GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi si “kostum me porosi”, Posta Shqiptare jep 800 milionë lekë për WiFi

20:14 - 11/01/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Tenderi si “kostum me porosi”, Posta Shqiptare jep 800 milionë lekë për WiFi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Posta Shqiptare është përfshirë në një skandal që mban vulën e 800 milionë lekëve, të cilat merren nga taksapaguesit shqiptar. Bëhet fjalë për tenderin më numër reference REF-16789-12-30-2021, që ka si objekt blerjen e internetit nga një kontraktues, që do të pajis zyrat e këtij institucioni me WiFi për një periudhë 2 vjeçare. Tenderi në fjalë i dhënë nga Posta Shqiptare, institucion nën drejtimin e Ervin Bushatit, është ankimuar nga një prej operatorëve konkurrues, pasi ka favorizuar subjektin fitues, përmes kritereve të panevojshme të përcaktuara për kompaninë kontraktuese.

Operatori “ Albanian Telecommunations Union” sh.p.k, ka ankimuar procedurën e ndjekur për shpalljen e fituesit duke përpiluar kërkesën pranë Komisionit të Prokurorimit Publik, ku argumenton se mënyra e ndjekur nuk është legjitime, pasi favorizon fituesin. Në ankimimin e depozituar evidentohet se në kërkesat e paracaktuara kërkohen shërbime dhe pajisje që nuk kanë të bëjnë me objektin e kontratës. Konkretisht në kërkesat e paracaktuara kërkohet nga pjesmarrësit në garë që operatori ekonomik duhet të ketë partneritet me prodhuesit/distributorët e autorizuar të pajisjeve dhe shërbimeve për optimizmin e performancës dhe mbrojtjes së aksesit në aplikacione që kërkohen në specifikimet teknike. Lidhur me këtë shërbim Posta Shqiptare kërkon një certifikatë ose deklarim nga faqja zyrtare e prodhuesit, por në fakt ky kriter është diskriminues dhe favorizues i fituesit, pasi ky lloj shërbimi nuk ka të bëjë aspak me objektin e kontratës, për të cilin mjafton një fibër optike për shpërndarjen e WiFi.

Së dyti Posta Shqiptare kërkon paraqitjen e një dëshmie të stafit dhe listëpagesave të punës për tre muajt e fundit nga nënshkrimi i kontratës, nga të cilët duhet që të jenë paktën 25 të tillë në staf, duke specifikuar dhe pozicionet e tyre, pasi kërkohen të paktën 10 inxhinierë të pajisur me certifikatë CCNP. Ky kriter është krejtësisht i panevojshëm referuar objektit të kontratës dhe është dëshmi e qartë e favorizimit dhe diskriminimin në këtë garë, për një tender me një vlerë marramendëse prej 800 milionë lekë.

Certifikata inxhinierësh dhe kontrata me distributorë dhe një sërë mekanizmash komplekse që nuk i përgjigjen në asnjë pikë objektit të kontratës, që ka si synim mbulimin me internet të zyrave të këtij institucioni përmes një Fibre Optike, janë dëshmi e abuzimit me tendera nga institucioni i drejtuar nga Ervin Bushati, i cili përmes kritereve të pakuptimta dhe që shkelin hapur barazinë e garës, duke orientuar drejt fituesit. Bëhet fjalë për 800 milionë lekë që i jepen kompanisë fituese si “kostum i qepur me porosi”. Këto kritere trajtojnë në mënyrë të pabarabartë operatorët ekonomik pjesmarrës në garë, duke rënë ndesh me parimet bazë të Ligjet e Prokurorimit Publik.

Etiketa: abuzimankimimkryesore2Posta Shqiptaretender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
“Mos u tund shumë se…”, plas debati në Për’puthen, vajzat bëhen xheloze për Erionin

“Mos u tund shumë se…”, plas debati në Për’puthen, vajzat bëhen xheloze për Erionin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Lexo më shumë
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com