GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi karburantit të makinës së KM, kontrata 227 MLN lekë i jepet Kastratit pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi karburantit të makinës së KM, kontrata 227 MLN lekë i jepet Kastratit pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të gjithë drejtorët duhet ta blejnë naftën tek “Kastrati”. Ky është një urdhër i pashkruar, nga i cili nuk përjashtohet as drejtoria e Shërbimeve Qeveritare. Prandaj drejtoria ka firmosur menjëherë kontratën 227 milionë lekë për të blerë naftë tek “Kastrati”.

Më datë 20 maj 2024 është publikuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike tenderi me objekt. “Blerje karburant për Lot 3: Naftë për automjete MK – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 12 muaj për nevoja të DSHQ”. Vetëm për lotin 3 janë lënë në dispozicion  190 milionë lekë, ndërsa për kontratat që mund të shkruhen gjatë vitit, në dokument thuhet se vlera përfundimtare shkon në 227 milionë lekë.

Shohim se në formularin e shpalljes së fituesit nuk ka asnjë emër firme tjetër që të ketë paraqitur ofertë dhe asnjë të skualifikuar, çka do të thotë që zarfi i Kastratit ka qenë i vetmi mbi tavolinën e komisionit të vlerësimit. Kështu në mungesë të konkurrencës kjo kontratë i është falur oligarkut të naftës dhe të dhënat tregojnë që edhe kontratat e tjera do të shkojnë në dorën e tij.

Drejtoria kapet në shkelje ligjore

Epo, drejtoritë në varësi të Këshillit të Ministrave shërbejnë për lëvizur paratë brenda për brenda.

Kujtojmë se në vitin 2022, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar abuzime dhe shkelje edhe në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare. Janë dy tenderë që janë realizuar në vitin e shkuar për restaurimin e pallatit të kongreseve, dhe në të dy rastet janë konsideruar pagesa të paligjshme. Problemet janë zbuluar në zhvendosjen e dherave, por po ashtu dhe në hidroizolimin e tarracës. Janë rreth 32.8 milionë lekë që i janë dhënë për kompanisë fituese për këtë situatë, por tashmë subjekteve u kërkohet të kthejnë mbrapsht një sasi lekësh.

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe drejtuesja e saj Dhurata Frashëri u bënë ikonë e shërbëtorit të kryeministrit Rama, qysh me firmosjen e kontratës për avion privat me kompaninë “Air Albania”.

Por, në përditshmëri, drejtoria kujdeset për tenderat e peshqirëve, të enëve të kuzhinës, për detergjentët, për investimet nëpër vila, për projektet e kthimit në hotele të objekteve qeveritare, për arredimin dhe ndërrimin e mobiljeve, freskimin e ajrit me kondicionerë të rinj çdo vit.

Në këtë kuadër është bërë tenderi i fundit, më 13 maj 2024, me vlerë 80 milionë lekë, që ka si blerje kryesore solucionet për pishinat e vilave ku pushon kryeministri Rama dhe të ftuarit e tij.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt  “Detergjent, produkte higjenosanitare dhe aksesor në ndihmë të pastrimit për vitin 2024” të zhvilluar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare në varësi të Kryeministrit. Ndër të tjera kërkohet të furnizohen fshesa metalike për pastrimin e pishinave të disa llojeve të specifikuara në një tabelë, Mini laborator për matjen e PH të ujit të pishinës Copë 5, Mini Laborator (pooltester) për të bërë matjen e PH dhe të klorinimit të ujit të pishinës;

Tableta për mini laboratorin matës të PH të ujit të pishinës Pako 40 (1 pako = 10 kokrra); Tableta për matjen e acidit dhe klorit të përqendruar në ujin e pishinave.

Kapëse mizash për pishinë (Copë 5) Kapëse plastike me bisht dhe me kosh me përbërje rrjete për mbledhjen e mbetjeve/mizave etj. që ndodhen në ujin e pishinës.

Shqetësim në drejtorinë e shërbimeve qeveritare nuk janë vetëm tenderat. Edhe dosjet e punonjësve janë konsideruar me të meta madje edhe me mungesë fletësh në inventare. Madje në këtë institucion nuk ka as dosje për të pasqyruar aktivitetet që janë bërë në pallatin e kongreseve

Pas këtij raporti të KLSH nuk është marrë asnjë masë, prandaj drejtoresha vazhdon me abuzimet, në shërbim të qeveritarëve.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimKastratim tednermakinanafteRama

Lajme të lidhura

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Noka: Palo rezolutë, Shqipëria është kthyer në Meksikë ku deputetët vrasin njëri-tjetrin

Noka: Palo rezolutë, Shqipëria është kthyer në Meksikë ku deputetët vrasin njëri-tjetrin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com