GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi 25 mln lekësh i Presidencës denoncohet në KPP

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderi 25 mln lekësh i Presidencës denoncohet në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Historia me procedurat e prokurimit të institucioneve të vendit mbetet një problematik serioze. Siç e kemi thënë pothuajse çdo ditë, problematikat lidhen me kriteret që vendosen në shkelje të ligjit e deri tek procedurat për blerje mallrash të thjeshta me shpenzime marramendëse. Këtë problematik e kësaj radhe e hasim edhe në institucionin e Presidencës, në një tender të bërë së fundmi.

Në datën 13 Prill, Presidenca ka hapu një tender për blerje bojërash për fotokopje, printera e fakse. Procedura mban numrin e referencës REF-24997-04-13-2022 dhe ka fondin limit prej 2.500.000 lekë të reja, ose 25 milionë lekë të vjetra. Siç duket edhe Presidenca nuk kryen procedura të rregullta tenderimi dhe këtë na e tregon një ankesë që ka mbërritur në Komisionin e Prokurimeve Publike për këtë procedurë.

Ankesa është bërë nga kompania që ka marrë pjesë në garë, “INTERLOGISTIC”, e cila pasi ka parë kriteret e tenderit ka konstatuar disa pasaktësi. Sipas kompanisë, Presidenca nuk ka përcaktuar qartë mostrat që kërkon të blejë. Kompania shprehet se kjo paqartësi bie në kundërshtim me ligjin nr.162/2020 i Prokurimeve Publike. Konstatimi i dytë i kompanisë është edhe afati i vendosur për kohëzgjatjen e kontratës, ose afati i zbatimit të kontratës që është lënë vetëm 7 ditë. Ky afat sipas kompanisë, është i shkurtër kjo pasi bëhet fjalë për furnizimin me sasi dhe lloje të ndryshme tonerësh të cilat importohen nga furnitorë të ndryshëm ndërkombëtarë.

Kujtojmë se vendosja e kritereve të tilla në kundërshtim edhe me ligjin në procedurat publike, bëhet në ato raste kur institucioni që e bën ka paracaktuar fituesin e tenderit. Por të shpresojmë që nuk e bën këtë gabim institucioni që drejtohet nga Ilir Meta, që e konsideron veten si president opozitar. E aq më shumë kur ka akuzuar qeverinë për shpërdorim të taksave të qytetarëve, ndërkohë që institucioni i tij do të shfrytëzojë 25 milionë lekë në kundërshtim të ligjit.

Gijotina.com

 

 

Etiketa: DenoncohetKPPkryesore2LekePresidencatenderi

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Estonia bëhet vendi i parë në botë që njeh gjenocidin e Rusisë në Ukrainë

Estonia bëhet vendi i parë në botë që njeh gjenocidin e Rusisë në Ukrainë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26

Kryetari i bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, e cila...

Lexo më shumë
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com