GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi i diplomave/ Komisioni i Arben Gjatës me moton “kap ç’a t’kapësh”, ja si u favorizua fituesi

13:30 - 01/05/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Tenderi i diplomave/ Komisioni i Arben Gjatës me moton “kap ç’a t’kapësh”, ja si u favorizua fituesi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në çdo Universitet të Shqipërisë ndodh që studentët t’i marrin diplomat edhe pas një viti apo më shumë që nga data ku kanë diplomuar, kjo për shkak se administrata ankohet se “nuk kanë kartonë” apo se “nuk është bërë lidhja e diplomave”.

Në fakt, diplomat nuk vonohen se nuk ka kortonë, por sepse drejtuesit ecin me moton e njohur tashmë “kap ç’a t’kapësh”. Edhe këto para që akordohen për lidhjen e diplomave, stafi i rektorit i fut në skemën e abuzimit përmes tenderit. Kështu na ndodhur më Universitetin e Mjekësisë, ku rektori Arben Gjata më 15 dhjetor të vitit të shkuar ka hapur tenderin me objekt “Prodhim dhe printim diplomash për njësitë shpenzuese të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, për të cilin janë lënë në dispozicion rreth 15 milionë lekë.

Në 15 janar 2024, Universiteti njoftoi se në fazën e parë kanë kaluar garën 4 firma, ndërsa kishte skualifikuar ofertën më të ulët. Dhe vetëm 3 ditë më pas është shpallur fituese firma  “F.L.E.SH” SHPK  me ofertën 9.4 milionë lekë.

Epo, kjo gjë nuk i ka pëlqyer operatorëve të tjerë, të cilët pretendojnë se gara nuk u zhvillua e drejtë.

Denoncimi

Kështu, në datën 23 janar 2024, pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është dorëzuar ankesa me nr. 154 prot., e Operatorit ekonomik “Inpress” SHPK, ku u konstatua se objekti i saj lidhet me kundërshtimin e vendimit mbi kualifikimin e ofertës së paraqitur nga operatori ekonomik “F.L.E.SH” SHPK. Sipas firmës “Inpress” të Shkëlqim Pelinkut fituesi mori tenderi jo sipas rregullave ligjore.

Ku në ankesë theksohej se firma fitues ka një ofertë anomalisht të ulët dhe nuk ka paraqitur mostrat për produktin ashtu sikur e kërkojnë kriteret e vendosura në dokumentet standarde të tenderit.

Ndërsa ngrihen dyshimet se këto kritere janë anashkaluar për firmën fituese pasi më shumë siguri ajo nuk përmbush kriteret për përmasat, materialin dhe stampimin e kartonëve siç i kërkon universiteti.

“Së pari operatori ekonomik “F.L.E.SH” SHPK ka paraqitur një ofertë ekonomike tërësisht dhe anomalisht të ulët. Së dyti kemi bindjen që OE FLESH shpk në kundërshtim me pikën 2.3.3 “kapaciteti teknik” të shtojcës 7, kriteret e veçanta të kualifikimit të DST, nuk ka paraqitur mostrat në përputhje me specifikimet teknike të përcaktuara në DST”, thuhet në ankesë.

Më tutje ankimuesi ngre dyshime se deri në momentin e fundit që ka qenë afati për përdorimin e ofertave firma  “F.L.E.SH” SHPK ka patur detyrime tatimore për të paguar.

“Së treti, mendojmë që në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në DST dhe rregullat e prokurimit publik OE FLESH SHPK ditën dhe orën e hapjes së ofertave, ka pasur detyrime tatimore të papaguara dhe kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të papaguara. Për këtë arsye kërkojmë nga KSHA e AK dhe KPP që përpara marrjes së një vendimi të arsyetuar mbi këtë ankesë dhe përsa i përket kësaj pike, të kërkojnë zyrtarisht një informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve”, theksohet në ankesë.

Pas shqyrtimit të dokumenteve dhe ankesës së bërë KPP ka dalë në një konkluzion ku shprehet se “KPP referuar përgjigjes së laboratorit “Eko Studio Projekt” SHPK, konstaton, se mostrat e paraqitura nuk mund t’i nënshtrohen procesit të testimit për sa kohë elementët e stampimit, printimit do të ndikonin në peshën e letrës së përdorur. Akoma më tej, Komisioni rithekson, se ashtu siç është përcaktuar në kriteret e veçanta të kualifikimit, operatori duhet të dorëzojë mostrat duke krijuar një produkt të ngjashëm me ato të kërkuara në specifikimet teknike, konkretisht mostrat e dorëzuara i shërbejnë autoritetit kontraktor për të vlerësuar nëse një operator ekonomik ka kapacitete për të siguruar produktin e kërkuar nga autoriteti kontraktor në përputhje me specifikimet teknike të kërkuara në dokumentet e tenderit”. Duke treguar se vërtetë kjo pikë e rëndësishme është tejkaluar nga firma fituese dhe komisioni i Gjatës e ka favorizuar.

Për këtë arsye KPP vendos të pranojë ankesën dhe i kërkon Gjatës të anulojë vendimin e parë të komisionit të vlerësimit të ofertave dhe të skualifikojë operatorin ekonomik “F.L.E.SH.”.

Ndërkaq, duke studiuar ofertat e bëra në tender, shohim se ka një lojë brenda garës. Firma “F.L.E.SH.” shpk në pronësi të Flamur Hudhrit nuk ka qenë oferta më e ulët, por ka pasur edhe një kompani tjetër me propozim akoma më “ekonomik” të prezantuar nga shtëpia botuese “Onufri” shpk, e cila është skualifikuar në fazën e parë. Kjo kompani është në pronësi të botuesit Bujar Hudhri. Fakti që kanë një mbiemër dhe ofertat kanë diferencë të vogël na shtyn të mendojmë se nuk është koincidencë.

Sigurisht, që ky është një tender me vlerë të vogël që mbase nuk i hyn në sy rektorit Gjata, por edhe komisioni i tenderit nuk vepron pa firmën e tij.

Arben Gjata është në hetim për shpërdorim të fondet shtetërore. Kujtojmë se mes personave për të cilët SPAK lëshoi masën ‘detyrim paraqitje’ për çështjen e koncensionit të sterilizimit, është dhe Arben Gjata, rektori i Universitetit të Mjekësisë.

Gjata, në kohën kur u lidh koncesioni më dhjetor të vitit 2015, ka pasur detyrën e anëtarit të komisionit të koncesionit të sterilizimit.

Me urdhër të SPAK për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milion euro janë arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj,  pronari i kompanisë Investital LLC. Po ashtu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është marrë së fundmi i pandehur nga Prokuroria e Posaçme pas përfundimit të hetimeve për koncesionin

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
EURO 2024/ FSHF: UEFA do të nxjerrë në shitje një sasi të fundit të biletave këtë të enjte

EURO 2024/ FSHF: UEFA do të nxjerrë në shitje një sasi të fundit të biletave këtë të enjte

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com