GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi 4.4 mln euro i naftës, Balla i jep Kastratit pjesën e luanit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi 4.4 mln euro i naftës, Balla i jep Kastratit pjesën e luanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderët e karburantit, kur i zhvillon Ministria e Brendshme përmes Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, janë një abuzim i vërtetë. Aty duket hapur vendimmarrja që nuk ka logjikë ekonomike, por kryen porositë e oligarkëve. Konkretisht, supertenderi i saposhpallur i ka kriteret sikur t’i kishte shkruar Shefqet Kastrati me dorën e tij.

Sikur të mos mjaftonte fakti që “Kastrati” dhe një grusht grosistësh e dominojnë tregun e naftës në formë oligopoli, drejtori i Taluant Ballës bën një blerje me “marrëveshje kuadër”.

Jo vetëm kaq! Afati i furnizimit dhe fondi limit llogariten për 3 vjet. Ku e di Balla sa do të jetë çmimi i benzinës pas 3 vjetëve? Ministri po luan me një fond të madh që i është besuar për blerjen e karburanteve të disa institucioneve.

Super tender për të mbushur arkën e Kastratit

Vlera e pritshme e kontratës që prokurohet nga vartësit e Ballës është 399,653,649 (treqind e nëntëdhjetë e nëntë milion e gjashtëqind e pesëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e dyzet e nëntë) Lekë pa TVSH ose 3,643,482 (tre milion e gjashtëqind e dyzet e tre mijë e katërqind e tetëdhjetë e dy) Euro që po të shtojmë TVSH bëhet rreth 4.4 milionë Euro. Kursi i këmbimit sipas Bankës së Shqipërisë datë 31.05.2023 është llogaritur 109.69 lekë.

Tenderi është mbi kufirin e lartë monetar dhe do të duhej të bëhej “ndërkombëtar”, por në mënyrë të qëllimshme ndahet në lote dhe ndiqet procedura “marrëveshje kuadër”.

Loti I është “Furnizim me lëndë djegëse për automjete Diesel (Gazoil)”, me afat të marrëveshjes kuadër 2 (dy) vite;

Loti II, “Furnizim me lëndë djegëse për automjete Diesel (Gazoil)”, me afat të marrëveshjes kuadër 12

(dymbëdhjetë) muaj; Loti III, “Furnizim me lëndë djegëse për automjete Diesel (Gazoil)”, me afat të marrëveshjes kuadër 3 (tre) vite; Loti IV. “Furnizim me lëndë djegëse për automjete Benzine pa plumb, me afat të marrëveshjes kuadër 2 (dy) vite”; Loti V. “Furnizim me lëndë djegëse për automjete Benzine pa plumb, me afat të marrëveshjes kuadër 3 (tre) vite”.

“Kriteret” e Ballës që i rrinë për shtati Kastratit

Duke ndjekur informacionet e Agjencisë së Prokurimeve, mësojmë se përfituesi kryesor (ndoshta i vetmi) i “marrëveshjes kuadër” me Ballën është oligarku “Kastrati”. Ai ka marrë menjëherë pjesën e luanit: Fjala është për Lotin V, “Furnizim me lëndë djegëse për automjete Benzine pa plumb”, me afat të marrëveshjes kuadër 3 vite”, me fond limit: 31,881,870 (tridhjetë e një milion e tetëqind e tetëdhjetë e një mijë e tetëqind e shtatëdhjetë) lekë (pa TVSH) ose 290,654 (dyqind e

nëntëdhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e katër ) Euro pa TVSH.

Një nga kriteret është përjashtimi i krahasimit të çmimeve, që do të thotë se Kastrati vetë vendos dhe e vulos këtë marrëveshje.

Në rastin e marrëveshjes kuadër, kur do të përdoret kriteri i vlerësimit të çmimit për njësi, për qëllime krahasimi, vlerësimi i ofertave të paraqitura duhet bërë në bazë të shumatores së çmimeve për njësi. Kjo metodë vlerësimi nuk do të përdoret nga autoritetet. Në këtë rast, çmimi i ulët do të vlerësohet me vlerën totale më të ulët të ofruar.

Duke marrë pjesë në procedurë vetëm dy kompanitë e tij “KASTRATI” SHPK dhe “KASTRATI” GROUP, oligarku ia ka shitur benzinën qeverisë me çmim që e kapërcen tregun: 176 lekë (pa TVSH), ose 201 lekë (me TVSH).

Vlerësimi i ofertës u bë më 24 korrik 2023 dhe u bë publik ditën sotme. Oferta e paraqitur, që ka vlerë totale prej 31,881,870 (tridhjetë e një milion e tetëqind e tetëdhjetë e

një mijë e tetëqind e shtatëdhjetë) lekë pa TVSH është identifikuar si fituese e procedurës së prokurimit.

Theksojmë se oferta është sa 100% e fondit limit! Më mirë të mos kishin bërë tender dhe t’i telefonin Kastratit që t’u çonte ca benzinë nga ajo më e shtrenjta!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: ballaKastrati

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Super gol në Brazil, kandidat për çmimin ‘Puskas’

Super gol në Brazil, kandidat për çmimin ‘Puskas’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi publikon pamjet: 2 makina uji kanë mbërritur në Rinas, do përdoren për të sulmuar të rinjtë
Aktualitet

Këlliçi publikon pamjet: 2 makina uji kanë mbërritur në Rinas, do përdoren për të sulmuar të rinjtë

16:07 - 19/10/26

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar pamje nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, ku duken dy autobotë...

Lexo më shumë
Policia tërhiqet, hapet rruga para Kryeministrisë! Protestuesit paqësorë afrohen para zyrës së Ramës

Policia tërhiqet, hapet rruga para Kryeministrisë! Protestuesit paqësorë afrohen para zyrës së Ramës

15:49 - 19/10/26
Aksion i policisë në Parkun Rinia, ujë dhe gaz lotësjellës ndaj protestuesve, disa të shoqëruar

Aksion i policisë në Parkun Rinia, ujë dhe gaz lotësjellës ndaj protestuesve, disa të shoqëruar

15:34 - 19/10/26
Shefi i Rendit sulmon gazetarin Osman Stafa dhe tenton t’i marrë telefonin: Çfarë  ke që filmon?!

Shefi i Rendit sulmon gazetarin Osman Stafa dhe tenton t’i marrë telefonin: Çfarë ke që filmon?!

15:29 - 19/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com