GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Tenderi për AL-ASFALT: Pazari i 2.5 miliardë lekë i Rakip Sulit me hajdutin e lokomotivave Astrit Varakun

14:11 - 30/09/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Tenderi për AL-ASFALT: Pazari i 2.5 miliardë lekë i Rakip Sulit me hajdutin e lokomotivave Astrit Varakun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Para 2.5 miliardë lekëve Rakip Suli i kapërcen pa problem ligjin e prokurimit dhe çdo vendim. Miqtë e tij Astrit Varaku dhe Luan Mema janë favorizuar haptazi ta marrin këtë kontratë. “Skualifikim i të  gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, këtë situatë në tenderin e Rakip Sulit e konstaton Open Data Albania. Madje tenderi është “dekoruar” me një “Flamur të kuq” që është sinjali i riskut të korrupsionit.

Tenderi që po raportojmë është mbajtur nga Bashkia Kamëz më 19 gusht 2025 dhe ka për objekt “Ndërtim Rrugët Blloku Bathore 1-5”. Sipas buxhetit të miratuar nga këshilli bashkiak dhe preventivit që e ka miratuar vetë kryebashkiaku Rakip Suli, sistemi i disa rrugicave në Bathore është përllogaritur 249 596 625,00 lekë pa TVSH.

Në këtë procedurë prokurimi morën pjesë 7 operatorë, por 5 prej tyre janë skualifikuar qysh në fillim nga komisioni i tenderit. Me një të rënë të lapsit janë larguar kompanitë që kishin oferta më të ulëta dhe më ekonomike.

Bashkimi i operatorëve ekonomik “A.L-ASFALT” shpk 53 %, “BESTA” shpk 17%, “LIQENI VII” shpk 21%, “SARDO” shpk 9%, prezantoi ofertën 196 152 622,00 lekë pa TVSH. Ndërsa nënkryetari i autorizuar publikoi formularin e fituesit më 25 shtator 2025. Duhet të sqarojmë se ky bashkim i udhëhequr nga kompania e Astrit Varakut dhe Luan Memës (me ndihmën e Ramazan Kalisë, LIQENI VII) kishte ofertën më të shtrenjtë.

Kështu, “ASI INVEST” shpk  propozoi vlerën 157,254,925 lekë pa tvsh. Ndërsa bashkimi i operatorëve “NIKA” shpk  & ViaNex  propozoi ta bënte këtë punë me 167,037,502 lekë pa tvsh.

Kush është Astrit Varaku?

Biznesmeni nga Durrësi e ka bërë paratë duke zhvatur buxhetin e shtetit, jo vetëm me tendera ku favorizohet nga zyrtarë të korruptuar, por edhe duke qenë pjesë e vjedhjeve dhe shpërdorimeve të pasurisë shtetërore. Më 19 tetor 2020, me vendim gjykate, prokuroria dhe policia e Durrësit arrestoi drejtorin e përgjithshëm të Hekurudhës Shqiptare, Ilir Dashi. Ka qenë prokuroria e Durrësit ajo që ka kryer hetimet për kontratën abuzive të shitjes së 14 lokomotivave për skrap, tek kompania “Al-Asfalt”, e biznesmenit Astrit Varaku.

Prokuroria thotë se Ilir Dashi në cilësinë e përfaqësuesit të Hekurudhës Shqiptare ka lidhur kontratë në 30 janar 2017, me një subjekt privat duke shpërdoruar detyrën, Kjo pasi gjendja faktike e peshës së 14 lokomotivave ishte ne sasinë e 304 ton me tepër nga kontrata që Ilir Dashi ka firmosur realisht dhe i është bërë pagesa shoqërisë nënshkruese të kontratës, duke u sjellë një dëm ekonomik shtetit, në masën e 10.523.103.36 lekë pa TVSh. Sipas hetimit të kryera nga prokuroria, skandali i shitjes së skrapit është zbuluar pas një kallëzimi të kryer nga magazinierja e hekurudhës, shtetasja Merjeme Xhetani, e cila sapo ka zbuluar skandalin është shkarkuar dhe përjashtuar nga puna.

Nuk dihet nëse i mbylli letrat e hetimit Dashi me Varakun, por kompania “AL-Asfalt” shpk do të vazhdonte të shtonte paratë përmes procedurave korruptive. Një nga këto tendera simbol korrupsioni është në gusht 2023 me firmën e ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi (aktualisht i arrestuar për korrupsion me tenderat). Bëhet fjalë për tenderin me objekt  “Riveshje dhe sistemim asfaltim nyja Shkozet mbikalimi Plepa”, për të cilin do të shpenzohen 1.2 miliardë lekë.

Për t’ia kujtuar SPAK, po botojmë dokumentin e mëposhtëm, ku tregohet se tenderi është marrë në shkelje të ligjit mbi prokurimin.

Në kontratë tregohet se 17 firma kanë paraqitur ofertat e tyre. Por, duke i qethur të gjitha nga lista, Berberi ia fali tenderin pa garë firmës  A.L-ASFALT, në pronësi të biznesmenëve të njohur për abuzime me fondet, Astrit Varaku dhe Luan Mema. Pavarësisht se një tjetër kompani kishte ofertë më ekonomike, drejtori i ARRSH nuk e përfilli këtë kriter.

Kryebashkiaku nën hetim nga SPAK

Kujtojmë se Kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli, është paraqitur dy herë në SPAK në nëntor 2023. SPAK po kryen hetime për veprat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera” dhe korrupsion, pas kallëzimit të banorëve të Kamzës.

Rakip Suli është denoncuar edhe nga një grup këshilltarësh të bashkisë Kamëz, duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë institucion.

Burime bëjnë me dije se SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin. Pas kallëzimeve të mbërritura në strukturën antikorrupsion, ky institucion ka regjistruar procedim penal, ndërsa hetimet po kryhen nga prokurori Elvin Gokaj. Mësohet se për këtë çështje janë thirrur dhe janë marrë në pyetje disa drejtorë të këtij institucioni dhe janë sekuestruar dokumente nga bashkia.

Kallëzimi i fundit në SPAK për Sulin është bërë në prill 2025 për “shpërdorim detyre”.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: astrit varakuLuan MemaRakip Suli

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Media spanjolle: Ervin Mata, manjati shqiptar i përfshirë në drogën e portit të Valencias

Media spanjolle: Ervin Mata, manjati shqiptar i përfshirë në drogën e portit të Valencias

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm dhe ka rikthyer për gjykim dosjet për Ilir Selmanin dhe...

Lexo më shumë
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com