GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi 8.5 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve, Evis Berberi i ARRSH-së ia jep pa garë GECIT

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderi 8.5 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve, Evis Berberi i ARRSH-së ia jep pa garë GECIT
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një tender për mirëmbajtjen e disa rrugëve në veri të vendit me një shifër të majme dhe ia ka dhënë firmës “Geci Sh.P.K”, me pronar Ramë Gecin. Në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm firma “Geci”, duke ngritur dyshime se dokumentet janë “qepur”, sipas atyre të firmës fituese, ose, mes firmave të mirëmbajtjes ka një bashkëpunim për ndarjen e këtyre procedurave.

Pak ditë më parë, Boldnews.al publikoi investigimin se firma 2 T, e vëllait të komandantit të Gardës, garoi me veten në tenderin 12 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve në Jug. Dhe, disa ditë më pas, drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, ka finalizuar një procedurë tjetër, duke i dhënë sërish Gecit mirëmbajtjen e rrugëve veriore, kontratë të cilën e ka pasur edhe për disa vite më parë.

 

 

Në vitin 2017, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli fitues të tenderit për mirëmbajtjen e rrugëve në veri të Shqipërisë bashkimin e kompanive BIOLIAP- GECI, ku përfshihen Qarku i Shkodrës dhe ai i Kukësit, kundrejt një vlere prej 21.2 milionë eurosh për pesë vite. Në atë kohë, njoftimin në lidhje me rezultatet e tenderit e ka bërë Banka Botërore, teksa afati i tenderit përfundoi para pak muajsh. Pra, për 5 vite këto kompani morën një vlerë 21.2 milionë euro.

Në dokumentet që disponon Boldneës.al, rezulton se firma Geci duhet të mirëmbajë 238.41 km, ndërsa do të përfitojë shumën prej 8.5 milionë euro.

Objekti i tenderit është “mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të tre rajoneve”, teksa për këtë procedurë u bë tenderi në lotin 1, “mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të Rajonit Verior”, me vlerë totale 883,086,388 lekë pa TVSH, ose me TVSH mbi 8.5 milionë euro.

 

 

Por, duke analizuar dokumentet, ajo që bie në sy është se në këtë procedurë të majme mori pjesë vetëm 1 firmë, e cila ofroi rreth 99% të fondit të akorduar. Pra, ka lënë “rrugës” vetëm disa qindarka. Nga ana tjetër, fituesi është e njëjta firmë që e ka pasur edhe për 5 vite me radhë, ku në këto akse ka pasur probleme me mirëmbajtjen, sipas raportimeve të mediave të ndryshme./Boldneës.al/

Etiketa: ARRSHEvis BerberiKryesore1mirembajtjem rrugetRame Gecitenderi

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Si u vra polici 55-vjeçar për një shaka: Po ik o qorr, ju të tjerët ulni…

Pamje të rënda/ Momenti kur efektivi qëllon për vdekje kolegun në komisariat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

10:44 - 21/10/26

Përballja mes Bayernit dhe Arsenalit është kryendeshja e mbrëmjes së kësaj të mërkure në Champions League. Skuadra londineze vjen në...

Lexo më shumë
Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com