GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tenderi i bashkisë Tiranë përfundoi me dhunë, PD ngre disa pyetje

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi i bashkisë Tiranë përfundoi me dhunë, PD ngre disa pyetje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tender i bashkisë së Tiranës për “Blerje lëndësh djegëse për ngrohje në objektet arsimore”, përfundoi në dhunë dhe kërcënime, si dhe me arrestimin e ofertuesve.

“Por, kështu shkojnë gjërat kur tenderat janë korruptivë dhe konkurrenca ia le vendin hileve dhe forces”, tha sot në një deklaratë, z. Klevis Balliu, Sekretar i Organizimit në PD, i cili ngriti disa pyetje.

“Për të kuptuar natyrën korruptive të tenderit dhe dhënësve të tij mjafton një element, – vërejti para mediave,z. Balliu. –  Buletini i Agjencisë së Prokurimit Publik nr. 32, datë 11 prill 2023, pra i datës së sotme, publikon formularin e njoftimit të fituesit nga Bashkia Tiranë. Pra, menjëherë pas daljes në media të veprimeve korruptive dhe kriminale të tenderit fiktiv.

Është në traditën e Bashkisë që i njofton tenderat publikisht vetëm kur në media dalin informacione, apo kur konkurentët në tender kërcënojnë njëri-tjetrin dhe pazaret prishen e bëhen publike.

Partia Demokratike e Shqipërisë ka disa pyetje për strukturat shtetërore:

Përse nga asnjë strukturë e specializuar, SPAK, BKH, Prokurori e Përgjithshme, etj, nuk hapet çështja penale për një skandal të përmasave të tilla, ku ofertuesit pjesëmarrës kërcënohen me njëri tjetrin?

Si ka mundësi që nga SPAK–u nuk konstatohen asnjëherë shkelje në tenderat abuziv dhe fiktiv që zhvillohen nga Bashkia Tiranë?

Përse SPAK-u nuk e heton një tender të tillë abuziv, i cili është hapur në datë 10 Mars 2023, ndërkohë njoftimi i fituesit paraprak është publikuar sot në datë 11 Prill 2023?

Sa ditë i duhen komisionit të vlerësimit të ofertave të Autoritetit Kontraktor për të vlerësuar një tender të tillë abuziv?

Përse vlerësimi i ofertave është bërë pas 33 ditësh, apo ju la kohë ofertuesve që të kërcënoheshin me njëri tjetrin?

Përse vlerësimi u shpall në Buletinin e datës së sotme, menjëherë sapo u konfliktuan personat pjesëmarrës në tender?

Përse Bashkia Tiranë i lë ofertuesit që të konfiktohen me njëri tjetrin, ndërkohë që ligji i prokurimit publik ka të parashikuar qartë afatet e vlerësimit të ofertave pjesëmarrëse?

Përse nga asnjë instancë ligjzbatuese nuk verifikohet rasti konkret, se si është përllogaritur vlera e fondit limit?

A e dinë instancat ligjzbatuese se vlera për një kilogram pelet është përllogaritur në tender disa herë më e lartë se sa ky produkt shitet aktualisht me pakicë në treg?

Si ka mundësi që oferta fituese është ulur nga fondi limit rreth 325 milon lekë pa TVSH?

Përse nga Bashkia Tiranë u zhvillua një tender i tillë, me një shpejtësi të çuditshme, përpara zgjedhjeve, ndërkohë përpara janë muajt e verës dhe dimri do kohë që të vijë, si dhe për më tepër, kur ngrohja në kopshte, çerdhe dhe shkolla mungon?

Të nderuar bashkëqyetarë të Tiranës dhe taksapagues:

Qëllimi i hajdutëve në ikje, është zhvillimi i prokurimeve fiktive, me qëllim që vjedhja të jetë sa më e madhe, sepse Lavatriçja e Tiranës i do paratë për të blerë votat.

Të nderuar prindër, kjo është arsyeja përse mungon ngrohja në shkolla, kopshte dhe çerdhe, sepse hajdutëve nuk u interesojnë fëmijët tuaj, por paratë në xhepat e tyre dhe për fëmijët e vet dhe të atyre me të cilët ndajnë paratë që u vjedhin ju.

Është hera e dytë radhazi, si në rastin e denoncuar nga Belind Këlliçi, për rrugën Xhon Belushi, që u anullua menjëherë sapo u denoncua se po zhvillohej tender fiktiv.

Këto marifete në vjedhje dhe në propagandë duhet t’ju dalin parasysh më 14 maj kur të hidhni votën. Ndryshimi është në duart tuaja”, tha Balliu.

Etiketa: PDpyetjetender

Lajme të lidhura

Rama sillet si karagjoz me rilindasit, foto me AI mes patriotëve të Kongresit të Manastirit
Breaking Views

Rama sillet si karagjoz me rilindasit, foto me AI mes patriotëve të Kongresit të Manastirit

22:00 - 22/11/26
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari denoncon dhunën në polici: Më gjobitën 5 milionë lekë, nuk tërhiqem nga protestat
Breaking Views

“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari denoncon dhunën në polici: Më gjobitën 5 milionë lekë, nuk tërhiqem nga protestat

20:11 - 22/11/26
Bilanci i gjobave në protesta/ 338 masa me vlerë rreth 3.17 mln lekë të reja, gjysma 3 dënime 500 mijë lekëshe
Breaking Views

Bilanci i gjobave në protesta/ 338 masa me vlerë rreth 3.17 mln lekë të reja, gjysma 3 dënime 500 mijë lekëshe

19:55 - 22/11/26
Para
Banorët çojnë në SPAK kryetarin e bashkisë Mat, Agron Malaj

Banorët çojnë në SPAK kryetarin e bashkisë Mat, Agron Malaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barcelona fiton me përmbysje, por shpërthejnë polemikat: Gjyqtarët akuzohen se injoruan rregulloren
Breaking Views

Barcelona fiton me përmbysje, por shpërthejnë polemikat: Gjyqtarët akuzohen se injoruan rregulloren

23:28 - 22/11/26

Barcelona ka marrë një fitore dramatike sot përballë Vijareal. Por suksesi 3-2 me përmbysje nga 0-2 për miqtë, u shoqërua...

Lexo më shumë
Rama sillet si karagjoz me rilindasit, foto me AI mes patriotëve të Kongresit të Manastirit

Rama sillet si karagjoz me rilindasit, foto me AI mes patriotëve të Kongresit të Manastirit

22:00 - 22/11/26
Milani shpërthen në San Siro, pesë gola ndaj Frosinones dhe ngjitje në kuotën e 27 pikëve

Milani shpërthen në San Siro, pesë gola ndaj Frosinones dhe ngjitje në kuotën e 27 pikëve

21:45 - 22/11/26
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari në polici: Më sulmuan disa persona që nuk i njihja

Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari në polici: Më sulmuan disa persona që nuk i njihja

21:20 - 22/11/26
Liverpool shkatërron Manchester United, Anfield në festë për katër golat në supersfidën e Premier League

Liverpool shkatërron Manchester United, Anfield në festë për katër golat në supersfidën e Premier League

21:00 - 22/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com