GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tenderi prej 500 mijë eurosh i Postës Shqiptare, rikthen miqësinë e Ramës dhe Kokëdhimës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderi prej 500 mijë eurosh i Postës Shqiptare, rikthen miqësinë e Ramës dhe Kokëdhimës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas përjashtimit dhe dëbimit nga Partia Socilalise në vitin 2016, Kryeministri Edi Rama dhe biznesmeni Koço Kokëdhima po rigjejnë miqësinë e tyre. Rikthimi tek miqësia e vjetër vjen pas gjashtë nga vitesh ndarja më epike e politikës shqiptare gjatë tre dekadave të fundit. Dhe kur bëhet fjalë për miqësi mes një kryeministri dhe një biznesmeni, mendja detyrimisht të çon tek ndonjë tender i bërë së fundmi. Dhe pikërisht është Posta Shqiptare, e cila i ka dhënë ditët e fundit Koço Kokëdhimës një tender me vlerë rreth 500 mijë euro për shërbim interneti.

Në këtë tender është shpallur fituese kompania “Abissnet”, e cila është në pronësi të Koço Kokëdhimës. “Abissnet” posedohet 100% nga kompania “2 K Group”, e cila kontrollohet nga familjarët e Koços.

Ky tender është mesazhi i qartë i afrimit mes Ramës dhe Koços, pas ndarjes së bujshme në 2016, ku Rama përzuri Kokëdhimën nga çdo funksion të Partisë Socialiste, ndërsa Kokëdhima artikuloi akuza të forta ndaj Ramës, deri tek pretendimi se Rama është i çmendur.

Miqësia e tyre ishte aq e ngushtë sa, më mjë takim në Vlorë, Rama do të deklaronte idenë për të kaluar pleqërinë me Kokëdhimën në Vuno, ndërsa Koço konsiderohej si kryeministri në hije, pashai i jugut. Fjalë të cilat ngelën në erë, pasi vetëm pak muaj më vonë Rama e lëshoi Koçon pas protagonizmit të tij në rritje në jug të vendit, ku krijoi edhe struktura paralele.

Goditjen e fundit Koço e mori kur protagonizmin e tij në jug, donte ta përkthente edhe në një projekt për reformimin e PS-së. Por Rama si një mjeshtër i djegies së figurave në politikë, e dëboi nga çdo funksion të partisë por edhe në biznes. Kësisojë Koço u bë një nga armiqtë e Ramës duke u pozicionuar fort në krah të Metës. Ky i fundit njihet për një afeksion misterioz ndaj Koços, deri në atë shkallë saqë e ka kopjuar edhe emrat e fëmijëve të Koços.

Por siç thuhet në llogoret politikës dhe biznesit, kur bëhet fjalë për të ndarë ca lekë nga taksat e qytetarëve, armiqësia mes këtyre dyjave është afatshkurtër. Dhe këtë na e vërtetuan kësaj radhe miqtë që u bënë armiq e tani prapë miq, Rama dhe Kokëdhima.

Etiketa: Edi RamaeuroKoco KokedhimamiqesiaPosta Shqiptaretenderi

Lajme të lidhura

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!
Breaking Views

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
Para
E mbushur me produkte bujqësore, shkrumbohet magazina në Maliq

E mbushur me produkte bujqësore, shkrumbohet magazina në Maliq

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura
Aktualitet

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26

Policia ka sekuestruar tre automjete të vjedhura në zonën e Fushë-Mamurrasit, në Kurbin, dhe në Borizanë, në Krujë. Automjetet dyshohet...

Lexo më shumë
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com