GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi 350 mln lekë për kazanë plehrash, Emirjana Sako ia jep pa garë gruas së Afrim Qendros

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderi 350 mln lekë për kazanë plehrash, Emirjana Sako ia jep pa garë gruas së Afrim Qendros
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Interesant është fakti se kryebashkiakja e Durrësit në një tender të shpallur me fitues në datën 18 gusht ka hedhur rreth 350 MLN LEKË me TVSH për kazane plehrash për qytetin bregdetar. Foto se si plehrat dilnin jashtë kazanëve në çdo cep rruge në Durrës mbushnin redaksinë e JOQ Albania çdo ditë. Ky problem ishte kthyer në një shqetësim të madh për durrsakët të cilët shpreheshin se era e padurueshme jo vetëm kishte skandalizuar turistët por kishte bërë që edhe ata vetë të ndërronin qytet-banim.

Teksa Durrësi i bukur u la i zhytur nga mbetjet urbane çdo ditë të sezonit falë qeverisë, kryebashkiakja e kishte hapur këtë procedurë tenderimi që para katër muajsh e vetëm para pak ditësh, tani në fund të sezonit veror, shpalli fituesin.

Arsyeja e zvarritjes së këtij tenderi nga Sako është një skandal më vete, pasi taksapaguesit durrsakë kanë pritur katër muaj që plehrat në Durrës të mos marrin dhenë.

Skandali i radhës qëndron tek tenderi i shpallur me fitues me FLAMUR TË KUQ për skualifikim të të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit.

Tenderi me vlerë limit 290 MLN LEKË pa TVSH i ishte dhënë kompanisë “ZEQIRI shpk” e cila kishte ofruar vlerën ekonomike 223 MLN LEKË pa TVSH. Rregulli kryesor i PP është shpallja fitues e atij që jep ofertën më të ulët ekonomike në mënyrë që të minimizohen kostot për institucionin shtetëror.

Ironia qëndron se fituesi që ka dhënë ofertën më të ulët është skualifikuar dhe është shpallur fituese kompanitë BOE “LUAR BROS & START CO” në pronësi të Arbër Zejnatit dhe Shupo e Anila Qëndros bashkëshortes të ish-kreut të ARRSH Anila Qëndros.

Ata kanë ofruar vlerën më të lartë ekonomike 288 MLN LEKË pa TVSH.

Kjo pasi Zejnati dhe Qëndro kanë bërë ankim mbi specifikimet teknike të kompanisë fituese, gjë e cila është e paperceptueshme në një procedurë prokurimi publik pasi nuk është kompetencë e operatorit ekonomik ta kryejë diçka të tillë mbi një tjetër operator ekonomik konkurrues.

Kërkesa e tyre është shqyrtuar nga Komisioni i Prokurimit Publik dhe kompania me ofertën më të ulët që u shpall fituese është skualifikuar dhe fitues i tenderit është shpallur kompania me ofertën më të lartë.

Emirjana Sako i ka kushtuar një dëm prej 65 MLN Lekësh taksapaguesve të Durrësit dhe pyetja bie se ku kanë shkuar këto para?!

Përpos dëmit që i ka bërë turizmit këtë sezon dhe durrsakëve duke i lënë të kalben mes plehrave a ka SPAK për këtë kryebashkiake?! Apo qytetarët duhet t’i drejtohen Zotit, meqë Kraja me Hajnan janë me trajnim në SHBA?!/JOQ/

 

 

 

Etiketa: afrim qendroEmirjan SakoGruakazanekryesore2plehrashtenderi

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Para
Bëhuni gati! 4 shenjave të Horoskopi që do t’jua kthejë jetën përmbys

Bëhuni gati! 4 shenjave të Horoskopi që do t’jua kthejë jetën përmbys

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme
Aktualitet

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

11:37 - 26/10/26

Gjykata Penale ka vendosur lirimin e tre protestuesve të ndaluar gjatë protestave studentore, të cilat vijojnë prej dy javësh në...

Lexo më shumë
Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

11:27 - 26/10/26
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com