GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Tenderi “sekret” 600 MLN lekë për sigurinë e Kryeministrit: Avni Ponari sjell makinën e blinduar më të shtrenjtë në Shqipëri

14:04 - 03/11/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi “sekret” 600 MLN lekë për sigurinë e Kryeministrit: Avni Ponari sjell makinën e blinduar më të shtrenjtë në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avni Ponari, jo vetëm që bën sigurimin e makinave, por importon edhe vetë mjete me anë të një kompanie që e krijoi më 2017. Këtë vit, oligarku i sektorit të sigurimeve ka marrë një kontratë të rëndësishme nga komandanti i Gardës së Republikës, Simon Zereci! Duhet sjellë një makinë e blinduar për sigurimin e kryeministrit Rama gjatë lëvizjeve të tij në rrugë tokësore. Në kontratë nuk përmendet emri i kryeministrit, por kuptohet, se një makinë e tillë që nuk është blerë ndonjëherë në Shqipëri, nuk mund të jetë për ndonjë personalitet tjetër.

Tenderi me tre lote, u nis më 11 mars 2023, nga ish-komandanti Onuzi që largua duke i lënë vendin Zerecit. Ky i fundi i ka fimosur kontratat më 27 tetor 2025. Për lotin 3, që ka për objekt super makinën, është paracaktuar kompania e Avni Ponarit. Lloji i prokurimit është “Procedurë e kufizuar mbi kufirin e lartë monetar”. Nga ana tjetër, duke qenë se flitet për sigurinë e udhëheqësit, tenderi është bërë sipas rregullave të prokurimit të fushës së sigurisë. Më konkretisht, është një tender sekret, ku ftohen kompani të caktuara. Megjithëse në këto procedura duhen ftuar të paktën dy opeatorë pjesëmarrës, Zereci ka thirrur vetëm Avni Ponarin.  Tashmë kontrata është firmosur dhe pritet të vijë makina.

Sipas dokumenteve, afati për dorëzimin e mjetit është 2 vjet. Kjo do të thotë se mjeti special po bëhet me porosi nga fabrika dhe do të jetë unik.

E ku mund të gjendej njeri më i besuar se sa Avni Ponari për të sjellë një makinë për sigurinë e kryeministrit?! Prandaj tenderi është bërë me një pjesëmarrës, Avni Ponarin, me një ofertë dhe është mbajtur në mënyrë sekrete.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin e Gardës së Republikës Loti III: “Automjet 4X4 (S2) për eskortat e grupeve të shoqërimit të Personaliteteve të Lartë Shtetërore-”, me fond limit prej 49,500,000  lekë pa TVSH ose 498,640.07 Euro pa TVSH (sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë më datë11.03.2025, ku 1 euro = 99.27 lekë). Në fakt Euro tani ka rënë, por ky është një problem tjetër, që ka të bëjë me datën e referencës.

Pasi është bërë pazari, është telefonuar zyra e Avni Ponarit për të lidhur kontratën përmes firmës “ALTO” shpk. Në këtë kompani, Ponari ka 80% të aksioneve, ndërsa zyrat janë në të njëjtën seli me kompaninë e sigurimeve “Sigal”.

Sipas dokumenteve, vlera totale përfundimtare e kontratës është 49,200,000 lekë pa TVSH, ndërsa me TVSH shifra e fiksuar mes palëve është 59,040,000 lekë.

Ndërkaq, dy lotet e tjera janë për 2 mjete me vlerë më të vogël. Për Loti II: “Automjet 4X4 (S1) për eskortat e grupeve të shoqërimit PLSH-ve”, fondi limit është 21,000,000 lekë pa TVSH ose 211,544.27 Euro pa TVSH (sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë datë 11.03.2025, ku 1 euro = 99.27 lekë).

Edhe kjo kontratë është fimosur më 27 tetor 2025. Komandant Zereci këtë tender ia ka dhënë kompanisë “Porsche Albania” shpk me vlerë totale përfundimtare të kontratës 23,832,000 lekë me TVSH.

Ndërsa Loti i parë është një automjet SUV për drejtorinë për sigurinë e PLSH-ve, me fond limit prej 96 mijë euro.

Tani jemi të qetë se me këto makina, udhëheqja do të jetë e sigurtë ndaj cdo rreziku.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Avni ponariGarda e Republikesmakinë e blinduartender

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
3 milionë euro për roje private, AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së bujshme të Daniel Shimës?

AKSHI, 2.4 milionë euro për recetat e FSDKSH

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

Shqipëria mbetet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për kërkim-zhvillim (R&D) në rajon, duke alokuar vetëm 0.20% të PBB-së...

Lexo më shumë
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

07:53 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com