GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tenderi 4 mln dollarë për shëtitoren e Durrësit, FSHZH deformon projektin dhe vendos kritere arbitrare

12:00 - 16/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderi 4 mln dollarë për shëtitoren e Durrësit, FSHZH deformon projektin dhe vendos kritere arbitrare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas procedurës klienteliste prokuruese për menunë e ”100 Fshatrave”, një tjetër tender i shpallur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit është rrethuar nga hije të forta dyshimi. Bëhet fjalë për tenderin për transformimin urban (rajoni 1 dhe 2) ndërtimi i shëtitores së plazhit nga Ura e Dajlanit deri në godinën e Kavalishencës në Durrës, me fond limit 416 606 400 lekë ose rreth 4 milionë USD. Tenderi është shpallur në 29 qershor 2022, ndërsa afati i fundit për paraqitjen e ofertave ishte 15 korrik 2022.

FSHZH me në krye Dritan Agollin, ka ndërmarrë dy lëvizje, duke deformuar projektin rrugës, si dhe duke vendosur kritere teknike arbitrare dhe të panevojshme, veprime të cilat ngrenë dyshime të forta se janë ndërmarrë për të diktuar fituesin e tenderit.

Projekti për transformimin urban dhe ndërtimin e shëtitores së plazhit nga Ura e Dajlanit deri në godinën e Kavalishencës në Durrës është realizuar nga Studio Services ‘K-SA’ shpk. Por, në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik është pasqyruar një projekt ndryshe, me preventiv dhe zëra të ndryshuar, duke ulur cilësinë e projektit, por çuditërisht jo vlerën.

Deformimi i projektit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit është denoncuar nga studioja projektuese në Agjencinë e Prokurimit Publik. Pjesa e ndryshuar e projektit, që konsiston në uljen e cilësisë së punimeve, është shënuar si një ndërhyrje në projekt nga Bashkia e Durrësit.

Konkretisht, është përgjysmuar sasia e mbushjes me çakull, nga 7,100 m3 që ishte në preventivin e studios projektuese, në 3,714 m3. Është hequr fare parashikimi i mbushjes më rërë 50,000 m3, si dhe është ulur ndjeshëm nga 47,115 m3 që ishte, në 15,914 m3 shtresë çakulli 20 cm e përhapur dhe e ngjeshur me makineri.

Ulja e zërave të punimeve, me sa duket me qëllim për të fituar sa më shumë kompania fituese, mund të pasjelli degradimin e shpejtë të shëtitores.

Në këto rrethana, Studio Services ‘K-SA’ ka paralajmëruar se nuk mban përgjegjësi ligjore, morale apo financiare për pasojat që mund të sjellë zbatimi i projektit të manipuluar, sipas saj, nga FSHZH.

Nga ana tjetër, FSHZH ka vendosur që firmat pjesëmarrëse në tender, përpos të tjerave, duke të disponojnë rrul gome-hekur, me kapacitet jo më pak se sa 18 ton, rrul gome-hekur me kapacitet jo më pak se sa 18 ton si dhe rrul hekur, me kapacitet jo më pak se sa 8 ton. Kapaciteti i rrulit 18 ton dyshohet se është vendosur qëllimisht për të skulifikuar kompani të caktuara.

Të njëjtën procedurë punimesh mund të kryejnë edhe rrula me kapacitet 12-14 ton, aq më tepër që kemi të bëjmë me terren ranor. Sipas burimeve, kriteret e pajustifikuara nga FSHZH janë konstatuara nga disa kompani të interesuara për tenderin./Shqiptarja.com/

Etiketa: Fondi i zhvillimitkryesore2

Lajme të lidhura

Përmbyset ambulanca në Rrugën e Kombit, disa automjete përplasen nga akulli
Aktualitet

Përmbyset ambulanca në Rrugën e Kombit, disa automjete përplasen nga akulli

11:08 - 02/01/26
Aksident i rëndë në Lezhë/ Ky është çifti Petrit dhe Elona Florini që ndërroi jetë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Lezhë/ Ky është çifti Petrit dhe Elona Florini që ndërroi jetë

10:59 - 02/01/26
Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla
Aktualitet

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

10:30 - 02/01/26
Para
Përplasi pushuesit në plazhin e Jalës, arrestohet drejtuesi i gomones

Përplasi pushuesit në plazhin e Jalës, arrestohet drejtuesi i gomones

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përmbyset ambulanca në Rrugën e Kombit, disa automjete përplasen nga akulli
Aktualitet

Përmbyset ambulanca në Rrugën e Kombit, disa automjete përplasen nga akulli

11:08 - 02/01/26

Dy aksidente rrugore janë regjistruar në Rrugën e Kombit gjatë orëve të fundit, duke shkaktuar probleme në qarkullim dhe rrezik...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Lezhë/ Ky është çifti Petrit dhe Elona Florini që ndërroi jetë

Aksident i rëndë në Lezhë/ Ky është çifti Petrit dhe Elona Florini që ndërroi jetë

10:59 - 02/01/26
Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

10:30 - 02/01/26
“Rrit rrezikun e pastrimit të parave”, BE e shqetësuar për ‘Paqen Fiskale’ në prag të votimit në parlament

Teliti rendit 10 dështimet e qeverisë në 2025: “Varfëri më e madhe, propagandë më shumë”

10:02 - 02/01/26
Tragjedi në Lezhë–Shkodër: Aksident fatal, humbin jetën burrë e grua

Tragjedi në Lezhë–Shkodër: Aksident fatal, humbin jetën burrë e grua

09:52 - 02/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com