GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi i makinave me qira: Lali Eri i fal 2.4 MLN Euro Gert Gjelit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi i makinave me qira: Lali Eri i fal 2.4 MLN Euro Gert Gjelit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

A ka nevojë Bashkia e Tiranës, për marrje makinash pune e zyre me qira? Erion Veliaj alias Lali Eri nuk pyet njeri! Kjo del edhe nga këqyrja e dokumenteve të tenderit 3.4 milionë euro për “Marrje Mjetesh Rrugore me Qera Operacionale

(leasing) për Policinë Bashkiake, Njësitë Administrative, MZSH dhe aparatin e Bashkisë Tiranë”. Nuk ka asnjë argumentim ekonomik apo mbështetje në vendimet e këshillit bashkiak për këtë shpenzim marramendës. Për më tepër tenderi është fiktiv pasi njëra kompani ka paraqitur ofertë zero lekë, ndërsa pjesëmarrësja tjetër e ka denoncuar procedurën në Komisionin e prokurimit publik.

Koncesioni i pashpallur  

Ky është një koncesion i pashpallur sepse kontrata e shërbimit është 3-vjeçare dhe shfrytëzon paratë e buxhetit afatmesëm deri në 2027. Tenderi i hapur më 22 dhjetor 2023, në mjegullën e fishekzjarrëve të festave të fundvitit ka vetëm një qëllim: kreditimin e fondit në llogarinë e një biznesmeni të paracaktuar për koncesionin e pashpallur.

Tenderi ndahet në tre pjesë, ku Loti 1 është “Marrje Mjetesh Rrugore me Qera Operacionale (leasing), autoveturë elektrik”, Loti 2 : “Marrje Mjetesh Rrugore me Qera Operacionale (leasing), Kamionçinë Pick UP”; Loti 3: “Marrje Mjetesh Rrugore me Qera Operacionale (leasing), Mikrobuz”.

Fondi limit është 353.977.200 lekë (pa TVSH) ose 3,412,157.3 Euro (pa TVSH) i ndarë në lote si më poshtë:

Loti 1 ka në dispozicion 2,432,281.4 Euro (pa TVSH); Loti 2 ka 811,641.5 Euro dhe Loti 3 ka 168,232.5 Euro (pa TVSH).

Një makinë me qira, 35 mijë euro

Sipas dokumenteve të tenderit, bashkia Tiranë nga Loti 1 merr shërbimin qiradhënie  për 70 makina elektrike, ku me një llogari të thjeshtë i bie që secila të paguhet 35 mijë euro. Me kaq lekë blihet në treg një autoveturë elektrike me të gjitha opsionet.

Nga ana tjetër, bashkia Tiranë nuk ka nevojë për makina me qira. Policia bashkiake sapo i ka blerë dhe bojatisur makinat e reja, ndërsa aparati i bashkisë i ka makinat luksoze. Të paktën, duke e ditur që do të merren këto makina elektrike, të anulohen tenderat e bërë këtë vit për karburant!

Ndërkohë Loti 2 parashikon marrjen me qira të 20 kamionçinave dhe Loti 3 parashikon marrjen e 5 mikrobuzëve.

Kujt ia jep Lali Eri këto para?

Më 29 shkurt 2024, Lali Eri ka shpallur fituesin e Lotit 1 që është Tirana Auto” sh.p.k me pronar Gert Gjelin. Në këtë procedurë prokurimi kanë marrë pjesë tri kompani, ku njëra prej tyre “PORSCHE ALBANIA SH.P.K ka dhënë ofertën zero lekë.

Ndërkohë, tenderi ka mbetur pezull pasi është denoncuar në KPP nga kompania pjesëmarrëse në procedurë “ALBANIA CAR RENTALS” SH.P.K.

Ajo kundërshton kualifikimin e kompanisë fituese sepse, sipas saj, firma nuk përmbush kriteret, madje nuk ka dorëzuar në tender dokumentet e autorizimit nga prodhuesi. Po ashtu, sipas “ALBANIA CAR RENTALS” SH.P.K, nga fituesi nuk është paraqitur në komisionin e tenderit as katalogu teknik i mjeteve.

Kujtojmë se Erion Veliaj e ka krijuar precedentin e makinave me qira me kontratën 4- vjeçare që lidhi me biznesmenin Agron Papuli më 2019, të cilit i dha 1.7 miliard lekë për të përdorur 20 makina.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Etiketa: Erion Veliajmakina me qiratender

Lajme të lidhura

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?
Breaking Views

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

18:03 - 12/07/26
Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26
Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral
Breaking Views

Dritan Agolli nxin tenderin 2.5 miliardë lekë për “Rrugët e bardha”/ Lush Osmanit i jepen paratë e “100 fshatrave”, përdoren për asfalt elektoral

20:57 - 10/07/26
Para
Denoncimi i Këlliçit: Agron Malaj i ka dhënë vëllait leje për HEC

Denoncimi i Këlliçit: Agron Malaj i ka dhënë vëllait leje për HEC

Discussion about this post

TË FUNDIT

Salianji: Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj
Aktualitet

Salianji: Sot kuvendi duhej të shpërthente kundër Ramës, ndërsa Berisha zgjedh rrugën e bojkotimit

13:15 - 13/07/26

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, ka reaguar ashpër në lidhje me bojkotin që opozita i ka bërë seancës së sotme penale....

Lexo më shumë
Ra nga lartësia dhe u mbyt në lumin Mat, gjendet trupi i 33-vjeçarit Erkin Lika

Ra nga lartësia dhe u mbyt në lumin Mat, gjendet trupi i 33-vjeçarit Erkin Lika

12:36 - 13/07/26
E pushuan nga puna! Bashkëpunëtorja e drejtësisë në dosjen e Veliaj: Veprova me urdhër të Ajola Xoxës

E pushuan nga puna! Bashkëpunëtorja e drejtësisë në dosjen e Veliaj: Veprova me urdhër të Ajola Xoxës

12:16 - 13/07/26
Aulon Kalaja denoncon “malin e plehrave” në Krujë: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!

Aulon Kalaja denoncon “malin e plehrave” në Krujë: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!

11:56 - 13/07/26
Financimi 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Edi Ramën dhe Blendi Goxhen

Financimi 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Edi Ramën dhe Blendi Goxhen

11:23 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com