GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi jepet pa garë/ Benet Beci lyen fasadat, 24 MLN lekë vetëm për studion e projektimit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Në fakt, kaq i mjafton kryetarit të bashkisë Benet Beci për të justifikuar premtimet elektorale. 

Në fakt, kaq i mjafton kryetarit të bashkisë Benet Beci për të justifikuar premtimet elektorale. 

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një lajm i mirë dhe një i keq nga Bashkia Shkodër: Së shpejti do të riparohen dhe lyhen fasadat në tre rrugë dhe një bllok banimi. Ndërsa tenderi i projektimit për këto punë vlerësohet me  “Flamurin e kuq” të korrupsionit.

Abuzimi me tenderin që po shoqëron procedurën e prokurimit për projektimin e ndarë në 4 lote, paralajmëron se projekti do të përfundojë thjesht në një lyerje fasade dhe mbushje gropash. Në fakt, kaq i mjafton kryetarit të bashkisë Benet Beci për të justifikuar premtimet elektorale.

Objekti i kontratës është “ Projektim për objektin: Rikonstruksion rrugë dhe Rikualifikim urban blloqe banimi”, është i ndarë në 4 lote:

Loti i Parë: Projektim për objektin: Rikonstruksion Rruga ” Ernest Bushati”;

Loti i Dytë: Projektim për objektin: Rikonstruksion Rruga “Marin Beçikemi” (Degëzim);

Loti i Tretë: Projektim për objektin: Rikonstruksion Rruga “Gjon Gazulli”;

Loti i Katërt: Projektim për objektin: Rikualifikim Urban Blloku i Pallateve “Vëllezërit Frashëri”. Fondi limit i caktuar për projektimin është 2,477,499 lekë pa tvsh.

 

Më datë 26 prill 2024, stafi i Becit ka mbyllur garën për tenderin me objekt “Loti i Katërt: Projektim për objektin: Rikualifikim Urban Blloku i Pallateve “Vëllezërit Frashëri”, për të cilin janë dhënë 10 milionë lekë.

Për këtë tender fillimisht janë paraqitur 10 oferta me vlera përafërsisht të njëjta tek 8 milionë lekë.

Por deri në fazën përfundimtare Beci i kishte përjashtuar 9 prej tyre, duke lënë në  finale vetëm firmën Palma Konstruksion Shpk, në pronësi të  Edlira Kolecit.

Nga krahasimi i ofertave tërheq vëmendjen Operatori ekonomik “LENI-ING” sh.p.k, me administrator z. Nikoll Paluca, e cila ka ofertë të barabartë me studion fituese. “LENI-ING” shpk ofron ta kryejë punën me 868,735 lekë, ndërsa “Palma Construction” shpk ka propozuar vlerën  868,743 lekë.

Argumenti i skualifikimit për “LENI-ING” është: “Pasi vlera e ofertës tuaj është nën vlerën minimale të lejuar”. Në kuptimin e vendimit të qeverisë të cilit i referohet komisioni i Becit, duhej të eliminohej edhe studioja “Palma Construction” sepse kanë ofertë të plotësisht të barabartë.

Me këtë justifikim është eliminuar edhe kompania “HYDRO-ENG CONSULTING” sh.p.k që e ka pasur ofertën në vlerën  839,371 lekë.

Për tu dukur sikur në këtë prokurim ka ndershmëri, ka edhe një pikë tjetër që do t’ju lërë të habitur: Më datë 13 maj 2024 u bë shorti mes dy ofertuesve të kualifikuar që rezultonin me vlera të barabarta , “NOVATECH STUDIO” sh.p.k dhe “Palma Construction” sh.p.k.

Bingo: Në përfundim të procesit të shortit rezulton në vend të parë “Palma Construction”.

Sipas ligjit, ky tender duhej anuluar dhe jo të zëvendësohej konkurrenca me lotarinë.

I gjetur në fazën finale pa asnjë konkurrent përballë, Palma Konstruksion Shpk e ka përfituar kontratën duke u favorizuar hapur nga bashkia.

Për këtë abuzim Open Data Albania i ka vendosur ‘Flamurin e Kuq’, që është simboli i riskut të korrupsionit.

Më 26 prill kanë qenë  faza përfundimtare edhe për tre lotet e tjera, që me siguri do të ndahen përmes këtij tenderi fasadë.

Më parë kemi raportuar tenderët për pastrim, për vija të bardha që kanë kushtuar qindra milionë lekë të dhëna në tendera pa garë. Së fundmi, kemi shkruar për milionat që shpenzoi kryetari Beci për kazanët e plehrave dhe tani i është vënë lyerjeve të pallateve. Në gjithë këto punë publike kryefjalë është “prokurimi”  që bëhet bë favor të klientëve të kryetarit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimbenet becifasadered flagTEDNER

Lajme të lidhura

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit
Breaking Views

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin
Breaking Views

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

15:54 - 21/06/26
Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit
Breaking Views

Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit

14:06 - 21/06/26
Para
Plantacioni me kanabis në Greqi, arrestohet shqiptari nga Skrapari

Plantacioni me kanabis në Greqi, arrestohet shqiptari nga Skrapari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu
Breaking Views

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu

18:45 - 22/06/26

Rezistenca prej më shumë se 20 ditësh e ka shndërruar "revolucionin flamingo” në një nga lëvizjet më të medha qytetare...

Lexo më shumë
Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

17:41 - 22/06/26
Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26
Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

17:11 - 22/06/26
Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

15:29 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmeritbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişmeritking girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabet