GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi i naftës 1 MLD lekë, Veliaj ua ndan burrit të Ina Zhupës dhe Paulin Gegës

14:43 - 05/02/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi i naftës 1 MLD lekë, Veliaj ua ndan burrit të Ina Zhupës dhe Paulin Gegës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pa i mbaruar 800 milionë lekë karburant që i bleu Paulin Gegës me një kontratë 2-vjeçare për UKT, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj nuk është vonuar dhe i ka dhënë një tjetër fond oligarkut. Këtë herë është rritur shuma, bingo: 1 miliard lekë! Për të justifikuar shpenzimet marramendëse për llogari të oligarkëve të naftës, këtë herë Veliaj ia ka deleguar dhënien e parave Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Bëhet fjalë për dy lote. Loti i parë ka si objekt Blerje nafte, gara për të cilin është hapur që në fund të dhjetorit 2023 dhe ka si fond limit vlerën prej 900 milionë lekësh. Sipas të dhënave do të blihen rreth 600 mijë litra naftë, sigurish janë shumë dhe askush nuk jepe llogari ku do të shpenzohet kjo naftë. Eh, me kaq lekë mund të përfundonte “pylli orbital”!

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, shohim se tenderi mban ‘Flamurin e Kuq’, të vendosur nga Open Data, si shenjë e riskut të korrupsionit.

Kuptohet se këto tendera jepen me porosi nga Lali Eri për biznesmenë të paracaktuar dhe të sprovuar nga kryetari. Në dokument shihet se është paraqitur vetëm një ofertë. Pra ky tender gjigant është bërë vetëm me bashkimin e operatorëve “A&T sh.a – GEGA CENTER GKG sh.p.k, me vlerë 898 milionë lekë, pra sa 99% e fondit limit.

Janë të gjitha përcaktimet ligjore që ky tenderë të anulohej. Shtojmë këtu faktin kur paraqiten oferta shumë të shtrenjta dhe që kanë një risk të lartë, atëherë bëhet thirrje për oferta më të përshtatshme.

Por ligji nuk pi ujë kur Veliaj fut në lojë oligarkë si Paulin Gega i firmës GEGA CENTER GKG sh.p.k. Faktet e publikuara vazhdimisht kanë treguar se Gega, ashtu si Kastrati, kanë krijuar oligopol në tregun e karburanteve dhe askush nuk del mbi ta.

Për të qenë më pluralist, këtë herë në fituesit të tenderit i është bashkëngjitur edhe Fabian Goçi, bashkëshorti i deputetes së PD-së, Ina Zhupa.

Goçi, i riu nga Gjirokastra, mbështetës i Partisë Demokratike, që disponon 7 kompani, nga viti 2015 deri në fund të dhjetorit 2018, ka fituar nga buxheti i shtetit një shumë prej 733,809,190.00 lekë të reja ose 6 milion euro, kryesisht nga tenderët e institucioneve për furnizim me naftë, benzinë e produkte të ndryshëm të hidrokarbureve.

Është disi paradoksale se si Ina Zhupa denoncon çdo javë tenderët e fituara nga bizneset e ndryshme, përfiton bashkë me bashkëshortin miliona euro në kanalet tenderuese me kompanitë A&T dhe 2A2F-L OIL?

Dhe po kaq ironik është edhe fakti që Veliaj, në një luftë të vazhdueshme me kritikët e PD, në prapaskenë ndan lekët me ta.

Ditën e  sotme, Veliaj ka nënshkruar edhe një kontratë tjetër me dyshen Gega- Goçi. Bëhet fjalë për lotin dy me objekt “Blerje benzine”, për të cilin do të shpenzohen 176 milionë lekë.

Edhe ky tender mban ‘Flamurin e Kuq’ sepse dy biznesmenët kanë qenë të vetmit që kanë paraqitur një ofertë dhe Veliaj e ka parë të arsyeshme t’ua fal tenderin.

Theksojmë se paralelisht është duke u zhvilluar një tender prej 1,5 milionë euro për naftë, nga një ndërmarrje tjetër e Bashkisë Tiranë, UKT-ja. Dhe është kontratë 3- vjeçare! Ndërkohë, thuajse të gjitha drejtoritë e Lali Erit kanë plane për prokurime të blerjes së karburanteve. Kështu, në qershor 2023, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik Tirane bleu nga Kastrati 1.2 miliardë lekë karburante. Dhe sa më shumë thellohet hetimi i SPAK-ut për korrupsionin me Inceneratorin e Tiranës, aq më shumë përshpejtohen vjedhjet me tendera të drejtorëve të Lali Erit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

 

 

Etiketa: abuzimbenzineErion Veliajfabio gocimungese garenaftePaulin gegared flagtender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Vjen oferta e bujshme për Ronaldon, ja ekipi që ofron 225 mln euro

5 herë fitues i “Topit të Artë”, Ronaldo feston 39-vjetorin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com