18:58 - 15/12/25
Nis “Foltorja” e PD para kryeministrisë, Berisha mbërrin në shesh, Lapaj i hap vendin
Breaking Views

Nis “Foltorja” e PD para kryeministrisë, Berisha mbërrin në shesh, Lapaj i hap vendin

18:35 - 15/12/25
“PD shoqëri aksionere”/ Grida Duma shpërthen ndaj Berishës: Ika nga partia kur më quajti Nora e Kelmendit
Breaking Views

“PD shoqëri aksionere”/ Grida Duma shpërthen ndaj Berishës: Ika nga partia kur më quajti Nora e Kelmendit

18:22 - 15/12/25
Para
Veliaj nga qelia: “Mos miratoni buxhetin 2026 pa konsultuar Kryetarin e Bashkisë”

Veliaj nga qelia: “Mos miratoni buxhetin 2026 pa konsultuar Kryetarin e Bashkisë”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhupa: Mbështes protestën e “Shqipëria Bëhet” dhe dënoj dhunën e policisë
Breaking Views

Zhupa: Mbështes protestën e “Shqipëria Bëhet” dhe dënoj dhunën e policisë

18:58 - 15/12/25

Para nisjes së protestës së PD, e lajmëruar në ora 18:00 para Kryeministrisë, policia ka spostuar Adriatik Lapajn dhe aktivistët...

Lexo më shumë
Nis “Foltorja” e PD para kryeministrisë, Berisha mbërrin në shesh, Lapaj i hap vendin

Nis “Foltorja” e PD para kryeministrisë, Berisha mbërrin në shesh, Lapaj i hap vendin

18:35 - 15/12/25
“PD shoqëri aksionere”/ Grida Duma shpërthen ndaj Berishës: Ika nga partia kur më quajti Nora e Kelmendit

“PD shoqëri aksionere”/ Grida Duma shpërthen ndaj Berishës: Ika nga partia kur më quajti Nora e Kelmendit

18:22 - 15/12/25
Mbyllja e TikTok, Gjykata Kushtetuese mban anën e qeverisë, pranon shtyrjen e seancës për në shkurt

Mbyllja e TikTok, Gjykata Kushtetuese mban anën e qeverisë, pranon shtyrjen e seancës për në shkurt

18:07 - 15/12/25
Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA)

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA)

17:59 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com