GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi pa garë: Alma Tafani merr 10 miliardë lekë nga Manastirliu për larjen e çarçafëve

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi pa garë: Alma Tafani merr 10 miliardë lekë nga Manastirliu për larjen e çarçafëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja Ogerta Manastirliu e ka kthyer QSUT-në në një fabrikë ku tjetërsohen paratë e buxhetit të shtetit për Shëndetësinë. që pastron paratë e vjedhura. Janë të shpeshtë tenderët që bëhen për shërbimet e spitalit, por gjithmonë zhvillohen në shkelje dhe shpërdorohen shuma të mëdha. Këtë herë  Ogerta Manastirliu me drejtoreshën Albana Fico kanë hapur një tender me objekt “Shërbim lavanderie për Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza”, për të cilin është lënë në dispozicion fondi limit me vlerë 10 miliardë lekë.

Gara është mbyllur më datë 23 qershor 2023 dhe fituese është shpallur firma “A G S” SHPK, në pronësi të Alma Tafanit. Ashtu sikur është mësuar në të kaluarën, pronarja e këtij biznesi e ka marrë këtë tender pa garë fare. Kështu, mikeshës së Manastirliut i është falur kontrata në tavolinë.

Në dokument shohim se “A G S” SHPK është firma e vetme e regjistruar në garën për këtë tender, duke ka paraqitur një ofertë sa 100% e fondit limit! Pavarësisht këtyre mospërputhjes me ligjin e prokurimeve, Manastirliu përmes Ficos i dha dritë jeshile kontratës.

Kështu 10 miliardë lekë i futi Tafani në arkë e saj për shërbimin e larjes së çarçafëve të spitalit. Kjo aferë me fitues të paracaktuar ka marrë “Red Flag” nga Open Data Albania, e cila jep alarmin për këtë shumë parash që është nën riskun e lartë të korrupsionit.

Kush është Alma Tafani

Alma Tafani njihet si një nga sipërmarrëset, e cila ka marrëdhënie shumë të mira me qeverinë, veçanërisht me atë të sektorit të Shëndetësisë. Ajo ka përfituar shumë nga prokurimet me vendimet e komisioneve të prokurimit në shkelje të konkurrencës. Nga ana tjetër, megjithëse Tafani përfiton fonde të mëdha, i keqtrajton dhe përdorë punonjësit si skllevër.

Përmendim këtu rastin më të fundit me sanitaret e Spitalit të Traumës, të cilat denoncuan këto probleme. Ka 19 vite që tenderin për pastrimin e Spitalit të Traumës e fiton kompania e saj. Miliarda lekë janë ofruar nga shteti për këtë shërbim, ndërsa sanitareve të Spitalit të Traumës nuk u ofrohen nga kompania gjërat më minimale të mbrojtjes si dorezat dhe maskat.

Ndërkohë, në vitin që lamë pas, një denoncim është bërë në media nga punonjëset e kompanisë SORI-AL, pasi kërkesave të tyre nuk u është përgjigjur as administratorja Alma Tafani dhe as drejtoresha e spitalit Edlira Bode. Ato kanë treguar se punojmë më shumë orë nga se sa u takon ligjërisht, madje nuk u del koha as të ushqehen, por drekën e hanë shpejt e shpejt në tualete. Madje, kanë treguar se nuk kanë kontratë pune. Por, pavarësisht këtij skandali, Alma Tafani vazhdon të përfitojë tenderë me shuma marramendëse!

Pazare me ushqimin e ushtarëve/ Alma Tafani denoncon tenderin 1.5 mld lekë të Bledi Çuçit

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimalma tafaniOgerta manstirliupastrim qsut.tender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Pagoi 80 mijë euro për të vrarë një person, Albert Pashaj arrestohet me urdhër të SPAK

SPAK heton qytetarët për ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, askush nuk hetoi si u lirua Tahiri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com