GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Tenderi sekret i Xhaçkës/ Muzeu gjysmak i ushtrisë si vendngjarje krimi

13:58 - 04/11/21
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderi sekret i Xhaçkës/ Muzeu gjysmak i ushtrisë si vendngjarje krimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderi sekret 6 milionë euro që Ministria e Mbrojtjes kontraktoi në fund të vitit 2019 për ndërtimin e një muzeu ushtarak është një rast flagrant, ku ligji përthyhet në funksion të interesave privatë dhe jo atyre publike.

Shqipëria nuk përmush dot detyrimet e NATO-s, në shpenzimet për mbrojtjen se buxheti nuk ka hapësirë. Por Ministria e Mbrojtjes prokuron muze ushtrie 6 milionë euro me tender sekret.

Përtej dyshimeve për qark të shkurtër, e madje edhe njohje mes  Kontraktuesit publik dhe kontraktorit privat, përtej dyshimeve se në afërsi të muzeut fantazmë ka interesa familjare pasurore, këtu ka një çështje thelbësore;

A mund të prokurohet me tender sekret një objekt, i cili do të ishte pjesë e guidës zyrtare turistike të Tiranës? Pra cila është logjika e tenderit sekret për një atraksion që do të vizitohej nga mijëra njerëz në ditë? Kush ishte informacioni qe duhej te mbahej i klasifikuar ne kete rast? Kjo është pyetja e parë që duhet të shtrojnë ata, të cilët ngarkohen nga ligji për ta shtruar.

Në një vend normal, sot do duhej të ishte sekuestruar e gjithë praktika e prokurimit. Cilat kompani u thirrën për të shprehur interes, si u përzgjodh kompania fituese, si u negociua kontrata e kështu me radhë?

Më tej akoma, prokuroria do të duhej të verifikonte të gjitha transaksionet e realizuara gjatë kësaj kohe nga palët e lidhura, përfshirë bankat. Se rreziku që në një prokurim të këtij lloji të lëvizin para në shumë hallka, ku secila hallkë i çon gjithmonë e më afër vendimarrësit, është shumë i madh. Ndërsa objekti atje do të duhej të ishte rrethuar nga shiritat e policisë.

Megjithatë ky i muzeut që mbeti rrugës është vetëm njëri prej tenderave.

Ka një statistikë tashmë të konfirmuar zyrtarisht. Në pesë vitet e fundit, Ministria e Mbrojtjes ka zhvilluar më shumë tendera sekretë se sa të gjitha qeveritë e shtetit shqiptar, që nga koha e Ismail Qemalit. Mbi 50 tendera sekretë janë vetëm në periudhën 2014-2018, vetëm nga Ministria e Mbrojtjes.

Në emër të sekretit ushtarak prokurohen muze gjysmakë me tendera sekretë dhe detyrohen qytetarët të paguajnë 6 milionë euro për disa karabina si stalla. Në emër të sekretit ushtarak u blenë patate me tender sekretë për pandeminë.

Këto nuk janë procedura të klasifikuara se kanë informacion të klasifikuar. Këto janë procedura të klasifikuara për një arsye të vetme; për të ndarë paratë e qytetarëve rehat. / Nga Klodian Tomorri

Etiketa: Olta Xhackatender

Lajme të lidhura

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Para
Zyra përmbarimore Tropojë jep urdhër për pezullimin e punimeve në Valbonë

Zyra përmbarimore Tropojë jep urdhër për pezullimin e punimeve në Valbonë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve
Horoskopi

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26

Dashi Në marrëdhënie dashurie, sot mund të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj, por është e rëndësishme të shmangni...

Lexo më shumë
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com