GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Tenderi për blerjen e energjisë/ KESH shpall fituesin për platformën 173.5 milionë lekë, në garë vetëm 1 kompani

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërkohet rritja e çmimit të energjisë, ERE e lë pezull vendimin për në janar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpallur kompaninë fituese që do të ngrejë platformën e shit-blerjes së energjisë elektrike, pas një procedure tenderuese me fond limit mbi kufirin e lartë monetar, që kaloi një sërë problemesh e zvarritjesh. Fitues është shpallur Bashkimi i Operatorëve “A-T-D-ALBANIAN TECHNOLOGY  DISTRIBUTION” & “Info Business Solutions”, teksa tenderi është zhvilluar pa garë, pasi konsorciumi ishte pjesëmarrësi i vetëm. Oferta fituese kap vlerën e 173.5 mln lekë, pa TVSH, 24.5 mln lekë më pak se fondi limit prej 198 mln lekë i vënë në dispozicion.

Pas kalimit të kompetencave të përkohshme për kryerjen e procedurave të blerjes së energjisë, KESH hapi tenderin fillestar në datën 25 shkurt, por procedura u anulua, pasi KPP konstatoi se në dokumentet e tenderit Korporata kishte përcaktuar deri në detaje disa specifikime teknike, duke kufizuar maksimalisht konkurrencën. KPP kërkoi rishpallje të procedurës, me kritere që lejonin zgjidhje të ndryshme dhe që hapin maksimalisht konkurrencën.

Vendimi erdhi pas ankesës së depozituar nga kompania Communication Progres, teksa gara u rishpall, por me një fond limit 43 mln lekë më shumë se ajo e shkurtit.  Gjithsesi, pas rihapjes së garës e njëjta kompani u ankua sërish në KPP, pasi sipas saj specifikimet teknike ishin të njëjtë me procedurën e mëparshme. “Në këto specifikime përveç përmirësimit të nivelit të përkthimit, nuk është reflektuar asnjë nga vendimet mbi modifikimin e specifikimeve teknike të dhëna nga KPP”,-thuhej ndër të tjera në ankesë, ndonëse disa ditë më pas vendosi të tërheqë ankesën, duke i hapur rrugë zhvillimit të tenderit, tashmë të finalizuar.

Në dokumentet e tenderit KESH argumentonte se për shkak të çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare ishte e nevojshme që procesi i blerjes së energjisë elektrike të bëhet me sistem elektronik për të siguruar energji me çmime sa më të ulta. Deri në fund të vitit 2022 do të jetë Korporata Elektoenergjetike Shqiptare, që do kryejë proceduart e blerjes së energjisë, një kompetencë e kaluar me vendim qeverie në funksion të menaxhimit të emergjencës së shpallur. Më herët blerjet kryheshin nga Furnizuesi i Tregut të Lirë, që është pjesë e OSHEE Group./SCAN/

Etiketa: blerjeenergjiafituesigareKESHkompaniKryesore1platformatender

Lajme të lidhura

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja
Breaking Views

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26
Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi
Breaking Views

Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi

18:35 - 09/11/26
Para
Gjermania nuk njeh “Open Balkan”, Scholz: Procesi i Berlinit ka dhënë kontribut në Ballkan

Bashkëpunimi rajonal dhe reagimi kundër Rusisë, kancelari gjerman javën e ardhshme viziton Ballkanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com