GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi pa garë, skema si Veliaj i fali pa garë 37 MLN lekë Kastratit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi pa garë, skema si Veliaj i fali pa garë 37 MLN lekë Kastratit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tashmë janë bërë të qartë disa nga biznesmenët e pikasur nga Erion Veliaj, me të cilët bashkëpunon gjithmonë për aferat marramendëse. Ai ka zgjedhur disa biznesmen që ofrojnë shërbime të ndryshme dhe sëbashku me ta vjedhin paratë e qytetarëve përmes abuzimeve në procedurat tenderuese.

Këtë herë ka futur në mes firmën Eco Tirana, e cila si përgjegjësi pastrimin  e qytetit të Tiranës dhe 51% e aksioneve të saj janë në pronësi të Bashkisë. Me pak fjalë lekët qarkullojnë e sërish shkojnë tek kryebashkiaku Erion Veliaj.

Eco Tirana ka regjistruar më datë  21 shtator tenderin me objekt “Mbulim siguracione, siguracione per kontratën e shërbimit, ndërtesën dhe përgjegjësinë civile, siguracione TPL auto e moto”, që sigurisht bëhet fjalë për kontratë e shërbimit të pastrimit. Kontratë që vetëm ka vjelë para nga qytetarët ndërsa pisllëku ka zaptuar kryeqytetin.

Për këtë tender do të merren nga taksat tona 37 milionë dhe do të ikin menjëherë në arkën e biznesmenit Shefqet Kastrati. Sikur shohim në dokumentet e tenderit, vetëm firma  ALB – SIGURACION ka shfaqur interes për këtë tender dhe ka pasur ofertën sa 99% e  fondit limit. Ligjërisht, Eco Tirana duhet ta anulonte procedurën,  por nuk mund të linte pa gjë mikun e Veliajt.

Kështu gjë pa e zgjatur shumë, pa konkurrencë fare, në shkelje të ligjit lidhi kontratën si fitues me firmën ALB – SIGURACION, e cila është në pronësi të Shefqet Kastratit.

Biznesmeni që përpinë fondet

Që prej ardhjes në pushtet të Edi Ramës, Kastrati ka fituar mbi 600 tendera shtetërorë, me vlerë qindra milionë euro, përmes kompanive të tij që merren me tregtinë e naftës dhe sigurimet. Vetëm një nga ato kompani ka marrë mbi 400 tenderë, me një marzh fitimi deri në 30%. Kastrati ka fituar rreth 40 tendera vetëm në Bashkinë e Durrësit, ku sipas mediave shqiptare është në marrëdhënie të ngushta me Luzim Berishën, kreun e të ashtuquajturit të “klanit Drak”.

Mediat e quajnë Kastratin “mbret i korrupsionit, lidhjeve me krimin, pastrimit të parave, zhvatjes së të mirave publike” dhe e akuzojnë për lidhje personale dhe biznesi me trafikantin ndërkombëtar të drogës Anton Gjinaj, i njohur ndryshe si Pashk Rapi, i cili u arrestua në prill 2021 në kufi në vendkalimin e Bozhajt, me fletarrest ndërkombëtar për kontrabandë droge dhe ndodhet në burg në Spuz.

Përveç qytetarëve që e akuzojnë se u ka shitur karburantin më të shtrenjtë në Ballkan, çmimi i të cilit nuk dihet se sa shkon për të ashtuquajturat “fondet e zeza”, emri i Kastratit përmendet edhe në disa raste të vrasjeve, rrëmbimeve dhe shantazheve. Pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri në vitin 2019, Shefqet Kastrati u vu nën kritika të ashpra publike, për shkak se në autostradën që ai menaxhon vendosi tarifa për automjetet që vinin nga ose nga Kosova për të shpërndarë ndihma humanitare për familjet që mbetën pa çati.

Edhe sot, pabesisht denoncimeve në media, vendimeve të KPP, Kastrati vazhdon të  jetë i përkëdheluri i zyrës.

Lexo edhe:Zjarri në Tiranë/ Teliti: Erion Veliaj të dorëzojë dosjen teknike

 

Etiketa: a buzimAlbsigEco TiranaErion Veliajshefqet kastratittender

Lajme të lidhura

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni
Breaking Views

Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni

19:20 - 29/10/26
Para
U mbajt 20 orë peng nga Xhevdet Mustafa, dëshmia e ish-policit

U mbajt 20 orë peng nga Xhevdet Mustafa, dëshmia e ish-policit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kombëtarja/ Etrit Berisha paralajmëron Finlandën: Kemi marrë një mësim, këtë herë gjithçka është në duart tona!
Sport

Kombëtarja/ Etrit Berisha paralajmëron Finlandën: Kemi marrë një mësim, këtë herë gjithçka është në duart tona!

11:47 - 09/11/26

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka dalë në konferencë për shtyp në prag të sfidës ndaj Finlandës, e programuar...

Lexo më shumë
Ndalimi i gazetarit holandez në Tiranë, reagon SafeJournalists: Shqetësim për dhunën policore ndaj gazetarëve

Ndalimi i gazetarit holandez në Tiranë, reagon SafeJournalists: Shqetësim për dhunën policore ndaj gazetarëve

11:46 - 09/11/26
Ina Zhupa: Projektligji i Ramës rrezikon pronat e banorëve në Berat dhe Gjirokastër, monumentet kthehen në biznese

Ina Zhupa: Projektligji i Ramës rrezikon pronat e banorëve në Berat dhe Gjirokastër, monumentet kthehen në biznese

11:30 - 09/11/26
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Kakavijë, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Kakavijë, një person përfundon në spital

11:09 - 09/11/26
Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ SPAK kërkon 25 vite burg për Shullazin, Berishën dhe 4 të tjerët

Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut/ SPAK kërkon 25 vite burg për Shullazin, Berishën dhe 4 të tjerët

11:06 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com