GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesi brenda partisë është shndërruar në një plaçkitje të madhe të pronës publike, aq sa zyrtarët apo ish-zyrtarët veprojnë në mënyrë të hapur, vetëm e vetëm që të kënaqin eksponentë të mazhorancës. Një rast tipik i abuzimit vjen nga Qarku i Dibrës, pikërisht nga kryetarja e Bashkisë së Bulqizës, Festime Mjeshtri.

Me vendime tepër të befta, pa kryer asnjë konsultim publik, dëgjesë me banorët e zonës e gjithçka tjetër, Festimja ka nxjerrë në ankand një pronë të stërmadhe prej rreth 85 hektarësh në Martanesh, për një park të madh aerogjenerator. Ka dyshime se, të gjitha dokumentet e kryera nga vetë Bashkia e Bulqizës, janë qepur për t’ia dhënë një tjetër eksponenti të Partisë Socialiste.

Dokumentet e hulumtuara nga redaksia e Vox News tregojnë se përfitues i kësaj sipërfaqe të stërmadhe është Ardit Kaja, një ish-deputet dhe Prefekt i Dibrës. Dyshimet janë se, Kaja gjatë kohës që ndodhej në prefekturë, apo edhe në zyra të tjera shtetërore në Dibër, ka “qepur” letrat e tokës dhe me njohje e lidhje të afërta me strukturat e PS-së, ka arritur që ta marrë këtë leje.Por, skandali thellohet më tej për shkak se Bashkia e Bulqizës, apo edhe firma fituese e kësaj leje, nuk ka bërë asnjë konsultim me banorët e zonës së Martaneshit, të cilët janë shkelur dhe nëpërkëmbur nga vetë kjo bashki, duke qenë se pushteti lokal apo qendror nuk ka ndalur një projekt të shumë debatuar për ndërtimin e një HEC-i, duke devijuar ujërat e Basenit Mat në Basenin Drin.

Bashkia e Bulqizës ka shpallur fituesin e një ankandi të hapur para pak javësh, me objekt “dhënie në përdorim nga fondi pyjor/kullosor për ndërtim aerogjenerator, fotovoltaik (stacionet, bazamentet dhe objektet përkatëse) në pasurinë me sipërfaqe totale 85.9 ha, në fshatin Melcu, Njësia Administrative Martanesh”.

Mësohet se, vlera fillestare e ankandit ishte 132.000 lekë për hektarë në vit. Në total, për të gjithë sipërfaqen prej 85.9 ha, vlera e ankandit ka dalë 11.3 milionë lekë.

“Vlera e shpallur fituese është 11.467.650 lekë/vit. Ofertuesi i shpallur fitues është subjekti ‘ALB-ML Solar Energy Investment’. Ofertuesi i shpallur fitues ftohet të paraqes pranë Bashkisë Bulqizë, zyrës juridike dhe prokurimeve, kopjen e nënshkruar të formularit te kontratës dhe të sigurimit të kontratës, siç parashikohet në dokumentat standarde të ankandit, brenda 10 ditëve nga shpallja,” thuhet në dokumente.

Por, zonja Festime Mjeshtri, a është bërë ndonjë konsultim me banorët e zonës? Çfarë lejesh ka marrë ky subjekt? A i janë përshtatur dokumentet kësaj firme? Dhe, më kryesorja, a ka ndikuar një nga pronarët e firmës te Ju vetë, apo te punonjësit e tjerë të Bashkisë Bulqizë?

“ALB- ML Solar Energy Investment” është themeluar në muajin korrik të vitit 2025, nga Latif Miha, ish-deputeti e prefekti Ardit Kaja dhe Saimir Jakimi. Kapitali i kompanisë është vetëm 100 mijë lekë, ndërsa Miha zotëron 60 % të shoqërisë, teksa Ardit Kaja dhe Saimir Jakimi zotëron secili nga 20 % të firmës.

Objekti i shoqërisë është ndërtim impiantesh dhe panelesh fotovoltaike për prodhim energjie elektrike, tregtim brenda dhe jashtë vendit të energjisë elektrike.

Një nga ortakët e kësaj shoqërie, Ardit Kaja, ka lidhje të forta me pushtetin. Ai ka qenë në vitin 2017 Prefekt i Dibrës, ndërsa më parë ka qenë drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës. Gjithashtu ka qenë edhe kryeinspektor i INUK, në Bashkinë e Tiranës në vitet 2010-2011. Ndërkohë, ai ka qenë për një legjislaturë edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe më pas, drejtor i Zyrës së Punës në Dibër./ Voxnews

Etiketa: Ardit KajaFestime MjeshtriKryesore1

Lajme të lidhura

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen
Aktualitet

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen

11:15 - 13/05/26
FOTO/ Levë në kokë drejtorit në Delvinë! Policia fshehu ngjarjen, liroi autorët
Aktualitet

Plagosje në Sarandë! Goditet me thikë në gjoks një 42-vjeçar, dërgohet urgjent në spital (Emri)

11:00 - 13/05/26
Vrau dy vëllezër në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet pas 30 vitesh shqiptari në SHBA (Emri)
Aktualitet

Vrau dy vëllezër në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet pas 30 vitesh shqiptari në SHBA (Emri)

10:38 - 13/05/26
Para
Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

Discussion about this post

TË FUNDIT

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen
Aktualitet

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen

11:15 - 13/05/26

Gjykata e Tiranës i ka kthyer mbrapsht padinë kandidatës së përjashtuar nga gara për kreun e Partisë Demokratike, Mereme Sela,...

Lexo më shumë
FOTO/ Levë në kokë drejtorit në Delvinë! Policia fshehu ngjarjen, liroi autorët

Plagosje në Sarandë! Goditet me thikë në gjoks një 42-vjeçar, dërgohet urgjent në spital (Emri)

11:00 - 13/05/26
Vrau dy vëllezër në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet pas 30 vitesh shqiptari në SHBA (Emri)

Vrau dy vëllezër në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet pas 30 vitesh shqiptari në SHBA (Emri)

10:38 - 13/05/26
Mishi brazilian rezulton jashtë standardeve! BE e ndalo ndë rsa Shqipëria e ka importues kryesor

Mishi brazilian rezulton jashtë standardeve! BE e ndalo ndë rsa Shqipëria e ka importues kryesor

10:31 - 13/05/26
‘Po shkatërrohet bregdeti’/ Flet gjyqtari i njohur belg: Mafia po i pastron paratë në hotelet e Shqipërisë

‘Po shkatërrohet bregdeti’/ Flet gjyqtari i njohur belg: Mafia po i pastron paratë në hotelet e Shqipërisë

10:10 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com