GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Tenderi/ AKSHI 7 mln € për blerje të ofrimit të shërbimit të SMS-ve

17:16 - 17/11/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi/ AKSHI 7 mln € për blerje të ofrimit të shërbimit të SMS-ve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ofrimi i shërbimit të mesazheve të shkurtra telefonike (SMS) pritet t’i kushtojë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit disa miliona euro për një afat dyvjeçar. Konkretisht këtë të enjte AKSHI hapi procedurën e prokurimit që ka në objekt të saj “blerje e ofrimit të shërbimit të sms-ve”, me një fond limit prej 808 milionë lekësh apo rreth 7 milionë euro.

AKSHI ka sqaruar se përmes këtij shërbimi do t’i jepet mundësia që Portali e-Albania dhe sisteme e platforma të tjera elektronike të ndërlidhura në Platformën Qeveritare të Ndërveprimit, të cilat konsumojnë këtë shërbim, të dërgojnë mesazhe (SMS) për verifikim me dy mënyra, si dhe për njoftime të ndryshme për shërbimet që kanë aplikuar/marrë. Ky shërbim duhet të mund të ofrojë mesazhe ndërvepruese, si dhe mesazhe të personalizuara drejt qytetarëve/ bizneseve/ punonjësve të administratës publike përdorues të sistemeve e platformave elektronike.

Akltualisht e-Albania ofron dhënien e shërbimeve elektronike për qytetarët, bizneset, si dhe punonjësit e administratës publike. Numri i shërbimeve llogaritet në 1,225 shërbime elektronike, ose 95% e shërbimeve publike.

Në dokumente sqarohet se në mënyrë që qytetarët dhe bizneset të përfitojnë shërbime elektronike në portalin e-Albania, është e detyrueshme kryerja e regjistrimit të llogarisë në portal dhe kjo procedurë përfundohet me sukses vetëm pasi përdoruesi të ketë marrë nëpërmjet një SMS-je kodin me një përdorim për konfirmimin e regjistrimit të llogarisë.

“Edhe procedura e rivendosjes së një fjalëkalimi të ri është e lidhur me dërgimin me SMS të kodit njëpërdorimësh në fund të verifikimeve përkatëse dhe dhënies së mundësisë së ndryshimit të tij. Ky shërbim është po aq i rëndësishëm edhe në rastin e aplikimeve të dërguara nëpërmjet e-Albania, pasi institucioni ofrues i shërbimit, njofton lidhur me statuset e ndërmjetme deri në lëvrimin e shërbimit.

Gjithashtu, ky shërbim përdoret edhe nga Platforma e Nënshkrimit Elektronik, sa herë që nëpunësi publik ose i biznesit nënshkruan elektronikisht dokumente në formatin “.pdf” nëpërmjet platformës, si dhe në të gjitha sistemet informatike ku është integruar teknologjia e nënshkrimit elektronik remote (psh. sistemi e-kontrata, sistemi i recetës elektronike e-Rx, lejet e ndërtimit, etj.)” nënvizon AKSHI.

SMS SaaS (Short Mesage Service Softëare Aplication as a Service) është një shërbim mesazhesh që do t’i ofrojë AKSHI-it mundësinë që të dërgojnë mesazhe SMS drejt qytetarëve, bizneseve dhe punonjësve të administratës publike.

“Shërbimi duhet të ofrojë dërgimin e SMS-ve për verifikimin me dy mënyra (tëo ëay authentification), por edhe për njoftime të ndryshme nëpërmjet Platformës e-Albania. Verifikimi me dy mënyra apo e quajtur me dy faktorë është përmbushje procesi sigurie për autentifikimin e përdoruesve.

Autentifikimi me dy faktorë përdoret prej kohësh si zgjidhje teknologjike për të siguruar akses në sisteme me të dhëna personale dhe sensitive. Ky proces ofron siguri më të lartë për llogaritë e përdoruesve, ku përveç fjalëkalimit të llogarisë dërgohet me sms dhe një kod tjetër disa shifror për t’u bërë input në vendin / platformën /ap in e caktuar për aksesim” thuhet në dokumentet që shoqërojnë procedurën.

/Monitor.al/

Etiketa: AKSHIKryesore1SMStender

Lajme të lidhura

“Po na shkatërrohet biznesi”, Korçë, dhjetëra qytetarë në protestë
Breaking Views

“Po na shkatërrohet biznesi”, Korçë, dhjetëra qytetarë në protestë

20:03 - 02/03/26
Në pranga pronari i parukerisë së VIP-ave në Tiranë, hetohet edhe bashkëshortja
Breaking Views

Në pranga pronari i parukerisë së VIP-ave në Tiranë, hetohet edhe bashkëshortja

17:55 - 02/03/26
Merr fund izolimi, rikthehet qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas
Breaking Views

Merr fund izolimi, rikthehet qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas

16:22 - 02/03/26
Para
Salianji nga foltorja e Kuvendit: Projektet në duart e 5 oligarkëve

Salianji nga foltorja e Kuvendit: Projektet në duart e 5 oligarkëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK do arrestimin e Ballukut, PD dorëzon raportin: T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat
Breaking Views

SPAK do arrestimin e Ballukut, PD dorëzon raportin: T’i hiqet imuniteti, rrezikon të prishë provat

23:14 - 02/03/26

Partia Demokratike dorëzoi në Kuvend raportin e 5 anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit duke kërkuar heqjen...

Lexo më shumë
“Policia kishte dijeni për skenarin e protestës!”- Gledis Nano: Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin

“Policia kishte dijeni për skenarin e protestës!”- Gledis Nano: Drejtorët nuk po mbarojnë dot mandatin

22:40 - 02/03/26
U fsheh në Tropojë pas krimit në Tiranë, bie në pranga Gazment Buçpapa

U fsheh në Tropojë pas krimit në Tiranë, bie në pranga Gazment Buçpapa

22:30 - 02/03/26
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë

21:59 - 02/03/26
Editoriali Rama-Vuçiç në FAZ/ Gazetari gjerman: Rruga drejt BE-së është e mbyllur

Editoriali Rama-Vuçiç në FAZ/ Gazetari gjerman: Rruga drejt BE-së është e mbyllur

20:30 - 02/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com