GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tenderi/ Shteti u çon ujin te dera investitorëve strategjikë

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderi/ Shteti u çon ujin te dera investitorëve strategjikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Projekti për furnizimin me ujë të disa fshatrave në Jug, ku kryesisht janë dhënë leje për investime strategjike, ka kaluar në fazën e dytë.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve çeli këtë javë procedurën me objekt “Furnizimi me ujë i zonave bregdetare; Zonat e Investimit Strategjik Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi të Bashkisë së Himarës, Faza II” me fond limit 372 milionë lekë, apo rreth 3.6 milionë euro.

Kjo procedurë është vijim i asaj të çelur në fund të vitit të shkuar, ku në fazën e parë, fondi limit i parashikuar në atë kohë ishte 743 milionë lekë, apo më shumë se 7 milionë euro.

Sipas dokumenteve që shoqërojnë projektin, në të përfshihet e gjithë zona e shpallur përmes Vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit Nr.2, Datë 16.10.2017 “Zonë e investimeve strategjike në vendet e rëndësisë kombëtare për zhvillimin e turizmit” Draleos-Drimadhes-Dhërmi, duke renditur edhe projektet nga Palasa deri në Dhërmi.

DokumentI bën gjithashtu një vlerësim të burimeve që kanë aktualisht këto zona. Më herët, të njëjtat përllogaritje tregonin se për furnizimin me ujë do të kërkohet një kapacitet jo më pak se 290 l/s për të përballuar fluksin e turistëve.

“Kërkesa është sigurimi i një sasie prej jo më pak se 290 l/s, e cila do të përdoret për furnizimin me ujë të komplekseve të reja turistike në fshatin Palasë me anë të një ujësjellësi të ri. Sasia prej 290 l/s parashikohet për pikun e turistëve gjatë stinës së nxehtë të vitit, ku përveç një sasie prej 150 l/s për banorë ka nevojë për një sasi shumë më të madhe uji. Kjo sasi konsiston në mbipopullimin e zonës, sidomos përgjatë vijës bregdetare.

Një turist merr normalisht 30% më tepër ujë se zakonisht. Nëse shtojmë edhe sasinë e ujit për nevoja të shërbimeve publike turistike, pritshmërinë për zgjerimin, apo ndërtimin edhe të komplekseve të tjera turistike, atëherë norma për turist shkon mbi 250 l/s; kështu sasia e nevojshme dhe e kërkuar prej 290 l/s është më se e argumentuar. Kemi parasysh edhe humbjet në rrjet të llogaritura jo më pak se 20-30%” thuhet në raportin teknik-hidrologjik të projektit.

Dokumenti nënvizonte se në burimin e “Izvorit” ka nevojë për ndërhyrje për sigurimin e sasisë prej 290 l/s. Ndaj shpreh se për këtë qëllim duhet ndërtimi i një kaptazhi te ri në pjesën jugore të kanalit grumbullues të rrjedhjeve të burimit.

Strategjikët e fshatrave turistikë

Ndër vite, qeveria ka dhënë përmes Komitetit të Investimeve Strategjike statusin për një sërë investimesh që, edhe pse të lakuara si komplekse turistike, në një pjesë të mirë të rasteve kanë përfunduar në komplekse vilash rezidenciale.

Përmes përfitimit të statusit investitorët fitojnë lehtësi si në përfitimin e tokës, ashtu edhe në lehtësimin e procedurave burokratike, por edhe investimeve që lidhen me infrastrukturën dhe aksesin në energji dhe ujë, diçka që është duke u aplikuar edhe në këtë rast.

/Monitor.al/

Etiketa: investitoret strategjikKryesore1qeveria

Lajme të lidhura

Vrasja e “Thamnakias”, gjykata mban në burg 3 të arrestuarit, mes tyre 2 shqiptarë
Aktualitet

Vrasja e “Thamnakias”, gjykata mban në burg 3 të arrestuarit, mes tyre 2 shqiptarë

18:34 - 12/05/26
Kryeministri Rama ndreq gafën e Ferit Hoxhës në Bruksel, shqetësoi Italinë
Aktualitet

Kryeministri Rama ndreq gafën e Ferit Hoxhës në Bruksel, shqetësoi Italinë

18:10 - 12/05/26
‘e-Albania’ jashtë funksionit, Bashkia e Tiranës zgjat afatin e aplikimit për kreditë e buta
Breaking Views

‘e-Albania’ jashtë funksionit, Bashkia e Tiranës zgjat afatin e aplikimit për kreditë e buta

17:42 - 12/05/26
Para
Eksperti i Kuvendit ngre pikëpyetje mbi vendimet e Kushtetueses për Xhaçkën

PS vë në pikëpyetje vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Xhaçkën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e “Thamnakias”, gjykata mban në burg 3 të arrestuarit, mes tyre 2 shqiptarë
Aktualitet

Vrasja e “Thamnakias”, gjykata mban në burg 3 të arrestuarit, mes tyre 2 shqiptarë

18:34 - 12/05/26

Gjykata në Greece ka vendosur masën e “arrestit në burg” për tre nga të arrestuarit e dyshuar për ekzekutimin e...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama ndreq gafën e Ferit Hoxhës në Bruksel, shqetësoi Italinë

Kryeministri Rama ndreq gafën e Ferit Hoxhës në Bruksel, shqetësoi Italinë

18:10 - 12/05/26
‘e-Albania’ jashtë funksionit, Bashkia e Tiranës zgjat afatin e aplikimit për kreditë e buta

‘e-Albania’ jashtë funksionit, Bashkia e Tiranës zgjat afatin e aplikimit për kreditë e buta

17:42 - 12/05/26
Gardisti mori 20 mijë euro për transferimin e një të dënuari nga Turqia, ja sa e dënoi GJKKO

Gardisti mori 20 mijë euro për transferimin e një të dënuari nga Turqia, ja sa e dënoi GJKKO

17:31 - 12/05/26
Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve

16:45 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com