GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi 352 MLN lekë për zarfa të KQZ-së, Celibashi bllokohet nga denoncimet

14:01 - 05/03/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi 352 MLN lekë për zarfa të KQZ-së, Celibashi bllokohet nga denoncimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Po vijnë zgjedhjet e tjera, por kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, nuk e ka mbyllur akoma tenderin për blerje zarfash të sigurisë që e ka hapur një vit më parë. Tenderi 352 milionë lekë nisi në janar 2023 dhe vazhdon të jetë në qendër të përplasjeve  në KQZ dhe në Komisionin e Prokurimeve Publike. Ç’po ndodh? Nuk kanë të ndalur denoncimet për shkeljet.

Bëhet fjalë për prokurimin me Nr. REF-56408-01-19-2023, me objekt: “Prodhim zarfa sigurie dhe procesverbale me letër kimike”, me fond limit 35,288,816 lekë (pa TVSH) zhvilluar me datë 15 mars 2023 nga autoriteti kontraktor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Për këtë procedurë, në mars 2024 është bërë një tjetër denoncim nga dy kompani private.

Në dokumentin që Gijotina.com e disponon, përshkruhet se në datën 01.03.2024 pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankimi elektronik i bashkimit të operatorëve ekonomikë “Interlogistic” SHPK dhe “Inpress” SHPK, përfaqësuar nga operatori ekonomik “Interlogistic” SHPK. Nga shqyrtimi paraprak i ankesës konstatohet se dy firmat kundërshtojnë vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për kualifikimin e ofertës së paraqitur nga operatori ekonomik “ALBDESIGN PSP” SHPK në procedurën e prokurimit.

Sipas tyre, firma fituese nuk ka paraqitur dëshmitë që mund të vërtetojë që ka kryer punë të ngjashme më parë, si dhe s’ka dorëzuar dokumentet tatimore për të ardhurat.

Dy denoncime të tjerë

Gjithsesi pritet çfarë vendimi do të marrë KPP këtë herë, pasi ky është rasti i dytë që dy firmat denoncojnë këtë tender, me të njëjtin qëllim. Denoncimi i parë nga kompanitë “Interlogistic” SHPK dhe “Inpress” SHPK është bërë në gusht të vitit 2023. Edhe në atë kohë, kërkesa e tyre ishte shfuqizimi i vendimit tё KQZ për kualifikimin e ofertës fituese së paraqitur nga operatori ekonomik “Albdesign PSP” SHPK, sepse është “anomalisht e ulët”.

“Oferta ekonomike e paraqitur nga operatori ekonomik ”Albdesign PSP” është 30% më e ulët se vlera e fondit limit. Në zbatim të ligjit “Për prokurimin publik”, kjo ofertë do të duhet të konsiderohet anomalisht e ulët, dhe si rrjedhojë e papranueshme nga AK, argumentohet në kërkesën e dy kompanive”, thuhej në denoncimin e tyre.

Gjithsesi, para tyre ishte bërë një denoncim më datë më datë 26 janar 2023 nga firma “Adel Co”. Kompania pretendonte se ishte vendosur një kriter im paplotësueshëm, për shkak se kërkohej vërtetim për xhiron gjatë vitit 2022 ( ndërkohë që edhe Tatimet presin deri në 31 mars të vitit pasaardhës për këtë deklarim).

Ndërkohë, edhe KPP vlerësonte se ky kriter është në shkelje të ligjit, pasi asnjë kompani nuk mund të tërheq vërtetimin për xhiron vjetore të vitit 2022 nga Drejtoria e Tatimeve për shkak se rezultati nuk ka dalë akoma.

Gjithashtu KPP konsideroi si të vlefshme edhe ankesën për pikën ku KQZ kërkonte që ofertuesi të dorëzojë vërtetimin që tregon se ka në dispozicion 40 punonjës. Sipas Komisionit, prodhimet e procesverbaleve për vitin 2025 nuk do të bëhen që tani. Pra, jo të gjitha në të njëjtën kohë. Kështu maksimumi i punonjësve që nevojiten është 10.

Në këto kushte, KPP i kërkoi Celibashit që të modifikojë sa më parë dokumentet. Vendimi kërkonte që të eliminoheshin kriteret të cilat krijojnë hapësira për interpretime dhe abuzim! Por Celibashi nuk është dorëzuar ai ka vazhduar sërish me tenderin, por sërish ka mbetur “peng” në dyert e KPP.

Ky tender u nis për nevojat e KQZ-së për zgjedhjet e 14 maj 2023 dhe duket se do të përfundojë për ato të vitit 2025. Deri atëherë, Celibashi dhe KPP do ta kenë gjetur kompromisin se cilës firmë do t’ia japin këtë thes me lekë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimdenoncimeKPPKQZTEDNERtender per zarfe

Lajme të lidhura

Pedonalja e Ksamilit 1 milion euro/ Tenderi fiktiv i Oltion Çaçit për Neim Beqirajn, që i lë punët pambaruar
Breaking Views

Pedonalja e Ksamilit 1 milion euro/ Tenderi fiktiv i Oltion Çaçit për Neim Beqirajn, që i lë punët pambaruar

15:21 - 26/12/25
Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit
Breaking Views

Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit

14:16 - 25/12/25
Një ditë para arrestit/ Mirlinda Karçanaj firmos 2.3 miliardë lekë për vëllain e Gjiknurit, rrëzon ofertën 500 MLN lekë më të ulët të Gerond Mecajt
Breaking Views

Një ditë para arrestit/ Mirlinda Karçanaj firmos 2.3 miliardë lekë për vëllain e Gjiknurit, rrëzon ofertën 500 MLN lekë më të ulët të Gerond Mecajt

12:40 - 24/12/25
Para
Rithemelimi mbledh sot Këshillin Kombëtar, ja ndryshimet që priten

Rithemelimi mbledh sot Këshillin Kombëtar, ja ndryshimet që priten

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com