GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi 400 MLN lekë i Bilalit dhe Karçanajt denoncohet nga firma e Gjiknurit, e fitoi kompania e Beqajt

12:40 - 05/06/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi 400 MLN lekë i Bilalit dhe Karçanajt denoncohet nga firma e Gjiknurit, e fitoi kompania e Beqajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fondet për Start-up që dhuron ministrja Edona Bilali kanë vënë në aksion ujqërit e tenderëve, pas të cilëve qëndrojnë pushtetarët. Rasti tipik është ky me tenderin i cili ka si objekt  “Ngritja e sistemit të menaxhimit të informacionit për start up-et dhe lehtësuesit-për Ministrinë e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes” dhe fond limit rreth 400 milionë lekë. Para e madhe! Më i madh fondi i faqes së internetit se sa vetë “start up-et”.

Ky tender është fituar pa garë të rregullt nga bashkimi i operatorëve “Soft & Solution” SHPK dhe “Fastech” SHPK, të cilat kanë pas oligarkë të fuqishëm.

 

“Soft & Solution” SHPK drejtohet nga  Ermal Beqiri, emër që lidhet ngushtë me video përgjimin e famshëm “Meta – Prifti”, pasi ka qenë ekspert në Gjykatën e Lartë. Ky ishte një nga ekspertët që “rrëzoi” autenticitetin e këtij video-përgjimi.

Ndërkohë, “Fastech” SHPK ka si pronar Andis Papën, por pas saj qëndron Ilir Beqaj me kompaninë mëmë “INTECH”.

Ky tender është hapur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për të ndihmuar Bilalin në aferat e “start up-eve”. Ndërkohë, është vendosur bashkëpunimi me dy të fuqishmit e lartpërmendur.

Denoncimet

Kontrata që pritet të xhirojë 400 milionë lekë tek Beqiri dhe Beqaj do të duhet të kalojë në disa pengesa para se të firmoset. Kur “gara” bëhet mes oligarkëve ka edhe ankesa të fuqishme. Kështu del në skenë vëllai i Damian Gjiknurit. Sepse për këtë tender janë dërguar pranë Komisionit të Prokurimeve Publike dy denoncime. Njëri denoncim vjen nga firma e Klodian Alimadhit. Një emër i njohur për tenderët që merren nga institucionet në sektorin energjetik.

Ndërsa ankesa tjetër është bërë nga firma në pronësi të Lejdi Koçit dhe Enor Nakuçit, por pas saj thuhet se qëndron vëllai i Damian Gjiknurit, Panajot Gjiknurit. Sigurisht, duke qenë se edhe ata kanë miq të fortë në qeveri, pritet që KPP të ndalë vrapin e drejtoreshë Karaçanajt dhe të ministres Bilali.

Të dy ankimuesit shprehen se AKSHI i ka skualifikuar pa një shpjegim ligjor ofertat e tyre dhe ua ka dhënë tenderin në thyerje të rregullave firmave “Soft & Solution” SHPK dhe “Fastech” SHPK.

Ankesat janë regjistruar më datë 1 dhe 2 qershor, ndërsa tani pritet vendimi i KPP. Po me sa duket nga cilido krah të rrotullohet projekti, në duar oligarkësh do përfundojë.

Shpresojmë që KPP do të shoh abuzimet që mbart tenderi në brendësi dhe faktin që po shpenzon shumë lekë për tekat e radhës nga ministrja Bilali.

Kujtojmë se para një viti, kjo ministri shpërndau 300 milionë lekë për biznese “start up”. Ndërsa procesi u shoqërua me abuzime, ku aplikuesit e përzgjedhur ishin fëmijët dhe të afërmit e pushtetarëve.

Nepotizëm dhe korrupsion/ Kushëriri i Edona Bilalit, 12 mld lekë dëm tek Tatimet

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: afereEDONA BILLAIIlir BeqajMILIRNDA KARCANJpanajot gjiknuritender

Lajme të lidhura

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Para
Efi mbështet sërish Luizin

Efi mbështet sërish Luizin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?
Aktualitet

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar telefonin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës. Kujtojmë...

Lexo më shumë
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

13:29 - 18/12/25
Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

13:00 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com