GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi fiktiv i drejtorit të Rakip Sulit, 300 MLN lekë ia xhiron mikut të kryetarit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Rakip Suli shfaqet i patrembur dhe u pandalshëm në abuzimet me tenderët, megjithëse SPAK vazhdon hetimin për kryetarin e Bashkisë Kamëz

Rakip Suli shfaqet i patrembur dhe u pandalshëm në abuzimet me tenderët, megjithëse SPAK vazhdon hetimin për kryetarin e Bashkisë Kamëz

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rakip Suli shfaqet i patrembur dhe u pandalshëm në abuzimet me tenderët, megjithëse SPAK vazhdon hetimin për kryetarin e Bashkisë Kamëz lidhur me shpërdorimin e detyrës. Këtë herë Suli ka përdorur ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve, që varet prej tij, të bëjë ca shpenzime për të zbrazur magazinën e Arjan Latifit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje materiale për Ujësjellësin (saracineska, tuba, rakorderi, fasheta, bashkues etj) dhe Blerje materiale për Kanalet e Ujërave të ndotura (tuba korrogato, puseta etj).- Marrëveshje kuadër me një operator ekonomik- ku të gjitha kushtet janë të përcaktuar”. Tenderi është përgatitur administratori Eris Martini, që është në varësi të kryetarit Rakip Suli.

Duket sikur paraprakisht, kompania e Arjan Latifit është pyetur: Sa materiale të tilla keni në magazinë? Më pas është bërë një relacion teknik, ku thjesht përshkruhet se çfarë materialesh janë, por nuk përcaktohet pse duhen, si është llogaritur fondi limit, apo sa është çmimi paraprak për njësi.

Për të blerë tuba plastik dhe saraçineska, vartësi i Sulit do të shpenzojë 250 milionë lekë të vjetra (Pa TVSH) ose 300 milionë lekë me TVSH.

Përfituesi i këtij tenderi “ARJEIL” SHPK është një kompani me bazë në Kamëz dhe është i preferuar i kryetarit të bashkisë. Kjo kontratë që po firmos Suli me pronarin e firmës në fjalë është në shkelje të plotë të ligjit mbi prokurimet publike.

Në dokument duket qartë që tenderi ka marrë ‘Red Flag’ mha Open Data për mungesë të konkurrencës. Kjo është shenja që tregon riskun e korrupsionit. Për më tepër, Gijotina.com zbulon se ky është një tender fiktiv. Sipas të dhënave, vetëm dy firma kanë shfaqur interes për tenderin: “A R J E I L” SH.P.K dhe “ALPHA SOLUTIONS GROUP” shpk. Kjo kompani ka bërë një paraqitje fiktive duke mos paraqitur dokumentet në sistem. Madje nuk ka bërë as ofertë ekonomike. Në këto kushte tenderi duhej të anulohej dhe të shpallej përsëri për të marrë oferta konkurruese.

Jo vetëm kaq, por Arjan Latifi ka propozuar ta bëjë furnizimin me 100% të fondit limit. Edhe kjo është një arsye që tenderi duhet anuluar, por Rakip Suli nuk shqetësohet për dëmin në arkën e ujësjellësit dhe në buxhetin e bashkisë.

Suli nëpërmjet administratorit Martini, ia ka dhuruar menjëherë kontratën Arjan Latifit.

Siç theksuam edhe më lartë, kjo kompani është e preferuara e Sulit, por edhe e Erjon Veliajt. Nga dokumentet e Thesarit të Shtetit, shohim se vetëm në kohët e fundit, kjo kompani ka marrë transferta për 15 tenderë nga Bashkia Tiranë dhe 10 të tjerë nga Bashkia Kamëz, të cilat i ka fituar në mungesë të plotë të konkurrencës, me ndihmën e zyrtarëve të korruptuar.

Kështu, në 3 vitet e fundit kompania “A R J E I L” SH.P.K ka arkëtuar mbi 3 milionë euro nga Thesari i Shtetit, kryesisht përmes kontratave abuzive të firmosura me Erion Veliajn dhe Rakip Sulin.

Në nëntor të vitit të kaluar, kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, u thirr dy herë nga SPAK. Prokuroria po kryen hetimet ndaj kryebashkiakut dhe zyrtarëve të tjerë për disa vepra penale, siç janë “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Në kuadër të kësaj çështje, pasi SPAK ka sekuestruar të gjitha procedurat e ndjekura nga zyrtarët ka thirrur edhe Sulin të japë shpjegime.

Prokuroria ka tashmë të plotësuara hetimet për dy çështje: dëmshpërblimet për banesat e dëmtuara nga tërmeti dhe i dyti është për tenderat e pastrimit të qytetit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimRakip SulitendertubaUjesjlles kanalizime

Lajme të lidhura

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Para
VIDEO/ Sara shfaqet e shqetësuar, kërkon këshillën e Ilnisës: Qaj…

VIDEO/ Sara shfaqet e shqetësuar, kërkon këshillën e Ilnisës: Qaj...

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com