GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi 876 MLN lekë jepet pa garë/ Fshatrat e Devollit pa ujë, drejtori i Ballukut luan me paratë

14:13 - 20/06/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi 876 MLN lekë jepet pa garë/ Fshatrat e Devollit pa ujë, drejtori i Ballukut luan me paratë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

A do ta çojë ministrja Belinda Balluku ujin në Poloskë dhe në Kuç? Ujësjellësi është mjeti, por qëllimi i parë është përfitimi, më pas mbetet destinacioni: uji në çezmat e shtëpive të fshatarëve në Devoll. Zhvillimi i tenderit për këtë ujësjellës lë dyshime se fondi do të cenohet, pasi procedura është e korruptuar.

Konkretisht, më datë 24 maj 2024 është shpallur prokurimi me objekt “Ndërtim ujësjellësi për fshatin Poloskë dhe Kuç, Bashkia Devoll”. Për instalimin e tubave që do të çojnë ujin në këto dy fshatra është vendosur që të shpenzohen 876 milionë lekë.

 

Por shohim se si është devijuar procesi rrugës, prandaj lindin dyshime nëse janë të garantuara ndërtimi në afat dhe cilësia e punimeve për ujësjellësin. Tenderi organizohet nga Shoqëria e Rahonale e Ujësjellës Kanalizimeve, Korçë e cila është 51% në pronësi të Ministrisë së Infrastrukturës që drejton Belinda Balluku dhe pjesa tjetër nga bashkitë Korçë, Devoll, Maliq, Kolonjë dhe Pustec. Administrator është Petrit Tare, por letrat e tenderit janë nënshkruar nga një zyrtar i autorizuar.

Për këtë prokurim kanë dorëzuar oferta të ndryshme 11 kompani, që janë mjaftueshëm që të zhvillohet një garë e drejtë sipas ligjit. Por të emëruarit e Ballukut në këtë shoqëri kanë devijuar nga vendimi i qeverisë dhe ligji mbi prokurimet.. Në dokumentet e publikuara nga Agjencia e Prokurimeve shohim se janë 4 oferta më të lira, se sa shifra e kompanisë përfituese. Konkretisht, “DESARET COMPANY” ka propozuar vlerën 571 milionë lekë, bashkimi i operatorëve “XHENGO” Sh.p.k & “INA” SHPK, 575 milionë lekë , bashkimi “NDREGJONI” Sh.p.k, & “NDERTIMI” Sh.p.k, 578 milionë lekë, “ZEQILLARI” Sh.p.k prezantohet me vlerën 654 milionë lekë . Por të katërta ofertat e lira u skualifikuan menjëherë nga gara, Tre të parat u vlerësuan se janë oferta “anomalisht të ulëta”, ndërsa e fundit kishte një gabim matematik në propozimin e paraqitur.

 

Menjëherë më pas u skualifikuan edhe 6 kompani të tjera, duke mbetur kështu për në fund vetëm “NIEM” SHPK që propozonte ta kryente punën me 670 milionë lekë. Kjo ofertë në raport me ofertën më të lirë ishte 100 milionë lekë më e shtrenjtë. Këto para mund t’i ishin kursyer për nevoja të tjera që kanë qytetarët në këto fshatra.

Ndërkohë, Open Data Albania i ka vendosur tenderit ‘Red Flag’ që është shenja e riskut të korrupsionit. Në këtë tender ishte mundësia që të rregulloheshin të metat në dokumentet e kompanive të skualifikuara duke kërkuar shpjegime, ose të anulohej procedura, por komisioni e kishte paracaktuar fituesin.

Ndërkohë vëmë re se firma në fjalë është kompani e favorizuar në Bashkitë Korçë dhe Devoll, pasi të gjithë tenderët e fituar i janë dhënë nga këto dy bashki. Në të dhënat e Spendig Data rezulton se vetëm në 4 vitet e fundit firma në fjalë ka përfituar 5.6 miliardë lekë nga buxheti i shtetit përmes këtyre dy bashkive.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Belinda BallukuDevolltenderujesjlles

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Luftë për pikë, publikohen formacionet e sfidës Slloveni-Serbi

Luftë për pikë, publikohen formacionet e sfidës Slloveni-Serbi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Lexo më shumë
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com