GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tenderi i çuditshëm i Policisë së Shtetit: 38 mijë euro për të marrë 1 makinë me qira!

23:16 - 08/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderi i çuditshëm i Policisë së Shtetit: 38 mijë euro për të marrë 1 makinë me qira!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fiks Fare denoncoi një procedurë tenderi, të hapur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, për të marrë me qira makina për Policinë e Shtetit.

Pak ditë më parë, ky Operator hapi tenderin me objekt “marrje mjetesh rrugore me qira” për Policinë e Shtetit. Fondi i këtij tenderi është 450 milionë lekë ose nëse do e konvertojmë në euro, 4.5 milionë euro.

Fiks Fare shfletoi dokumentet e këtij tenderi ku rezulton se Policia e Shtetit do të marrë 60 mjete SUV dhe 60 mjete SEDAN. Mjetet SUV janë pak të larta, gjysmë foristradë, ndërkohë që mjetet SEDAN janë mjete të ulëta. Pra, në total, Policia e Shtetit do të marrë 120 mjete me qira.

Në dokumente është vënë edhe një klauzolë, e tipit “ruajtje e imazhit profesional”.

Në dokument citohet se “marrja me qira e mjeteve do të jetë për një periudhë 4 vjeçare, pra do të merren me zero kilometra dhe do të jenë në përdorim të qiramarrësit për 4 vjet me një planifikim vjetor mesatar 32.500 km për grup mjetesh ose shfrytëzim mesatar prej 130.000 km për 4 vjet po për grup mjetesh”.

Arsyetimi i shtetit është se kjo do të mundësojë efikasitet dhe ruajtje të imazhit të institucionit”.

Afati kohor për marrjen e këtyre mjeteve me qira është 4 vite. Çka do të thotë se, mjetet do të merren në përdorim për Policinë e Shtetit për një afat 4 vjeçar, ndërkohë që pas përfundimit të këtij afati, këto mjete do t’i dërgohen firmës që do të shpallet fituese e tenderit.

Në dokumente citohet se pronësia i ngel koncesionarit, i cili merret edhe me lejen e qarkullimit, nxjerrjen e targave apo edhe taksat. Madje, merret edhe me logimin, serviset rutinë dhe vendos GPS në makina.“Makinat, thuhet në dokumente, nuk figurojnë si asete të institucionit që i merr me qira, pasi pronar i mjetit mbetet qiradhënësi! Pra duke mbetur pronar qiradhënësi, mjetet në fund të afatit kontraktuale i kthehen atij”- thuhet në shkresa.

Fiks Fare bëri një kalkulim se sa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit marrja e një makine me qira për 4 vite nga Policia e Shtetit. Në dokumente, saktësohet se do të merren 60 copë makina “SEDAN” me qira për Policinë e Shtetit.

Etiketa: Kryesore1makina me qiraPoliciaTEDNER

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Berisha nga Shkodra: Asnjë votë për Tom Pazarin, ai është skllav i Edi Ramës

Berisha nga Shkodra: Asnjë votë për Tom Pazarin, ai është skllav i Edi Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com