GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi i anuluar 3 herë/ Lali Eri hedh 315 MLN lekë për dy larëse kazanësh me garanci 6 muaj

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi i anuluar 3 herë/ Lali Eri hedh 315 MLN lekë për dy larëse kazanësh me garanci 6 muaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qysh kur kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj alias Lali Eri, është bërë vizitor në SPAK, shoqëria e varur prej tij dhe partnerëve nga Verona, “Eco Tirana”, nuk ndalet duke nxjerrë lekë nga arka. Dhe këtë e bën përmes tenderave pa garë.

Këtë herë ndërmarrjes i duhen fshesa që pastrojnë dhe lajnë kazanët e plehrave.

Për këtë ditën e sotme është hapur gara për tenderin me  numër reference REF-13226-07-16-2024  dhe me objekt ‘Blerje makina larëse kazanësh’. Ky tender mban “Flamurin e kuq” të vendosur nga Open Data Albania, për shkak se procedura është anuluar më shumë se dy herë. Kjo është shenjë e riskut të korrupsionit.

Shohim që tenderi është hapur njëherë në prill të këtij viti me të njëjtin fond limit 315 milionë lekë dhe më të njëjtat specifikime. Në dokument thuhet se tenderi është anuluar, por nuk dihen arsyet.

Sipas ligjit kur një prokurim anulohet, Autoriteti Kontraktor, në këtë rast shoqëria “Eco Tirana”,  ka për detyrë të rishikojë dokumentet standarde për kriteret e vendosura dhe fondin limit.  Por, e kemi parë që “Eco Tirana” e ka me urgjencë shpërdorimin e parave.

Tashmë janë institucionet kontrollore ato të cilat duhet të veprojnë dhe mos lejojnë të kalojë ky tender korruptiv.

Në fund të fundit janë shumë lekë vetëm për të pastruar kazanët, sepse sipas të dhënave në dokumente do të blihen vetëm dy autobote  1700 lt që përdoren për të pastruar kontejnerët e mbeturinave.

 

Me kaq para, “Eco Tirana” kishte blerë kazanë për një pjesë të mirë të lagjeve të Tiranës, kur kontejnerët janë të pamjaftueshëm dhe mbeturinat shpërndahen nëpër rrugë.

Dhe për më tepër do të blihen dy vjetërsira që shpejt kthehen në hekurishte. “Operatori ekonomik duhet të deklarojë se do të dorëzojë mjetet pranë ambienteve të Selisë Operative të Eco Tirana Sh.a. ish parku i autobusëve Rruga Don Bosko Tiranë, me taksat vjetore të paguara, siguracion të vlefshëm, të targuara, të loguara dhe se ofron garanci 6 (gjashtë) mujore për mjetet objekt prokurimi”. Edhe një tharëse flokësh të blesh në dyqan e ka garancinë 1 vit, ndërsa këto larëset e kazanëve e paskan kriterin të rezistojnë vetëm 6 muaj. Më pas?! Sërish tender me paratë e taksapaguesve kryeqytetas.

Vetëm gjatë muajt korrik, përveç këtij tenderi që po flasim, Veliaj përmes kësaj shoqërie ka shpenzuar 147 milionë lekë për fshesa të ndryshme dhe çdo njëri prej tenderëve është zhvilluar pa garë.

Në 10 qershor 2024 ka mbyllur tenderin me objekt  “Blerje fije metalike dhe rula”, që i duheshin për fshesat. Tenderi me vlere 27 milionë lekë iu bë dhuratë kompanisë SAHORA shpk.

Ndërkohë më datë 12 korrik 2024, shoqëria ka firmosur tenderin me objekt “Blerje makine fshese për fshirjen e rrugës” , ku me 120 milionë lekë administratorët e Veliajt sollën mjete të përdoruara.

Bashkë me tenderin e sotëm për dy autobote të përdorur për të larë kazanët, në këto 3 javë Veliaj ka shpenzuar 462 milionë lekë vetëm për fshesa dhe larëse. Me këto “fshesa” po zhduken paratë që paguajnë banorët e Tiranës për pastrimin e kryeqytetit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

Etiketa: abzuimeEco TiranaEerion veliajfshesaKOSHA MBETURINASHlai eritendera

Lajme të lidhura

Paratë e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn/  Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e “Sterilizimit shtetëror” dërgon miliarda lekë tek ish-drejtori i koncesionit
Breaking Views

Paratë e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn/ Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e “Sterilizimit shtetëror” dërgon miliarda lekë tek ish-drejtori i koncesionit

22:04 - 22/06/26
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit
Breaking Views

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin
Breaking Views

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

15:54 - 21/06/26
Para
Salianji përplaset me Naçon te “Siguria”: Pronar jeni ju këtu? Bëni ore punën tuaj…

Salianji përplaset me Naçon te “Siguria”: Pronar jeni ju këtu? Bëni ore punën tuaj...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reagon kompania e Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk jemi të përfshirë
Breaking Views

Reagon kompania e Kushner për projektin në Zvërnec: Nuk jemi të përfshirë

22:59 - 22/06/26

Kompania e Jared Kushner, Affinity Partners, ka mohuar përfshirjen në projektin e ndërtimit të një resorti luksoz në zonën e...

Lexo më shumë
Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit

Kërkesa e protestuesve për qeveri tranzitore/ Rama: E lexoi zëdhënësi i interesave të Iranit

22:42 - 22/06/26
Paratë e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn/  Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e “Sterilizimit shtetëror” dërgon miliarda lekë tek ish-drejtori i koncesionit

Paratë e OSHIS, Arisa Cane i lidh telat me Artan Lleshin dhe Ilir Rrapajn/ Vazhdon vjedhja, Drejtoresha e “Sterilizimit shtetëror” dërgon miliarda lekë tek ish-drejtori i koncesionit

22:04 - 22/06/26
Kryetarja e PS së Shkodrës sulmon Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty!

Kryetarja e PS së Shkodrës sulmon Spiropalin: Vetëpastrimi të nisë nga ty!

21:32 - 22/06/26
Ambasadorja e Zvicrës për protestën: Mbështesin Parlamentin dhe shoqërinë civile

Ambasadorja e Zvicrës për protestën: Mbështesin Parlamentin dhe shoqërinë civile

21:22 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmadridbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgoldenbahisUltrabetcasibom girişgrandpashabetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişbets10grandpashabet giriş