GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi 7.8 MLD lekë, Manastirliu manipulon me kritere favorizuese, KPP ia rrëzon

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderi 7.8 MLD lekë, Manastirliu manipulon me kritere favorizuese, KPP ia rrëzon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vetëm pak ditë pas skandalit me sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila mori ryshfet për një tender, vjen një tjetër skandal i thurur nga vetë ministrja Ogerta Manastirliu. Në mars të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë ka  hapur garën për tenderin me objekt “Shërbimi i trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve spitalore, për mbulimin e nevojave spitalore për një periudhë 36 mujore”. Kemi të bëjmë me një tender që kërkon kujdes të veçantë, plus faktit që ka një fond limit prej 7.8 miliardë lekësh.

Tenderi është publikuar më datë 10 mars 2023 nw Sistemin e Prokurimeve Elektronike.

Ndërsa më datë 20 mars, ndaj tij është bërë denoncimi në Komisionin e Prokurimeve Publike, nga firma “Eco Empire” SHPK.

 

Sigurisht KPP ka njoftuar menjëherë Ministrinë e Shëndetësisë për këtë denoncim dhe i ka lënë hapësirën që të rishikojë procedurat. Por, Ogerta dhe stafi i saj nuk e kanë marrë fare mundimin të shqyrtojnë këtë ankesë dhe kanë njoftuar mospranimin e saj.

Kështu, si radhë herë, KPP i ka hyrë shqyrtimit të thellë kësaj ankese dhe ka evidentuar kriteret e parregullta të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.

Së pari, operatori ekonomik ankimues pretendon, se përllogaritja e kapacitetit të punimit të impianteve mund të bëhet edhe për 24 orë në ditë punë pa ndërprerje.

Duke theksuar se Autoriteti Kontraktor ka cenuar konkurrencën e lirë përmes disa kritereve të panevojshme rreth kapacitetit të impianteve.

Pas shqyrtimit, KPP ka pranuar pjesërisht pretendimet e “Eco Empire” SHPK, duke theksuar se në rastin konkret nuk duhet të harrojmë se ndër qëllimet e rëndësishme të ligjit është ajo e mirëpërdorimit të fondeve publike, qw ministria e ka anashkaluar.

 

Gjithashtu, KPP i ka dhënë të drejtë denoncuesit për pikën ku Ministria kërkon që operatori të dorëzojw dy dokumente të cilat vërtetojnë se në 3 muajt e fundit ka depozituar mbetje të këtij lloji. Në shqyrtimin e këtij kriteri KPP shprehet se Ministria nuk e ka argumentuar atë me bazë ligjore dhe lw hapwsirw për favorizim të ndonjë operatori specifik.

Për këtë arsye, KPP ka marrë vendimin që procesi i tenderit të ndërpritet dhe Ministria e Shëndetësisë të modifikojë ato kritere që bien ndesh me ligjin “Për Prokurimet Publike”.

 

Etiketa: abuziankeseDenoncimKPPOgerta Manastriliutender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
U hartua nga kryeministri Rama, drafti për Asociacionin do shqyrtohet në Berlin

U hartua nga kryeministri Rama, drafti për Asociacionin do shqyrtohet në Berlin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com