GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi pa garë/ Llatja shpenzon 63 mln lekë për internet në zyrë

15:32 - 21/02/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
©️Copyright Gijotina.com Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa shumë familje në Elbasan kanë nevojë për ndihmë ekonomike dhe strehim, kryetari i Bashkisë shpenzon  63 milionë lekë vetëm për internet. Ditën e sotme, Gledjan Llatja ka nënshkruar tenderin me objekt “Blerje internet dhe intranet”, që do të shkojë kryesisht për zyrat e ujësjellësit dhe bashkinë. Në dokumente evidentohet se kryebashkiaku po siguron internet edhe për vitin 2024, pavarësisht se nuk i dihet nëse do ta mbajë atë karrige pas zgjedhjeve vendore që do të zhvillohen me 14 maj. Të shpenzosh këtë fond të madh për të t’u lidhur me internet, është një çmenduri që duhet hetuar. Por institucionet tona nuk veprojnë! Madje ato heshtin edhe kur dallohet qartë që tenderi është bërë në shkelje të ligjit.

Së pari, kontratat është mbyllur pa u zhvilluar një garë me konkurrencë të ndershme.

Konkretisht, kompania “Telecom Albania” është e vetmja që ka paraqitur ofertë. Dhe menjëherë, megjithëse në mungesë të konkurrencës, Llatja e ka shpallur fituese firmën e paraqitur. Tenderi mban me meritë “Flamurin e kuq”, pasi procedura e tij përbën risk për korrupsion me fondet që lëvrohen nga Bashkia.

Tani që bashkia po siguron internet të shpejtë, shpresojmë që Ujësjellës-Kanalizime në Elbasan të kryejnë siç duhet punën e tyre. Pasi jo pak herë kanë qenë pjesë e skandaleve me faturat. Kujtojmë se në vitin 2021, banorët e lagjes “Shënkoll” në Elbasan u ngritën në protestë për mbifaturimin e faturave të ujit të pijshëm. Sipas tyre, për sa kohe kanë sahat në banesa nuk është e drejtë të paguajnë më shumë sesa konsumojnë.

“51 mijë lekë nuk kam paguar asnjëherë. Erdha këtu u interesova, më dha një formular dhe më tha shko se do dërgojmë faturistin. Erdhi faturisti tha shiko numrin e fundit të sahatit. Unë shkova te qendra e madhe “më tha i ke konsumuar.” Unë tha faturisti jam në rregull, nuk e di çfarë kanë bërë të tjetër, mbase ka prapambetje. Po çfarë prapambetje? Unë s’kam paguar asnjëherë 51 mijë lekë”, u shpreh një qytetar asaj kohe.

Dhe për të mbuluar këtë skandal, përfaqësuesi i Ujësjellës Kanalizimeve në Elbasan ofroi zgjidhjen për të gjitha ata qytetarë të Shënkollit që ishin të detyruar të paguajnë fatura marramendëse.

Pasi u justifikua se ka pasur problemë teknike me internetin, Julian Dervishi, zv.administratori i UKE-së tha se për qytetarët që nuk kanë mundësi të paguajnë faturën iu kanë ofruar atyre mundësinë e pagimit me këste dhe pa penalitete. Që do të thotë se kamatëvonesa nuk iu llogaritet. Por, faturat e larta qytetarët i kanë paguar padrejtësisht. Tani është koha që bashkia të bëjnë rrush e kumbulla sëbashku me UKE paratë e buxhetit të bashkisë.

Lexo edhe: Llatja prishet me Kastratin dhe Gegën, i fal tenderin 300 mln lekë një firme të re

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimAlbtelekomBashkia ElbasanGlejdan Llatjaone albaniatender

Lajme të lidhura

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë
Breaking Views

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

23:28 - 20/03/26
Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit
Breaking Views

Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit

08:00 - 20/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…
Fact-Checking & Analize

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Para
VIDEO/ Putin mban fjalim, Lavrov dremit në karrige

VIDEO/ Putin mban fjalim, Lavrov dremit në karrige

Discussion about this post

TË FUNDIT

Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë
Sport

Interi frenon sërish, por diferenca me Milanin mbetet 6 pikë

22:58 - 22/03/26

Interi lë sërish pikë në javën e 30-të të Serie A, duke barazar 1-1 me Fiorentinën, në një ndeshje që...

Lexo më shumë
Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës

Protesta e PD, shoqërohen në Komisariate 23 pjesëmarrës

22:31 - 22/03/26
Ambasada amerikane në Tiranë: Janë shënjestruar objektet diplomatike jashtë Lindjes së Mesme

Ambasada amerikane në Tiranë: Janë shënjestruar objektet diplomatike jashtë Lindjes së Mesme

22:22 - 22/03/26
Vritet një person, dy gra të plagosura, e dyshuar si autore një 30-vjeçare

Vritet një person, dy gra të plagosura, e dyshuar si autore një 30-vjeçare

22:01 - 22/03/26
Përplasen dy makina në rrugën Vlorë-Kotë, humbin jetën dy shoferët dhe plagoset nje pasagjer

Përplasen dy makina në rrugën Vlorë-Kotë, humbin jetën dy shoferët dhe plagoset nje pasagjer

21:45 - 22/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com